Shtesë » Lajme
Ismet Azizi: Sanxhaklinjët ia kthejnë borxhin Aqif Blytës
E hene, 06.08.2012, 07:37 PM
Sanxhaklinjët ia kthejnë borxhin Aqif Blytës
Nga Ismet Azizi
Pazari i Ri (
Novi Pazar, Yeni Pazar) – Në pamundësi të emërtimit të rrugëve dhe shesheve me
emrat e përsonaliteteve të rëndësishme nga e kaluara e Sanxhakut, krerët
politik të Sanxhakut kan vendos të bëjnë nji hap shum të rëdësishëm në përnbushjen
e vendimeve të më hërshme dhe përmbushjen e kërkesave të qytetarëve të Sanxhakut
Këshilli
Kombëtar Boshnjak gjatë viti 2012, i cili është shpallur Viti i trashëgimisë
kulturore boshnjake në Serbi, para disa ditëve ka fillu të
vendos tabela në shtëpitë dhe ndërtesat në të cilat
kanë jetuar dhe punuar figurat e famshme nga historia e Sanxhakut.
Kryetari
Këshilli Kombëtar Boshnjak Esad Xhuxheviqi dhe Zëvendës Kryetari i komunës së Pazarit të Ri Ahmedin Shkrijel ( Shkreli) zbuluan të shtunën panelin
në vendin ku dikur ekzistonte shtëpia
Acif Blytës.
Paneli u vendos në zonën e këmbësorëve në qendër të qytetit
dhe tregon se dikur këtu ka jetuar një nga udhëheqësit e Partisë së atëhershme Xhemijet dhe ish-deputeti në Parlamentin e
Mbretërisë së Jugosllavisë.
Në mesin
e popullit të Sanxhakut është i njohur si Aqif Effendiu dhe të organizator i mbrojtjes së
Pazarit të Ri ( Novi Pazarit) nga
njësitë qetnike të Draza Mihailovicit.
Kryetari
i Këshillit Kombtarë Boshnjak (BNV ) Esad
Xhuuxheviqi me këtë rast tha se program
i vendosjes së paneleve vazhdon në objekteve
në të cilat jan lindur dhe kan jetuar e
punuar 20 personalitetet e shquara nga
historia e Sanxhakut.
"Kishim dëshirë që t'ia kthejm
të paktën një pjesë të asaj që ia
kemi borxh Acif Effendiut, por edhe historisë sonë. Shënimi i shtëpive të 20 Boshnjakëve të shquar duam t’i
identifikojmë ata dhe që fëmijët
tanë për këtë të na kujtojnë, "tha Xhuxheviq për
mediat e Sanxhakut
KKB (BNV) ka nisur procedurat gjyqësore për
rehabilitimin e Acif Blytës, të cilin
qeveria komuniste e ish-Jugosllavisë e dënoi si tradhtar të popullit me
pushkatim bashk me bashkpunëtorët e tij më
21 janar 1945.
Zbulimin
panosë, në mesin e anëtarëve të Këshillit, u ndoq nga ministri pa portofol në qeverinë
e Serbisë Sulejman Uglanini, përfaqësues të qeverisë lokale dhe qytetarët e
Pazarit.
Këshilli
Kombëtar Boshnjak në mënyrë të njejt ka
shënuar tashmë në fshatin e Ferhat Bej
Dragës në Dragaj të Tutin, mandej Hasan Aga Zvizdiqin në Sjenicë dhe Murat Sheqeragiqit në Prijepolje.