Shtesë » Lajme
Tomë Mrijaj: Poeti dhe atdhetari Ndre Mjeda
E marte, 07.08.2012, 07:30 PM
Fjalimi përshëndetës në Qëndren Muzeore “Dom. Ndre Mjeda”
Nga: Tomë Mrijaj
Të ndëruar
zonja dhe zotërinj !
Të ndëruar
klerikë !
Të ndëruar
organizatorët e tubimit përkushtuar burrit të madh Ndre Mjedës
Zotërinjtë
Prof. Mentor Quku dhe Don. Dr. Nikë Ukgjini !
Afrimi i
ngjarjes jubilare të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë po perkon me
rikthimin e dijetarit, poetit atdhetarit të shquar dhe gjuhëtarit të madh Dom. Ndre
Mjedës në panteonin e krenarisë të njerëzve të shquar të kombit tone.
Ka shumë kohë
që nëNew Yorkbashkatdhetaret tanë pranë Kishës “Zoja e Shkodrës” permes
famullitarit të nderuar Dom. Pjeter Popaj si gjithnjë i janë pergjigjur
pozitivisht fushatës për mbledhjen e fondeve për realizimin e nismës se
famullitarit të Kuklit, Don.Dr.Nikë Ukgjini dhe Prof.Mentor Qukut,për ngritjen
e Qëndres Muzeore “Ndre Mjeda” ne vendin ku jetoi dhe krijoj kryeveprat e tij të
tërë letërsisë shqipe.
Qysh ne
fillim kam qënë ne kontakt me dy njerëz te palodhur studiuesin skrubuloz të mjedologjisë
Prof. Mentor Qukun dhe studiuesin dhe klerikun perparimtar fort te nderuarin
Don.Dr.Nikë Ukgjini që gjithnje kanë menduar për realizimin e projektit që nga
letra sot është kthyer ne një kompleks real funksional, që do ta kishin zili
edhe institucionet e specializuara kulturore shtetrore.
Ndjej kënaqesi
sot, kur shoh bashkë me ju bashkatdhetarë realizimin e programit ambicioz për
kthimin ne identitet të qëndres muzeore “Ndre Mjeda” apo tek shohim rindertimin
e Kishës së Shën Shtjefnit të Kuklit si edhe mejdisi perreth.Kreanri ndiejme
sot tek rishohim mbas shumë dekadash Don.Ndre Mjeden tek bisedon me ne kur na
sheh sot të mbledhur për nder të tij nga shtatorja e derdhur mjeshtërisht ne
bronz, e cila u bë realitet falë bujarisë se aktivistit të shquar të çështjes
atdhetare biznesmenit të sukseshem shqiptaro-amerikan z.Zef Balaj. Për fat te
mire kemi një koncidencë,sepse sponsori vjen nga i njëjti vend me poetin e
bylbylit Mjedën e madh.
Kushdo që
ndodhet sot perpara ketij kolosi të madh të kombit tone.e di se Don.Ndre Mjeda
ishte rilindësi , që tërë jetën rrezatoi idetë e tij perparimtare ,për të cilat
u arrestua e u burgos dy here nga osmanlinjet ,dy here nga shteti shqiptar dhe
një here nga serbet.
Kudo qe
shkoi ne sherbime fetare e atdhetare ,ai u mor me veprimtari perparimtare praktike
ambientaliste dhe ndertuese ,me vepra bonifikuese ,rrugë pyje, solli makineri
bujqësore , farëra të zgjedhuar dhe plehra kimike.Kukli apo trojet shqiptare
dhe Mjeda ishin sinonim të njëra tjetrës.
Edhe një here
e gëzofshi kompleksin kulutror dhe fetar,muzeun ,Kishen e rindertuar dhe bustin
e poetit tone,që tashmë do të jetojnë me ne,duke qënë deshmitar i përparimit ,që
po pëson krahina e Kuklit dhe trojet tona në vitet e demokracisë, për të cilin
pat folur edhe shkruar edhe Mjeda ynë.
Ju
falemnderit për vemendjen!