E marte, 10.12.2024, 04:28 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Xhevat Muqaku: Studentët mërgimtarë ndihmuan një familje në komunën e Vitisë

E shtune, 08.09.2012, 02:35 PM


Studentët mërgimtarë ndihmuan një familje në komunën e Vitisë

Nga Xhevat Muqaku

86 të rinjë e të reja të grupit prej 366 studentësh shqiptar që studjojnë në universitetet e Gjermanisë, pak para se të fillonin pushimet verore grumbulluan shumën prej 550 euro, dhe njëzèrit vendosën që t'i dhurojnë familjes shtat anëtarëshe Rama në Radivojcë të komunës së Vitisë.

Studentët shqiptar, kësaj radhe u solidarizuan me këta fëmijë të virgjër dhe nënën e tyre. Edhe pse të vetëdijshëm se kjo mund të jet jo më shumë se një pikë ujë në det, megjthë ate ndjeheshin mirë që mjetet evgrumbulluara, me datë 28 gusht i pranoi familja në fjalë.

" Kësaj radhe pensionit mujorë prej 80 euro, përkrahjes sociale nga  Kuvendi i Komunës së Vitisë i shtohet edhe kjo dhuratë e veqantë e stdentëve tanë mërgimtarë. Ju falenderoi të gjithëve nga zemra, u jam së bashku me fëmijët e mij shumë mirnjohëse", theksoi pas pranimit të mjeteve, zonja Hyrë.

Me këtë ndihmë simbolike, duam të kontribuojmë e të zbusim sado pak varfërinë në vendlindje, theksuan njëzërit studentët; Kadri dhe Sherife Berisha, Mimoza Suli, Arlinda Kamberi, Saranda Krasniqi, Blerta dhe Mirjeta Muqaku,Hanife Sopa, Valbone Sahitaj, Qëndrim dhe Kreshnik Kashtanjeva të cilët kishin udhëtuar nga Shkupi, Prishtina, Malisheva, Drenasi, Kaqaniku, Ferizaji dhe Vitia .

" Sot pata rastin të takohem dhe të bisedoi me kolegët dhe koleget e mija që jetojnë e studjojnë në Universitetet gjermane, u ndjeva e mallëngjyer me shembullin humanitär të tyre ndaj kësaj familje", theksoi Arlinda Kamberi, studente e fakultetit juridik në Universitetin e Prishtinës.

Grup i studentëve nga Gjermania dhe Kosova

Ne Radivojcë

Studentët pritën ngrohtë nga zonja Rama

Tek burimi i fshatit Radivojcë

Zonja e shtëpisë uron të gjithë studentët



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora