E shtune, 27.04.2024, 10:35 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Xhevat Muqaku: Vizitë në Seminarin Shtetëror në Nürtingen të Gjermanisë

E marte, 03.07.2012, 07:21 PM


Një vizitë, Seminarit shtetëror në qytetin Nürtingen të Gjermanisë

Nga Xhevat Muqaku

Zv. Konsulli i Republikës së Kosovës me seli në Stuttgart, Imer Lladrovci, vizitoi kohë më parë, Seminarin shtetëror për Didaktikë dhe arsimimin e mësuesve në qytetin Nürtingen.

E pritën dhe zhvilluan një bisedë miqësore por edhe frytdhënëse, drejtori i këtij Seminari- Siegfried Henzler, Dr. Kathrin Cottmann, znj. Margaret Dinkelaker, znj. Ilse Brandmaier si dhe Muhamet Idrizi- aktualisht kursist me autoritet i Seminarit në fjalë.

Z.Lladrovci pasi falënderoi të pranishmit për ndihmën dhe mbështetjen e shtetit gjerman dhe republikat Baden- Würtemberg dhe Bavari në shumë segmente dhe veqanërisht në organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, theksoi para të pranishmëve, se bashkëpunimi me këtë Seminar do të jet edhe një mbështetje më shumë në zhvillimin e mirfillët të Departamentit për shkencë, kulturë dhe arsimimin e mësimdhënësve në Kosovë.

Në anën tjetër edhe drejtori i Seminarit në Nürtingen, konkludoi në vazhdim shembuj- mundësi të tilla, si psh:

- Seminari shtetëror në Nürtingen është i interesuar dhe mbështetë punën shkencore të z. Muhamet Idrizi, e cila ka për tematikë, konfrontimin dhe mësimin e gjuhës amtare për fëmijët e emigruar shqiptar,

- z. Idrizi mund të bëhet anëtar i heterogjenitetit AG të Seminarit. Për këtë punë ai mund të marrë qysh tani një honorarë prej një ore mësimore,

- një bashkëpunim është i mundëshem edhe në lidhje me përdorimin e hapsirës-dhomave të konferencave seminarike për trajnimin e veçantë të mësuesve vendas, ndërsa për Seminarin mund të kontribuojnë edhe ekspertët tanë të njohurive profesionale.

- z. Henzler falënderoi zv. Kosullin- Lladrovci për ftesën të cilën ai i dorëzoi, që të vizitoj konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart. Ai do të angazhohet me dëshirë për bisedime të mëtejshme, së bashku me zonjën Dr. Cottmann,

- z. Henzler konfirmoi zhvillimin e diskutimeve dypalëshe, në baza të rregullta, për të siguruar mbështetje shtesë, ndërsa ofron edhe përvojën e tij Seminarit, në lidhje me zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme në arsimimin e mësuesve.

Në fund të këtij takimi, u theksua se ekspertët e Seminarit mund të ofrojnë në bazë të kërkesave të caktuara, tema trajnimi, në Nürtingen dhe në Kosovë. Nëse shpenzimet e tejkalojnë konton e planifikuar, financimi mund të diskutohet- sqarohet me dy Ministritë tona të shkencës dhe kulturës.

Ishte kjo një vizitë e frytshme e zv. Kosullit Lladrovci për të cilën kontibuoi bashkatëdhetari ynë Muhamet Idrizi.

Informacion i shkurtër:

Seminari shtetëror për Didaktikë dhe arsimimin e mësuesve në Nürtingen, është një Institucion i lartë mësimi. Përfaqësohet nga ekspert të lëndëve mësimore dhe ju ofron studentëve dhe mësuesisë një arsimim të kualifikuar, këshillim dhe informim aktual. (marrë nga Portali:www.Seminar-nuertingen.de/index.html)



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora