E merkure, 11.12.2024, 04:58 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Zeqir Sadrija kandidat për Asamblenë Komunale në St. Gallen

E hene, 27.08.2012, 03:32 PM


Në pranin e shumë bashkatdhetarëve në St. Gallen të Zvicrës, kandidati shqiptar nga Partia e Gjelbër z. Zeqir Sadrija hapi fushatën e tij zgjedhore për deputet në asamblenë komunale në qytetin St. Gallen në Zvicër. Merrnin pjesë veprimtar të shumtë si dhe Këshilltari i Ministrit për Diasporë Ahmet Hasani.

St. Gallen, 25 gusht 2012.

Ceremoninë e hapjes së kësaj fushate e hapi Lazër Ukgjini, një veprimtar i dalluar i kauzës kombëtare nën përkujdesjen e të cilit  organizohej ky solemnitet i cili zhvillohej në Restorantin e KF "BESA" në St. Gallen.

Fillimisht, Lazër Ukgjini i përshëndeti të pranishmit e shumët të cilët ishin pothuajse veteran të klubeve dhe partive shqiptare në këtë qytet, por sot tha z. Ukgjini ky takim është thirrur për të nis fushatën zgjedhore për kandidatin shqiptar z. Zeqir Sadrija i cili konkurron në zgjedhjet e 23 shtatorit 2012,  për deputet në asamblenë komunale në qytetin St. Gallen, dhe para se t'ua jepte fjalën edhe diskutuesve të tjerë ai apeloi tek komuniteti ynë që të mobilizohen për të ndihmuar fitoren e z:Sadrija të cilin e përgëzoi për nismën e mbarë, sepse ky është rasti i parë që ndonjë shqiptar ka kandiduar për t'u zgjedhur në kuadër të partive Zvicerane për asamblist komunal në qytetin St. Gallen. Po kaq urime të ngrohta z. Ukgjini dërgoi edhe në adresë të Partisë së Gjelbër në St. Gallen e cila z. Zeqir Sadrija e ka futur në listën e kandidatëve me prioritet.

Poeti Isuf Sherifi e përgëzoi z. Sadrija i cili bashkë me deputetin kantonal me origjinë shqiptare z. Etrit Hasler fushatën e tyre brenda komunitetit tonë dhe sidomos në masmediat shqiptare ta bënin bashkërisht pasi siç  tha z. Sherifi edhe Etriti është një personalitet i shquar dhe me ndikim i cili më shumë se kushdo tjetër mburret me prejardhjen e tij shqiptare.

Në fjalën e tij ing. Ahmet Hasani i cili është këshilltar i lartë politik i Ministrit për Diasporë, përveç përshëndetjes dhe përgëzimit solli dhe përshëndetjet e Ministrit z. Ibrahim Makolli, ai përshëndeti PGJ në St. Gallen që e ka kandiduar z. Sadrija  për asamblenë e qytetit duke u zotuar se do të angazhoj të gjitha mundësit e tija për t'u bërë një fushatë zgjedhore e mirë dhe në funksion të interesit të të dy kandidatëve shqiptar z: Zeqir Sadrija si dhe të z. Etrit Hasler për të cilin foli me respekt të veçantë.

Ndërsa mr. Zef Ahmeti ishte i shkurt dhe mjaftë i qartë. Ai tha se fitorja e Zeqës është se ai ka marrë guxim për t'u kandiduar, prandaj ai e uroi Zeqën duke i thënë se çdo fitore e tij na gëzon edhe neve.

Në diskutime të tjera u dalluan edhe Agush Buja,  Gjokë M. Gjoka, poetët Brahim Avdyli e Mehmet Bislimi, pastaj Shefket Hasani,  Ramadan Avdyli, Agim Binaku, Lekë Kçira, Nevzat Dërmaku dhe shumë të tjerë të cilët u zotuan se do të japin ndihmesën e tyre për të fituar Zeqir Sadrija, prandaj u tha se në javën e parë të shtatorit do të mbahet edhe një tubim mobilizues në funksion të kandidatëve shqiptar në këto zgjedhje.

Në fjalën e tij falënderuese vet Zeqir Sadrija tha se ka mbi dhjetë vjet që është anëtar i Partisë së Gjelbër në St. Gallen, u anëtarësova në këtë parti tha ai pasi parimet e kësaj partie nuk bien ndesh me parimet tona gjë që më ka impresionuar. Po ashtu edhe Zeqir Sadrija falënderoi z. Etrit Hasler për inkurajimin dhe mbështetje e madhe që i ka dhënë në shumë sfera të jetës publike në këtë qytet.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora