Shtesë » Lajme
Festivali kombëtar ''Lajmëtari i Lirisë''
E enjte, 20.09.2012, 06:22 PM
FESTIVALI KOMBËTAR I FOLKLORIT “LAJMËTARI I LIRISË”
NË 50 VJETORIN E DITËLINDJES SË HEROIT ZAHIR PAJAZITI
Në Besianë OJQ “Flaka e Llapit” që njihet për organizimin e shume aktiviteteve kulturore-artistike ka filluar përgatitjet që të shënojë ditëlindjen e 50 të heroit të kombit Zahir Pajaziti si dhe 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kështu për tri ditë me radhë në qytetin Besianës dhe në Prishtinë do të mbahen një varg manifestimesh historike,letrare kulturore, artistike e sportive. Siç na tha Nebih Bala për herë të parë do të mbahet Festivali kombëtar i folklorit “Lajmëtari i lirisë “ për të nderuar jetën dhe veprën heroit Zahir Pajaziti. Ndonëse është paraparë që ky manifestim të mbahet me 1, 2 dhe 3 nëntor që përkon me ditëlindjen e heroit kësaj do ti paraprijnë edhe disa aktivitete tjera që do të mbahen më herët. Kështu do të mbahet një sesion shkencor “Krahina e Llapit në 100 vjetorin e Pavarësisë” ku do të trajtohen 12 tema shkencore që kanë të bëjnë me periudhat ndryshme historike të Llapit,pastaj do të mbahet një orë e madhe letrare kushtuar Zahir Pajazitit. Po ashtu do të organizohen gara sportive. Ndërsa dy ditë llapjanët do ët kenë mundësin që të ndjekin prezantimin ansambleve të ndryshme nga të gjitha trojet shqiptare,kurse nata e tretë do të mbahet në kryeqytetin Kosovës. Festivali do të ketë edhe karakter garues ku do të shpërblehen dhe nderohen pjesëmarrësit më të dalluar. Bala thotë se për organizimin e këtij manifestimi të madh kulturor në Llap i është premtuar përkrahja morale dhe materiale edhe nga institucionet lokale të Prishtinës dhe Besianës si dhe nga ato qendrore. Po ashtu edhe ndihmesa e donatorëve të ndryshëm nuk do të mungoi dhe shpresojnë se ky festival të bëhet tradicional dhe të mbahet në ditëlindjen e ish komandantit të UÇK-së,heroit të kombit Zahir Pajaziti.