Shtesë » Lajme
Arben Imami: Fëmijët e ushtarakëve gëzojnë hapësira në drejtim të artit
E enjte, 07.06.2012, 03:59 PM
Flasin për 1
Qershorin, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami
Fëmijët e
ushtarakëve gëzojnë hapësira në drejtim të artit
Nga Albert ZHOLI
Dje në ambientet e
Qendrës Kulturore të Ushtrisë u zhvillua një veprimtari artistike me rastin e 1
Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve. Në këtë ceremoni merrnin pjesë
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Drejtoresha
e Qendrës Kulturore të
Ushtrisë, znj. Zerina Kuke dhe shumë drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes. Në
hyrje të sallës kryesore, në hollin e madh përpara sallës, ishin ekspozuar mbi
200 vizatime të fëmijëve të ushtarakëve. Për këtë ditë ministri Imami ka dhënë një
intervistë për “Telegraf”
-Zoti Imami, me rastin e 1 qershorit u
mblodhën me qindra fëmijë ushtarakësh ku morën pjesë në disa aktivitete. Cili
është roli i Ministrisë për Edukimin dhe formimin e fëmijëve të ushtarakëve?
-Kemi dy vjet që po i kushtojmë një vëmendje të
veçantë fëmijëve të ushtarakëve dhe duam që këta fëmijë të kenë të gjitha mundësitë jo vetëm për tu argëtuar por
edhe për të mësuar sidomos në drejtim të artit. Por edhe për të kaluar një kohë të lirë sa më
të mirë. Kryesorja në vëmendjen tonë është mësimi në disa kurse specifike për
fëmijët siç është piktura (ku ne po shikojmë tani një ekspozitë aktrimi, kënga,
muzika,sportet, vallet, pra, një sërë kursesh që shërbejnë për zbulimin e
talenteve të reja por edhe për të stimuluar fëmijët për të gjetur veten në ato
çka ata kanë dëshirë apo dhunti.
-Ky aktivitet është më i rëndësishmi?
-Po. Kjo pikësëpari është dhe një kujdes nga
ana e Ministrisë që fëmijët e ushtarakëve, por dhe prindërit e tyre ushtarak ta
ndjejnë veten sa më mirë. Së dyti, që dua të theksoj është se me këto
aktivitete po rritet një brez me kulturë që do të shërbej si një rezervuar për
forcat tona të armatosura në funksion të artit shqiptar.
Intervista/Flet Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Ushtrisë, Zerina
Kuke, për aktivitetet e 1 Qershorit
Puna me fëmijët
nuk të jep lodhje
-Këto aktivitete
në institucionin që ju drejtoni, çfarë përcjellin?
-Në radhë të parë,
ato përmbledhin punën 9- mujore të kurseve të ndryshme që janë hapur në
Institucionin tonë dhe që kurorëzohen sot. Së dyti, tregon punën plot
përkushtim që kanë bërë dhe po bëjnë instruktorët e degëve të ndryshme për
zbulimin e talenteve por edhe për përfaqësimin e tyre dinjitoz. Sot në fund të
fundit po përcillen në mënyrë të saktë talentet dhe mësimet e marra në aktrim,
muzikë dhe në pikturë të fëmijëve të ushtarakëve. Këto janë dhe kurset
kryesore, ku mbështetet puna jonë një vjeçare.
-Si ka qenë ndihma e Ministrisë së Mbrojtjes
për përkrahjen e këtyre talenteve dhe zhvillimin me nivel të Kurseve?
-Të gjitha këto aktivitete dhe kurse janë
hapur dhe janë përkrahur nga Ministria e Mbrojtjes nën kujdesin e drejtpërdrejt
të ministrit Imami. Kjo punë dhe kujdesje e veçantë tregon për rëndësinë që i
jep Ministria e Mbrojtjes Kulturës dhe Artit duke i cilësuar ato si prioritare
për edukimin e fëmijëve dhe
përcjelljen e artit shqiptar. Ardhja e vetë Ministrit Imami në këtë aktivitet
tregon edh njëherë se sa i rëndësishëm është për të dhe Ministrinë që ai
drejton arti, kultura që janë shtylla për identitetin e një kombi.
-Këto aktivitete zhvillohen vetëm për 1
Qershorin?
-Këto aktivitete zhvillohen apo ideohen me
prova çdo të shtunë përgjatë gjithë vitit, por në 1 qershor ato kurorëzohen.
Pra sot tregohen se ku kemi arritur në drejtim të aktrimit, pikturës, muzikës,
çfarë pune është bërë gjatë në viti.
1 Qershori,
Avokati i Popullit: Të mbrohen të drejtat e fëmijëve
Me rastin e 1 Qershorit, institucioni i
Avokatit të Popullit dëshiron të risjellë në vëmendje nevojën e ndërgjegjësimit
të shtuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.
“Në këtë ditë kujtese dhe apeli për të
drejtat e fëmijëve, na takon të gjithëve si zyrtarë dhe si prindër, të jemi më
nxitës mbi nevojën e garantimit të të drejtave të fëmijëve për mbrojtje dhe
kujdes social, si një nga detyrimet dhe përgjegjësitë parësore për të gjitha
strukturat qendrore dhe vendore të shtetit”, thekson Avokati i Popullit.
1 Qershori, PS e angazhuar për uljen e numrit
të fëmijëve të varfër
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka uruar
fëmijët në ditën e 1 Qershorit nga njësia numër tetë. Ai ripërsërit angazhimin
e socialistëve për të ulur numrin e fëmijëve të varfër.
"Dëshiroj që t’i uroj gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve të Shqipërisë. Njëkohësisht tu them të gjithë prindërve se ne jemi shumë të angazhuar që të bëjmë gjithçka është e mundur dhe më të mirën do të bëjmë që çdo 1 qershor që vjen të ketë gjithmonë e më pak fëmijë të varfër", u shpreh Rama.