Shtesë » Lajme
Sulmohet fizikisht publicisti Halil Matoshi
E merkure, 11.07.2012, 06:21 PM
Prishtinë, 10 korrik - Është sulmuar fizikisht publicisti Halil Matoshi, pas përfundimit të një ngjarjeje kulturore. Matoshi, ka deklaruar se është sulmuar nga 3 persona që kanë dalë nga një veturë, ndërsa njëri nga ta, kishte edhe një thikë në duar, raporton KTV. Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se fillimisht rreth orës 20 e 15, personat e involvuar, kanë pasur një mosmarrëveshje, që ka rezultuar më pas me sulmin. Borovci ka shtuar se Policia e Kosovës-ja ka filluar me procedurat hetimore, dhe është në kërkim të të dyshimtëve.
AGPK dënon
sulmin fizik ndaj Halil Matoshit
Prishtinë,
11 korrik - Asociacioni i Gazetarëve
Profesionistë të Kosovës (AGPK) me shqetësim ka marrë lajmin për sulmin fizik
ndaj gazetarit dhe publicistit Halil Matoshi.
Matoshi është
sulmuar të martën mbrëma, me thikë, nga tre persona, në Lagjen Dardania të Prishtinës.
AGPK dënon
ashpër këtë akt, duke e konsideruar si sulm ndaj fjalës së lirë dhe cenim të drejtpërdrejtë
të jetës dhe punës së gazetarëve.
Po ashtu, AGPK iu bën thirrje organeve të rendit që ta zbardhin rastin sa më shpejt dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.
LDK dënon
sulmin ndaj Halil Matoshit
Prishtinë,
11 korrik - Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon sulmin e mbrëmshëm ndaj
gazetarit e publicistit të njohur Halil Matoshi.
LDK-ja konsideron se ky akt është një cenim tërësisht i papranueshëm i jetës së një qytetari të Republikës së Kosovës, thuhet ndër të tjera në reagimin LDK-së.
KDI dënon
sulmin ndaj publicistit Matoshi
Prishtinë,
11 korrik - Instituti Demokratik i Kosovës-KDI, dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj publicistit, gazetarit, analistit dhe
kolegut Halil Matoshi, nga persona ende të panjohur për institucionet përgjegjëse.
KDI - e
vlerëson këtë si një akt tejet të ulët, të shëmtuar dhe shumë të dëmshëm për
lirinë dhe demokracinë e Kosovës.
KDI shpreh me indinjatë se ky akt është një përpjekje e tmerrshme dhe makabre nga persona dhe grupe kriminale që kanë për qëllim të pengojnë lirinë e shprehjes dhe të mendimit si një nga të drejtat kruciale të një shoqërie normale.
AAK e dënon
sulmin ndaj Halil Matoshit
Prishtinë,
11 korrik- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e dënon fuqishëm sulmin fizik
ndaj gazetarit dhe publicistit të njohur, z. Halil Matoshi.
AAK e konsideron këtë si një sulm ndaj fjalës dhe medias së lirë në Kosovë dhe fton për ndriçimin sa më të shpejtë të rastit, kapjen dhe ndëshkimin e autorëve të këtij akti të shëmtuar.
Kryeparlamentari
Krasniqi dënon sulmin ndaj publicistit Matoshi
Prishtinë,
11 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, dënon sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj gazetarit dhe
publicistit Halil Matoshi.
Krasniqi
konsideron se akte të tilla, që cenojnë jetën dhe dinjitetin e qytetarëve të Republikës
së Kosovës, janë veprime të ulëta dhe të papranueshme.
Kryetari i Kuvendit bën thirrje për ndriçimin e këtij rasti, ndërsa autorët e tij të kapen dhe të dalin para drejtësisë, raporton Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.
FOL dënon
sulmin kundër Matoshit
Prishtinë,
11 korrik - Lëvizja FOL dënon sulmin e fundit kundër gazetarit dhe publicistit
Halil Matoshi, i cili njëherësh është edhe anëtar i Bordit Këshillëdhënës pran
Lëvizjes FOL. Matoshi është kërcënuar
edhe më parë për shkak të shkrimeve të tij kritike.
Lëvizja
FOL konsideron se sulmet kundër gazetarëve janë sulme kundër një shoqërie,
sepse cenojnë bazat themelore të shtetit të Kosovës.
FOL i bën thirrje policisë që sa më shpejt të identifikojnë autorët dhe të sqarojnë rrethanat e sulmit.