Shtesë » Lajme
Ftesë nga Shoqata Kulturore Shqiptaro-Gjermane ''Jetullah Islami' në Kiel
E diele, 27.05.2012, 01:20 PM
SHOQATA KULTURORE SHQIPTARO-GJERMANE
''JETULLAH ISLAMI'' NE KIEL
F T E S Ë
Ftohen të gjithë bashkatdhetarët me vendbanim në Kiel, rrethinë dhe nga mbarë Gjermania që të marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore të organizuar nga Kryesia e Shoqatës me rastin e trembëdhjetë vjetorit të vrasjes nga forcat okupatore serbo-çetniko-sllave të Dëshmorit të Kombit Prof. Jetullah Islamit. Shoqatë kjo që me krenari e mban emrin e tij.
Në këtë Akademi do të përkujtojmë veprën heroike të Dëshmorëve të Kombit të cilët shkuan nga Hamburgu e Kieli dhe u inkuadruan në radhët e UÇK-ës për të luftuar kundër okupatorit shekullor serbo-sllav gjersa ran në altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë:
Në kët Akademi përkujtimore do të flitet për jetën veprën dhe renjët heroike të dëshmorve të kombit
Ramadan Peci,Gaspër Karaçi, dhe Prof. Jetullah Islami
si dhe per tre veprimtarët e dalluar të Çështjes Kombëtare qe vepruan në Hamburg e Shlesvig Holshtajn :
Ali Ademi, Ali Morina e Xhafer Nuha.
Akademia Përkujtimore mbahet me datën 02. 06. 2012, ditën e shtunë duke filluar në orën 17,00 në rrugën Vaasastr. 43, 24109 Mettenhof ( BZM ).
Të nderuar bashkatdhetarë pjesëmarrja juaj dinjitoze në këtë Akademi dëshmon respektim që kemi për Dëshmorët e Kombit, familjet e tyre, popullin tonë dhe lirinë në përgjithësi.
Mirë se vini !
Kryesia e Shoqatës