Shtesë » Lajme
BISHZ: Ftesë - Tryezën e organizuar
E diele, 03.06.2012, 07:11 AM
Solothurn, 2012-04-20
F t e s ë
për pjesëmarrje me referat apo kumtesë në Tryezën e organizuar nga BISHZ-së, në shenjë nderimi të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër, në bashkëpunim me anëtarët e saj dhe bashkëpunëtorët e jashtëm nga mërgata dhe trojet etnike, ka zhvilluar aktivitete në shumë drejtime.
Në shenjë nderimi të dy datave të rëndësishme kombëtare: 134-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, BISHZ organizon Tryezën më 16.06.2012, në Solothurn-Zvicër me trajtimin e këtyre temave:
LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT DHE ÇËSHTJA KOMBËTARE
100 VJETORI I SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
Ftohen të interesuarit për pjesëmarrje në Tryezën e organizuar, me punimet e tyre sipas temave të caktuara- nga BISHZ-së.
Pjesëmarrja, bashkëpunimi, punimet e dërguara, nderojnë dhe madhështojnë përkujtimin e këtyre dy festave me rëndësi kombëtare, si nga mërgata dhe nga të gjitha trojet etnike shqiptare, do të kenë rëndësi të veçantë në trajtimin e temave në fjalë.
Tryeza do të mbahet , më 16 .06.2012, prej orës 14.00 deri në 18.00
Adresa:
Berntorstrasse 10
4500 Solothurn-CH
Për më shumë të dhëna kontaktoni: Abas Fejzullahi 078 718 76 45
Pjesëmarrja dhe paraqitja e referatit - kumtesës
Lajmërimi për paraqitjen dhe dërgimin e temës deri më 10.06.2012.
Punimet e arritura pas datës 10.06.2012, s` përfshihen në program.
Paraqitja e të interesuarve për pjesëmarrje dhe përcjellëjen e punimeve, është mirë të lajmërohen deri më 12.06 2012, për sigurimin e vendeve
Luteni që të dhënat lidhur me pikat 1-2 dhe 3 t'i dërgoni përmes adresës-postës elektronike në vijim:i::
E-Mail: afejzullahi@yahoo.com , abas_fejzullahi@hotmail.com abas.fejzullahi@bishz.ch
tel. 078 718 76 45
Me nderime : Abas Fejzullahi, , kryetar