| E merkure, 20.06.2012, 07:35 PM |
Kosova ka
aplikuar zyrtarisht për t’u bërë pjesë e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Sekretari
i Përgjithshëm i kësaj organizate, Ekmeleddin Ihsangoglu është takuar me Hashim
Thaçin dy ditë më parë por në njoftimin për shtyp të bërë publik nga zyra e kryeministrit
të Kosovës nuk u bë e ditur dorëzimi i kërkesës.
Por sipas
njoftimit për shtyp nga OIC, bëhet e ditur se është diskutuar për rritjen e
marrëdhënieve mes organizatës dhe Kosovës, përkatësisht për rritjen e mirëqenies
së myslimanëve në rajonin e Ballkanit.
Thaçi pas
dorëzimit të kërkesës për anëtarësim është shprehur se 95% e popullsisë së Kosovës
është myslimane dhe se politikat e saj janë konform atyre të vendeve myslimane.
Por ai shpjegoi se Kosova që të bëhet anëtare e OIC më parë duhet të bëhet anëtare
e OKB-së.
OIC është
organizatë jofitimprurëse dhe ka 57 vende anëtare, nga të cilat 30 kanë njohur
pavarësinë e Kosovës. /F.S/ Shekulli