| E diele, 24.06.2012, 01:34 PM |
Lidhja e
Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë
në Gjermani nderon penat e Kombit!
Nga Luan (Asllan) Dibrani
Azem
Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje,
ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin
Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar
i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe
themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq në pranverën e vitit 1997.
Ka botuar
këto vepra në poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fjalë prej
guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e
papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë: Karvani
i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfund shqipes Shtatë nga at, si dhe
dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezitë e tij janë përkthyer
në shumë gjuhë të huaja.
Shfaqja e
Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm,
shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe
të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare
dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën,
deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim "Zogj dhe gurë", botuar më 1997.
Veprimtaria
në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit në fund të viteve pesëdhjetë dhe në fillim
të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese
letrare. Gjatë viteve pesëdhjetë, si gjimnazist. Kështu Azem Shkreli shënoi
kthesën e parë më të rëndësishme në poezi, në radhë të parë, duke e çliruar
Unin lirik intim nga ai kolektiv, duke selitur në të temën e dashurisë për
vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e
traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, lirikën peizazhistë, etj. Nga
ana tjetër thyerjen e parë të madhe në letërsinë shqiptare, kosovare, Shkreli e
bëri me romanin "Karvani i bardhë" si edhe me tregimet e përfshira në
vëllimin "Sytë e Evës", që Azem Skreli u be një figure e çmueshme qe ne
mesin e shumë krijuesve shqiptar në Gjermani gjë qe disa vite takimet
letrare për këtë figurë të madhe te pendës shqiptare u
shndërrua në manifestime
tradicionale po edhe ne këtë vit u shënua ky takim
me titullin "Takime
letrare „AZEM SHKRELI“ 2012, nga Lidhja
e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë- në Gjermani dhe shpalli
fituesit e Konkursit për krijuesit
e mërgatës shqiptare dhe
shpërndau mirënjohje “Azem Shkreli”2012.
Ennepetal
i shtrirë buzë autostradave qe graviton
në kuadrin e bukurive
natyrore të Hagenit dhe
Wupertalit në rrethin e Dortmundit për hir te këtij krijuesi të madh të pendës shqiptare u takuan
një numër i madh krijuesish shqiptar , me të cilin rast morën pjesë edhe
ministri i ministrin e Diasporës zotëriun
Ibrahim Makolli, së bashku me këshilltarin e tij z. Adem Zhitopotoku dhe përfaqësuesin
e ambasadës së Kosovës në Holandë, z. Sami Kastrati, pastaj edhe njerëz gjerman
qe nuk ju ndan asnjëherë problemit
të Kosovës edhe para luftës por edhe pas
luftës në mënyra të ndryshme .
Fjalën e
rastit e mbajti kryetari i LSHAKSH-në Gjermani z. Martin Çuni. Ai i përshëndeti të pranishmit, mysafirët dhe
familjen Shkreli, qe ishin prezent ne këtë manifestim. Zoti Martin theksoj një aktivitet intensiv mbarëvajtjes të LSHAKSH në Gjermani duke i
dhënë një vlere krijimtarisë
në fushën e letërsisë dhe
krijimtarisë për brezin
e ri të shqiptarëve qe po rriten
në mërgim. Pastaj i u përqendrua edhe
ne thirrjen publike për ta ndihmuar LSHAKSH në vështirësitë
qe po përballet në veprimtarinë e vet.
Zoti
Hasan Qyqalla poet u paraqite me një shkrim
për jetën dhe veprën e Azem Shkrelit me titull”Soditje me poetin” ku kishte
përmbledhur një varg poezish
të krijimtarisë se Azem Shkrelit .Ai i
publikoj vlerat e poetit në valëvitjen e përhershme të poetit në komunikim me poezinë dhe vargun e tij krijuese. Musa Mulolli i njohur për recitator
joshi publikun me recitime artistike nga
vepra dhe krijimtaria e Gjergj Fishtës. Për ti dhënë një rëndësi këtij takimi kulturor dhe
letrar me recitime dolën për Azem Shkrelin edhe poetët tjerë Shaban Cakolli”Ti Drita jonë”, Neki Lulaj”Burrit
dhe Gurit shkrelian”, Sadri Gashi ”Poezi për Azem Shkrelin” poezi nga Azem Shkreli lexoj poetja Gonxhe Begisholli.Poezi recituan
edhe dy vogëlushet Makolli, Filoreta dhe Filat Makolli.
Ne sallën
e bukur të kësaj qyteze dedikuar takimit
letrar te Azem Shkrelit, në hyrje,
ne të majtë , reflektonin përplasjet
shumëngjyrëshe nga
ekspozita personale e hapur nga
zoti Martin Çuni me fotografitë nga motive lufte të Kosova qe i kishte
realizuar vet në frontin e luftës me ç'rast
ishte i kyçur drejtpërsëdrejti ne "Radio Kosovën e lirë" , por edhe me një mori fotosh
nga arti ,kultura dhe historia jone
kombëtare qe mysafirët shumë gjëra mësuan për herën e parë, me ballafaqimin e këtyre fotove qe pa
prezantimin e tyre , botimin e tyre dhe publikimin e tyre lufta e Kosovës do te mbetet e mangët, për ta shkruara historinë e re !
Për
ta plotësuar këtë takim me një ngjyrë artistike edhe ne
fushën kulturore ne muzikën shqiptare ne skene ishin edhe Rapsodi, Agim Gashi një poet dhe këngëtar
i vlerave të kohës se sotme ,
Driton Gashi këngëtar i mërgatës shqiptare qe dita ditës po i
rrit vlerat e veta me praninë e tij , dy motrat Begisholli, Donika
dhe Rita Begisholli me këngën “Oj Kosovë sa fort të dua”. Llukman Kurtishi me te bijtë Zenulla dhe Arben Kurtishi u paraqiten
ne skenë me ç'rast lanë shumë mbresa
të publiku.
Lidhja e
Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë
në Gjermani ndërkohë hapi një konkurs për këtë takim nga komisioni i përberë nga Halil HAxheosaj shkrimtar, kritik letrar
dhe publicist, Pal Sokoli dhe
Shaban Cakolli te dy poet, publicistë dhe veprimtarë në LSHKASH, shpallen fituesit e këtij konkursi me te cilën sipas vlerësimeve u ndan këto shpërblime . Vendi i parë, Ëngjell Koliqi,”Nën Kurorën e
Lisit Plak”.Vëndi i dytë, Hasan Qyqalla,”Meshari Modern”.Vëndi i dytë, Yllka
Filipi”Post Hekuba” dheVëndi i tretë, Andrea Petromilo,”Vajza me buzë ngjyrëmanushaqe”.
Lidhja e
Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë
në Gjermani për ti nderuar disa figura
në fusha të ndryshme si ne art ,kulture , veprimtari, dhe aktivitetet te
ndryshme i kishte përgatitur edhe disa mirënjohje, falënderime dhe dedikime qe kryetari Martin Çuni i ndau në emrin e
LSHKASH në Gjermani me sa vijon:
Falënderim
për veprimtari humanitare gjatë luftës
se Kosovës kundër okupatorit serb dhe në
fushën e kulturës u ndanë këto shpërblime;
Z. Wellmar
Andreas, Frankfurt, me një Vëllim të I. Kadares(në gjuhën gjermane)
Z.Harald
Mahron,Ennepetal, me një pikturë të Nënës Terezë
Z. Dieter
Dieckmann, Lünen, me një vepër për Nënën Terezë(në gjuhën angleze)
Znj. Adeleide
Falk,ish redaktore e Deutsche Weles,me veprën “Kosova”.(anglisht)
Z. Arnold
Ralf, humanist nga Koblenci,me veprën Nëna Tereze(anglisht).
Me
titullin, “Rapsodi i parë në mërgatë” u emërua këngëtari dhe poeti Agim Gashi.
Me
dedikim për veprimtari, Familja Shkreli dhe Valon Shkreli.
Me mirënjohje
për veprimtari ne Diasporën shqiptare
u shpërblyen disa krijues
,veprimtar dhe shoqata me sa vijon:
Muharrem
Sfarqa, Kryetar i LDK,NRW
Sadri
Lata, Kryetar i PDK në Gjermani
Agim
Dauti dhe Sheremet Pantina, Heilderberg
Tahir
Shabani, shoqata “Yjet e Kosovës”
Bujar
Derguti e Shaip Ademi,”Bashkimi Kombëtar” Offenbach
Asllan
Dibrani, veprimtar dhe publicist nga
LSHAKSH- në Gjermani
Dan
Gashi,piktor dhe poet
Nikoll
Gjoni, Shoqata “Stublla”
Avdi
Fejza, për veprimtar e humanitar.
10. Afërdita Gjeladini,shoqata e grave “Nëna
Terezë” dhe “Nermin Vlora”Heidelberg
11. Alma Papamihali,poete Gjermani
12. Sofie Dumnica,mësuese dhe veprimtare
13. Sabahate Byci,poete Heidelberg
14. Sevëme Fetiqi, poete Heidelbrg
Me
Dedikim u shpërblyen u shpërblyen këta veprimtar:
15. Ymri Trena,veprimtar, poet ,Norvegji
16. Adem Shala, veteran i arsimit
17. Riza Shaqiri,shkrimtar,Suedi
18. Musa Jupolli,shkrimtar, Francë
19. Maxhun Smajli,gazetar, shkrimtar dhe
veprimtar Gjermani
20. Sejdi Gashi,veteran i arsimit dhe veprimtar ne Gjermani
21. Qerim Shala,humanist Gjermani
22. Sebastian
Nuiqi, veprimtar Gjermani
Për ketë orë
të madhe letrare, kushtuar këtij poeti dhe kësaj pende te madhe te kulturës
shqiptare, zoti Pal Sokoli njeri
nder anëtarët tanë në LSHAKSH, ma
aktiv i cili dha kontribute te veçanta njoftoj publikun me disa telegrame dhe shkresa mbështetëse
nga disa njerëz dhe krijues te veçantë
në mungesën e pjesëmarrjes në këtë
takim siç ishin Fadil Curri, Kastriot-Kosovë,
Baki Ymeri,Bukuresht- Rumani, Rita Salihu,USA, Ferdinand Laholli, Gjermani
, Halil Haxhosaj,Gjakovë- Kosovë njëri
ndër anëtarët e komisionit të Konkursit, Imri Trena,nga Norvegjia si dhe
komunikimin qe kishte zoti Pal Sokoli
me Maxhun Smajlin i cili kishte
kaluar 1830 km këmbë ne marshin
ecjen këmbë qe ka
nisur më 24 mars ndërsa do të përfundojë më 12 qershor në Kosovë, në ditën kur
shënon edhe hyrjen e këmbësorisë së forcave ushtarake ndërkombëtare të NATO-s në
Kosovë, si dhe kthimin e popullatës shqiptare të cilët u dëbuan nga vatrat e tyre në Kosovë. Por ky marsh, i zotit Maxhuni, përkon dhe me simbolika
tjera, si me 14 vjetorin e nisjes së luftës çlirimtare në Dukagjin, me 13
vjetorin e bombardimeve mbi caqet serbe dhe lirinë e Kosovës.
Pastaj sipas zotit Pal Sokolit në këtë ditë gjendej
në Lajthizë, afër 20 km larg Fushëarrëzit. sipas telefonatës qe kishte
telefonuar dhe kishte përshëndetur manifestimin ndër të tjera duke theksuar”Jam shumë i lumtur qe marshoj nëpër
Shqipëri, mos me pyetni se si ndjehem, malësorët tanë janë aç të dashur dhe me
shpirt delikat, sa që këtë ndjenjë mund ta përshkruani më se miri ju poetët”.Manifestimi i këtij takimi tradicional
në zemrat e krijuesve dhe mërgatës shqiptare sikur i ka dhënë veti një obligim për përgatitjen qe te jenë sa ma komplet para publikut ky manifestim , pos vlerave
në kulturë , art dhe muzike aty
pati me bollëk edhe ushqime tradicionale shqiptare .Në takime të tilla shpirti i
krijuesit , këngëtarit po edhe te
qytetareve mërgimtar ushqehet ,
freskohet dhe frymëzohet me thesarin
e kulturës tonë, andaj rritja e LSHKASH me qindra krijues te rinj qe dita ditës janë duke
ju afruar me sinjalizime të mira qe
në të ardhmen LSHAKSH do të del
me vepra , të reja , ne poezi,
proze,drame në letërsinë shqiptare qe do të jete pjese e artit dhe kulturës në shtet amë në Tirane ,Prishtinë dhe Shkup e ma gjerë.