E merkure, 04.12.2024, 09:11 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Gazetarët në protestë

E shtune, 09.06.2012, 11:22 AM


Një ditë pasi gazetari Dashamir Biçaku dhe dy kolegët e tij, Bledi Gilaj dhe Thimi Samarxhi u goditen dhe u kërcënuan nga truproja i pronarit të fabrikës së çimentos Charls Bouri, në kohen që ata po kryenin detyrën e tyre si gazetarë, nje grup gazetarësh të terrenit kane protestuar para Drejtorisë se Policisë Tiranë.

"Një nga bodigardët e tij, që ka tentuar të më marrë mjetin me të cilin po e fotografoja, si dhe më pas më goditi dhe kërcënoi edhe dy kolegët e mi", tha gazetari Bicaku.

"Kam shkuar në komisariatin numër tre dhe kam denoncuar për kërcënim për shkak të detyrës, ku kam dhënë të gjitha ato të dhëna të atij personi sa munda të konstatoj, por tregova se ai u largua me makinën e Charls Bouri-t", thotë gazetari tjetër Bledi Gilaj.

"Kjo do të shërbejë si një mesazh për të gjithë gazetarët, që të gjithë duhet të jemi të bashkuar për të luftuar kërcënimet dhe dhunën që ushtrohet ndaj nesh, kur ne bëjmë detyrën dhe kur prezantohemi si gazetarë", thotë gazetari tjetër Thimi Samarxhi.

Ndërsa Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve u shpreh: "Kur gazetarët dhe qytetarët mund të kërcënohen para një institucioni të rëndësishëm të sigurisë dhe të rendit, mendoni se çfarë ndodh në periferitë e vendit apo mendoni se cfarë ndodh me reporterët tanë që punojnë në zonat periferike të vendit".

Gjate incidentit gazetari Dashamir Biçaku ka qene duke fotografuar shtetasin Charls Bouri, i cili ishte thirrur per te deshmuar per vrasjen e palestinezit Anuar Rizik.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora