E marte, 08.10.2024, 11:15 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Hivzi Islami është zgjedhur kryetar i ASHAK-ut

E diele, 01.07.2012, 07:04 AM


Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës

Hivzi Islami (Letovicë e Bujanocit, 1946), shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, gjimnazin në Preshevë (1965), ndërsa diplomoi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, Dega e Gjeografisë (1970). Gjatë studimeve ishte bursist i Universitetit dhe drejtonte revistën shkencore të studentëve Dituria. Studimet pasuniversitare i kreu në FSHMN të Universitetit të Zagrebit, ku magjistroi (1973), ndërkaq doktoroi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Lubjanës (1977). Që nga viti 1974 ligjërues, docent dhe profesor i demografisë në Universitetin e Prishtinës; mban mësim edhe në studimet posdiplomike, ku udhëheq magjistrantë dhe doktorantë. Ka qenë shef i Seksionit të Gjeografisë dhe prodekan i FSHMN-së. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt. Sot është sekretar i përgjithshëm i kësaj Akademie.Mori pjesë në shumë tubime shkencore në Kosovë dhe jashtë saj, me kumtesa dhe diskutime. Në vitin shkollor 1981/82 qëndroi në Universitetin e Toulouse-it (Francë) për perfeksionim profesional dhe shkencor. Në vitin 2001 sërish qëndroi në këtë Universitet, në cilësi të profesorit të ftuar (professeur invité), dhe me atë rast mbajti një cikël ligjëratash për çështjen e Kosovës.Opusi i tij profesional dhe shkencor është mjaft i gjerë. Botoi disa libra dhe më se 100 studime e artikuj në revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendit nga fusha e demografisë. Veprat kryesore janë: Popullsia e Kosovës (Studim demografik), dy botime, 1980 dhe 1981, ETMMK; Fshati i Kosovës (Kontribut për studimin sociologjiko-demografik të evolucionit rural të Kosovës), Rilindja, 1985; Kosova dhe shqiptarët (Çështje demografike), Pena, 1990; Demographic Reality in Kosova, KIC, 1993 (u botua edhe në gjermanisht në Cyrih më 1995 dhe në italisht në Firencë më 1997); Gjeografia e Kosovës (koautor), ETMMK, 1994; Rrjedha demografike shqiptare, Dukagjini, 1994; Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, ETMMK, 1997; Evolucioni dhe transicioni demografik, Dukagjini, 1999; Spastrimet etnike, Dukagjini, 2003.Në vitet ‘90 të shekullit të kaluar ishte aktiv në lëvizjen politike e kombëtare. Në periudhën 1990-1995 drejtoi një parti politike. Ishte deputet i Kuvendit të Kosovës (1992-1998) dhe anëtar i Delegacionit kosovar në Konferencën e Londrës (1992), i Delegacionit kosovar në Konferencën e Gjenevës lidhur me negociatat për arsimin shqip (1992-1994) dhe anëtar i disa delegacioneve të tjera të Kosovës.

 

Hivzi Islami është zgjedhur kryetar i ASHAK-ut

Prishtinë, (Kosovapress) 22 Dhjetor 2011 15:59

 

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), të enjtën zgjodhi për kryetar akademikun Hivzi Islami dhe për nënkryetar, Pajazit Nushin, kurse anëtari korrespondent I Akademisë, Isuf Krasniqi, është zgjedhur sekretar I përgjithshëm.

Përmes një komunikate të lëshuar në emër të sekretares së Akademisë, Lendita Pula thuhet se Kuvendi I ASHAK-ut, po ashtu, ka verifikuar zgjedhjen e, akademik Mehmet Krajës, si sekretar I Seksionit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, mandej akademik Mark Krasniqit, sekretar I Seksionit të Shkencave Shoqërore.

Kurse anëtarin korrespondent Fejzullah Krasniqi, ASHAK e ka zgjedhur si sekretar I Seksionit të Shkencave të Natyrës, dhe akademik Zeqirja Ballatës si sekretar I Seksionit të Arteve.

Për ribotim-Kadri Mani

/etnike@gmail.com/



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora