Shtesë » Lajme
SHKK “Anton Pashku”: Kumtesë
E marte, 04.09.2012, 05:45 PM
Shoqata
Kulturore e Kosovës
“Anton
Pashku”
Prishtinë
Më 4
shtator 2012
K U M T E
Shoqata
Kulturore e Kosovës “Anton Pashku” në Prishtinë, pasi e shqyrtoi çështjen e
organizimit dhe të kremtimit të festave kombëtare e shtetërore në Republikën e
Kosovës, përkrahu propozimin për reduktimin e festave, që përcjellen me ditë pushimi
në Republikën e Kosovës. Megjithatë, kjo shoqatë propozon që për Ditën e Festës
së Pashkëve, që gjithmonë bie ditën e diele, të lejohet kremtimi, përkatësisht
pushimi ditën e hënë.
Njëherësh,
kjo Shoqatë është kundër pushimit me rastin e Festës së Shën Marisë së ortodokësve,
që kremtohet më 28 gusht. Në asnjë vend në botë, e as në Serbi apo në Rusi, kjo
festë nuk e ka karakterin e festës shtetërore, që të pushohet atë ditë.
Megjithatë,
SHKK “Anton Pashku” i propozon institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës
që të shqyrtohet mundësia që 5 shtatori – Dita e kalimit në amshim i Nënës
Tereze të shpallet festë shtetërore. Për këtë kësaj kumtese ia bashkangjesim këtë
arsyetim:
NË NDERIM
TË VEPRËS DHE FIGURËS SË NËNË TEREZËS
5
SHTATORI - TË SHPALLET FESTË KOMBËTARE
Nëna
Tereze, me punën e saj të madhe, me veprat e saj të mëshirshme, me dashurinë e
saj të pakufishme, me përkushtimin e saj të palodhshëm, fitoj epitet më të mëdha
në botë. Ajo, me sakrificë dhe devotshmëri, u bë personalitet i admiruar dhe i
dashur në gjithë botën.
Atë e
duan dhe e nderojnë të gjithë. Të krishterët dhe jo të krishterët, hindusit dhe
myslimanët, ateistët dhe besimtarët, shkencëtarët dhe artistët, politikanët dhe
aktivistët e ndryushëm. Me një fjalë, ajo është gruaja e vetme, që fitoj
epitetin e një Nëne për njerëzimin.
Nënë Tereza,
është thesar i pashtershëm për njerëzimin, në figurën e së cilës, gjejmë shpresat
për jetë, edhe kur ato duket se janë shuar, gjejmë motivet për punë dhe
dashuri, edhe kur ato objektivisht nuk ekzistojnë. Ajo ishte dhe mbetet një Nën;
e dashurisë.
Nënë Tereza,
me origjinë shqiptare, e ndriti emrin shqiptar dhe e lartësoj në piedestalin më
të lartë të figurave botërore. Këtë gjë e dëshmoi ajo vet, kur mori Çmimin
Nobel për Paqe, kur ndërhyri para personaliteteve të mëdha botërore, për të ndihmuar
Kosovën dhe kur mburrej për origjinën e saj shqiptare.
Prandaj,
kombi shqiptar, të cilit ajo i përket, duhet të bëj më shumë për të, që vepra e
saj të mishërohet ndër ne dhe të bëhet udhërrfim për brezat e ardhshëm.
Duke u
nisur nga fakti se çdo komb, ka festat e mëdha kombëtare dhe fetare, edhe
shqiptarët, duhet ta bëjnë 5 shtatorin festë kombëtare në nder të Nënë Terezës.
Prandaj,
apelojmë të institucionet tona dhe ato të Shqipërisë, që të harmonizojnë qëndrimet
dhe të vendosin që 5 shtatori të shpallet festë kombëtare, kushtuar nobelistës
shqiptare dhe humanistës më të madhe të botës - Nënë Terezës.
Shërbimi
për informim i SHKK “Anton Pashku” në Prishtinë