Shtesë » Lajme
Illyricum Libertas: Reagim ndaj aksioneve të MPB
E premte, 06.07.2012, 07:25 PM
Shoqata për
mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
Association
for Defence and Affirmation of National Identity
www.illyricumlibertas.org
illyricumlibertas@live.com
Reagim
Sh.m.a.i.k
Qytetarët
në fjalë janë arrestuar duke punuar me nder në profesionet e tyre në lokacione
të ndryshme të Pollogut.
Në të shumtën
e rasteve bëhet fjalë për banorë me origjinë nga zonat e thella verilindore të vendit
që duke qenë në gjendje të rëndë ekonomike-sociale, gjatë muajve të verës qëndrojnë
në Pollog me shpresën e sigurimit të ekzistencës së familjeve të tyre.
Aksionet
tashmë të përsëritura disa vite me rradhë nga MPB e Gostivarit dhe Tetovës, na
sjellin në kujtesë veprimet e dikurshme
greke të tipit “Fshesa”, të motivuara
politikisht dhe me pasoja të rënda për shtetasit shqiptar.
Policia e
Tetovës dhe Gostivarit ka shumë puna tjera për të rregulluar në qytetet në fjalë
të cilat gëlojnë nga hajdutë e kriminelë të ndryshëm vendas, që bredhin të lirë
rrugëve duke paraqitur rrezik të madh për pronën, dinjitetin e deri edhe jetën
e qytetarëve tanë.
Apelojmë që
MPB të bëjë punën e vet për të cilën paguhet nga taksapaguesit dhe të mos bjerë
pre e aksioneve të motivuara politikisht të përzënies së varfanjakëve shqiptarë
nga Kukësi apo Librazhdi, që këtu janë të mirëpritur nga popullata shqiptare
dhe ndjehen si në shtëpitë e tyre.
Valon
Kurtishi
Kryetar
Tetovë/Oaeneum
05.07.2012