Shtesë » Lajme
BRK: Ultimatum për Qeverinë e Kosovës
E marte, 14.08.2012, 06:42 PM
Besëlidhja
e Rilindjes Kombëtare
Ultimatum
Besëlidhja
e Rilindjes Kombëtare (BRK) është organizatë politike që buron nga Besëlidhja e
Lezhës dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Besëlidhja
e Rilindjes Kombëtare (BRK), duke analizuar situatën politike, ekonomike e
sociale merr vendim që nga një organizatë e heshtur dhe vëzhguese të proceseve
nëpër të cilat po kalon vendi jonë, të shndërrohet në organizatë të zëshme,
aktive dhe vepruese!
Politikat
e dëmshme ekonomike të kësaj klase politike, kanë sjell mjerim dhe varfëri në tërë
popullin tonë. Ne identifikuam shumë probleme me argumente të pakontestueshme,
që vijnë nga vendimet e Qeverisë dhe ato janë:
Shkatërrimi
dhe degradimi i dinjitetit shqiptarë;
Shkatërrimi
i vlerave të luftës dhe të paqes;
Shitja e
aseteve shtetërore pa kurrfarë analize me çmime qesharake;
Investimi
i gabuar i mbi një miliard euro në asfalt dhe projekte tjera jo aq të dobishme
dhe të ngushme për mirëqënien e popullsisë;
Bisedimet
për shitjen e veriut;
Papunësi
në rritje, çmimet e produkteve bazë të papërballueshme, falimentimi i biznesit
të vogël dhe të mesëm, eksploatim i skajshëm i punëtorit;
Korrupsion
në të gjitha nivelet e administratës shtetërore, nepotizëm, anarki në vjedhje (secili
vjedh askush se shikon askënd!);
Sistemi
gjyqësor në kolaps të plotë, kur vetëm qërimi i hesapeve në formë fizike si me
rastin e vrasjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe kreut të Agjencisë Kosovare
të Privatizimit (AKP) duket si mënyrë e “natyrshme” e drejtësisë, çka shton
rrezikun e masivizimit të kësaj dukurie dhe zhytjen e shoqërisë në gjakmarrje
si formë e luftës civile dhe vëllavrasëse;
Sistemi
shëndetësor jofunksional dhe arsimim i politizuar si në sektorin publik ashtu
edhe në atë privat;
Presion
dhe censurë ndaj mediave;
Qeverisje
jo demokratike me vota te vjedhura, etj.
Këto
krime që ndodhin ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe shtetit qe e krijuam me aq
mund e sakrifica të mëdha, e shtyjnë BRK-në që të merr vendim dhe të kërkoj
realizimin e pakusht të kërkesave në vijim:
1. Dorëheqja
nga të gjitha pozitat politike e Hashim Thaçit.
1.1
Formimi i një paneli ndërkombëtar të gjykatësve, një prokuror nga vendet mike (Britani
e Madhe, Gjermani, Francë ose SH.B.A) për të gjykuar veprat antikombëtare e
kriminale të Hashim Thaçit mr klanin e tij.
1.2
Formimi i një porote nga njëqind e një persona nga shtresa të ndryshme e vende
të ndryshme të Kosovës që e gjykojnë veprën e Hashim Thaçit.
1.3 Të gjykohet edhe partneri i koalicionit qeveritar në inkriminimin e përbashkët me Qeverinë e tanishme për shitjen e vendit, kriminin e organizuar dhe shfrytëzimin e institucioneve të popullit për interesa individuale, klanore dhe të mafiozëve të huaj;
2. Dorëheqja
e zyrtarëve të lartë të PDK-s që dyshohen për krime dhe agjitacion nga të gjitha
pozitat si: Xhavit Haliti, Adem Grabovci, Azem Syla, Shaip Muja, Kadri Veseli,
etj.
2.1 Të gjykohen
dhe këta me formulën e Hashim Thaçit.
3. Të rishqyrtohet
ose anulohet “Pakoja e Ahtisarit”.
4. Të vendosen
simbolet kombëtare shqiptare si simbole të Kosovës.
5. Të jetë
vetëm gjuha shqipe gjuhë shtetërore e Republikës së Kosovës, dhe ajo angleze për
ndërkombëtarët. Gjuhët tjera si ajo serbisht mund te përdoren si gjuhë zyrtare
aty ku jetojnë serbët.
6. Të kontrollohet
veriu i vendit.
7. Të anulohen
të gjitha marrëveshjet me Serbinë.
8. Të kërkohet
dëmshpërblim nga Serbia për luftërat nga 1912 e deri ne 1999.
9. Të shtetëzohen
51 të aksioneve të korporatave të mëdha qe u privatizuan paslufte (si
Feronikeli, Distribucioni i KEK-ut, etj)
10. Të ulen
70% kamatat e kredisë financiare në të gjitha bankat.
11. Të ulet
TVSH-ja dhe të rritet tatimi në fitim për të krijuar një mirëqënie ekonomike më
e mirë dhe më e baraspeshuar për qytetarët.
12. Të krijohet
ushtria me së paku dhjetë mijë efektiv dhe të armatoset si duhet për të qenë e
gatshme në reagim nga kërcënimet e jashtme meqenëse prezenca ushtarake e KFOR-it
shkon kah zvogëlimi i madh dhe rreziku i tërheqjes së tij të plotë.
13. Të lejohet
armëmbajtja nëpër shtëpi pasi është traditë e lashtë shqiptare. Kjo është edhe
nevojë përballë pamundësisë së pushtetit të tanishëm për t’u ofruar mbrojtje
dhe siguri fizike qytetarëve të Kosovës, sidomos në pjesët ku ka enklava serbe
dhe ku familjet serbe mbajnë armë.
Kuvendi
dhe qeveria kanë gjashtëdhjetë (60) ditë ultimatum që të plotësojnë të gjitha kërkesa
tona. Nëse kalohen gjashtëdhjetë (60) ditë dhe këto kërkesa nuk plotësohen BRK-ja
e konsideron vetën në luftë me këtë Qeveri antikombëtare e kriminale.
Ultimatumi
hynë në fuqi nga 13.08.2012.
Kjo
komunikatë nuk është një njoftim sa për sy e faqe, ose siç jeni mësuar të merrni
komunikata të ngjashme si anonime. Rrjedha e ngjarjeve në terren do ta vërtetoj
se si po punohet në drejtim të kërkesave të parashtruara më lartë.
Zoti na
ndihmoftë,
Zoti i
mbrojt Shqiptarët.
Udhëheqësi
politik dhe ushtarak:
Komandant
Leka