E hene, 29.04.2024, 06:36 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kosova me kod telefonik kombëtar +355

E enjte, 06.09.2012, 08:22 PM


Sot, më datën 6.9.2012, në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës, deputetët, me shumicë votash (47 për, 9 kundër dhe 2 abstenim), miratuan Rezolutën e paraqitur nga z. Agim Kuleta, deputet i Lëvizjes për Bashkim.

Sipas Rezolutës së miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës do të duhej të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që i shfrytëzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355.

Me këtë hap Kosova dhe qytetarët e saj do të përfitonin shumë si në aspektin politik, ekonomik poashtu edhe në aspektin e sigurisë.

Më poshtë e keni tekstin e miratuar të rezolutës:

Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6, paragrafi 1  dhe të nenit 52, pika 2, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

-           Duke qenë se Republika e Kosovës ende nuk është anëtare e OKB-së dhe UNT-së (Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikacion; angl. ITU), e rrjedhimisht nuk mund të ketë kod të vetin telefonik,

-           Duke i pasur parasysh humbjet e mëdha financiare (qindra milionëshe) të cilat i ka pësuar dhe i pëson  Republika e Kosovës nga shfrytëzimi i kodeve të huaja telefonike: të Monakos, Serbisë, e Sllovenisë,

-           Duke e pasur parasysh koston e komunikimit midis qytetarëve që janë shfrytëzues të kodeve të ndryshme telefonike brenda vendit tonë,

-           Duke qenë se lëvizjet e shumta të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë dhe anasjelltas kanë bërë që intensiteti i komunikimit midis tyre përmes rrjetit telefonik të rritet, ndërkohë që kostoja e këtij komunikimi, për shkak të kodeve të ndryshme, është shumë e lartë,

-           Duke e pasur parasysh mundësinë serioze të cenimit të sigurisë shtetërore,

Në seancën plenare të datës 30 gusht 2012, miratoi këtë:

R E Z O L U T Ë

1.         Qeveria e Republikës së Kosovës, të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që i shfrytëzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355.

2.         Në funksion të realizimit të këtij qëllimi, brenda një kohe shumë të shkurtër, t’i iniciojë negociatat me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

3.         Në qoftë se kostoja e shkëputjes së kontratave aktuale valide me ofruesit e kodeve telefonike është më e lartë për vendin sesa respektimi i tyre deri në fund, këto kontrata të zbatohen deri në afatin e paraparë për përfundimin e tyre, por ato të mos vazhdohen më tutje.

Prishtinë,

6.9.2012

Zyra për Informim e Lëvizjes për Bashkim



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora