E merkure, 24.07.2024, 05:10 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Shefqet Dibrani: Intervistë me Clemens Müller

E marte, 18.09.2012, 07:31 PM


Intervistë: Clemens Müller

TË GJITHË SHQIPTARËT ME TË DREJT VOTE LE TA VOTOJNË KANDIDATIN E TYRE!...

Intervistë me Clemens Müller, ish deputet në Parlamentin Kantonal në St. Gallen, anëtar i kryesisë së Partia e Gjelbër për Zvicër, anëtar i Partisë së Gjelbër në nivel kantoni dhe për qytetin St. Gallen. Po ashtu Clemens Müller është edhe në kryesinë e Bibliotekës së Qytetit St. Gallen, bile në këtë fushë janë më shumë të theksuar interesat e tij.

1.

Pyetje: Z. Müller, si duhet të të prezantoj për një gazetë shqipe, natyrisht që botohet edhe në Zvicër po edhe në Kosovë. (Me pak fjalë si do të duhej ta përshkruaja portretin tuaj)?

Përgjigje: Si? (Shprehet pakëz i hutuar), profesor i gjuhës latine dhe i greqishtes, përkatësisht filolog i gjuhëve klasike. Jam i angazhuar në shumë projekte të Kantonit dhe qyteti St. Gallen. Njohë mirë greqishten moderne dhe aktualitetin ballkanik, për këtë arsye kam bërë edhe vizita në Ballkan, natyrisht e njohë mirë kulturën dhe zhvillimet moderne në Ballkan, i njoh ato vende, sepse përveç Shqipërisë dhe Bullgarisë i kam vizituar të gjitha.

2.

Pyetje: Tek shqiptarët ka qenë shumë e theksuar struktura e familjeve patriarkale, në kuptimin e bashkëjetesës në familje të mëdha. Po Mülleret, çfarë konstalacioni të organizimit familjar kanë, kur dihet se ky mbiemër në hapësirën gjermanofolëse është mjaftë i populluar?

Përgjigje: Mbiemri familjar Müller, rrjedh nga profesioni – zanatçinj të MULLISËVE, prandaj ka shumë, bile në tërë hapësirën gjermanofolëse mund të ketë me miliona. Müller-et (Mulliset), vazhdimisht kanë pasur qasje ndaj produkteve ushqimore dhe kjo ka bërë që këta Mullis (Müller), t'i kenë mbijetuar të gjitha krizat.

Personalisht rrjedh nga një familje e madhe, ku ishim dhjetë fëmijë (pesë vëllezër dhe pesë motra), sado që ka Müller shumë, as në traditën tonë kurrë s'ka qenë e udhës të martohem me njerëzit që kemi afri gjaku, ndoshta kjo gjë nuk është  e theksuar sa tek fiset shqiptare, por gjithsesi ka një rend dhe traditë.

3.

Pyetje: Zvicra nuk ka qenë vend i pasur dhe i begat sikurse sot. Çfarë mund të thuash për përvojën tuaj jetësore?

Përgjigje: Siç e theksova më lart, unë rrjedh nga një familje me shumë fëmijë që e kishim edhe varfërinë e madhe. Babai im nuk ka kryer ndonjë profesion, megjithatë e ka ushqyer një familje të madhe. Dhe kjo ka rëndësi. Ne kemi pas një kopsht të madh ku kemi siguruar ushqimin vet dhe padyshim si fëmijë kemi mësuar si duhet të jetohet me pak para. E jemi mësuar për të punuar shumë që ta sigurojmë ekzistencën familjare. Babai im ka qen shumë aktiv edhe në politikë, më shumë ai është angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, ka luftuar vazhdimisht për t'i mbrojtur shtesat e fëmijë, punësimin dhe shkollimin e të rinjve etj, dhe padyshim ai është përkujdesur që të gjithë fëmijët e tij ta kenë mbaruar nga një profesion, duke e pas parasysh që të kemi një edukim sa më të rëndësishëm, në mënyrë që jeta të sigurohet më lehtë.

Unë jam i vetmi nga fëmijët e tij që kam mbaruar gjimnazin dhe më pas edhe universitetin. Babai im ka qenë mjaftë i rezervuar përballë këtij profesioni që kam zgjedhur. Dhe në këtë plan disi ka pasur një diskrepancë e shmangies nga vlerat tradicionale zvicerane, sepse këto ishin shkelje e vlerave të katolicizmit konzervativ. Megjithatë babai më ka ndihmuar dhe e ka dëgjuar këshillën e mësuesit, d.m.th ai i ka tejkaluar paragjykimet e tij.

4.

Pyetje: Pikëpamja politike, Partia e Gjelbër. Pse?

Përgjigje: Pse?! Një ditë më është shtruar pyetja nëse kam ambicie për t'u angazhuar në politikë. Tani zgjodha Partinë e Gjelbër, pasi kjo parti merret më shumë me temat globale që sot janë aktuale kudo në botë. Janë problemet ekologjike në kuptimin e gjerë, një pikë tjetër janë edhe problemet sociale, dhe dihet se problemet ekologjike mund të rregullohen vetëm kur të rregullohet gjendja sociale.

5.

Pyetje: Më 23 shtator 2012, janë zgjedhjet për asamblenë komunale. Çfarë sjell Partia e Gjelbër për qytetin e saj, përkatësisht pse duhet të votohet kjo parti!

Përgjigje: Aspektet e përgjithshme i theksova më parë, por në nivel qyteti – komune, kjo parti angazhohet edhe për problemet ekologjike në nivel qyteti, për problemet e komunikacionit dhe të infrastrukturës së saj, për energjinë, ujësjellësin dhe  problemet tjera të kësaj natyre, por Partia e Gjelbër merret seriozisht edhe me kulturën dhe edukimin. Dhe mendoj se kandidatët tanë janë mjaftë kompetent në këtë fushë!

6.

Pyetje: Për këto zgjedhje Partia e Gjelbër, për asamblenë e qytetit ka propozuar edhe një kandidat shqiptar  z. Zeqir Sadrija. Është kjo rastësi apo strategji e Partisë së Gjelbër?

Përgjigje: Më duket shprehja "strategji" nuk është aq adekuate në këtë aspekt, se në listë duhet të futen kaq e kaq të huaj, por kjo ka ndodhur pasi një numër i caktuar i të huajve janë vet të interesuar për PGJZ. Shumë anëtarë të partisë sonë kanë kontakt me emigrant dhe nëse dikush ka vullnet për t'u angazhuar në parti, natyrisht ai pranohet. Disa janë aktiv dhe të angazhuar nëpër organizata të ndryshme. Të angazhuar në fushën e integrimit siç ka qenë më herët z. Marcel Kolongo, afrikani i parë i Partisë sonë, i cili më vonë ka dhënë dorëheqje, dhe kështu pothuajse të gjithë kanë ardhur në politikë. Edhe nga emigrantët ka mjaftë mirë të angazhuar dhe politikaj të zot.

7.

Pyetje: Cili është pozicioni i PGJZ në raport me problemet që sjellin të huajt. Natyrisht nëse ka diçka specifike për shqiptarët?

Përgjigje:  Parimisht ardhja e të huajve ka qenë e kushtëzuar me zhvillimin ekonomik në Zvicër. Në një aspekt jemi falënderues se vijnë, punojnë dhe kontribuojnë dhe kjo është mirë, pastaj ka emigrant nga vendet e Ballkanit, sidomos në 20 vitet e fundit, të cilët për shkak të problemeve në vendet e tyre, kanë mësyrë Zvicrën. Vendi ynë ka pas traditë që të pranoj njerëzit e përndjekur. Dhe nëse sot fitojmë ndjenjën se numri i tyre është i madh dhe po e stërngarkon jetën tonë, atëherë Zvicra duhet të jap kontributin e vet në planet globale, në mënyrë që t'i zgjedhin ato vende problemet e veta. Nuk është e mundur që Zvicra të fitoj nga ato vende, p.sh. të bëjë vet pranimin e të hollave të refugjatëve, të tatimeve. Po ajo duhet të kontribuoj diçka për drejtësi dhe shtet ligjor nëpër ato vende. Natyrisht për problemet e ish të ardhurve nga ish Jugosllavia që lidhen me dhunën, fillimi ka qenë problematik, por tash duhet kohë për adaptim, duhet durim i dyfishtë dhe kooperim nga të dy palët.

8.

Pyetje: Në jetën tuaj prej studiuesi, a të ka rënë të gjesh diçka të panjohur përkitazi me shqiptarët?

Përgjigje: Natyrisht për kohë të gjatë nuk jemi marrë me historinë e Shqipërisë, sepse Shqipëria ka qen vend ekzotik nën sundimin e Enver Hoxhës. Tek pas kthesave demokratike ka pas informacione më të mëdha. Në fillim kanë qenë negative, ta zëmë edhe paragjykimi për Kanunin, një pasqyrë kjo për ndërmjetësim konzervativ dhe tejet arkaik. Por në ndërkohë  kjo pasqyrë ka filluar të diferencohet nga kjo pikëpamje. Sot ne e dimi se Shqipëria ka një kulturë të larmishme si për shembull aspekti konfesional është më e larmishme se sa është menduar. Por, për mua kanë qenë interesant raportet greko – shqiptare, kur dihet se në të dy anët i kanë pakicat e tyre. Por ajo çka më brengos është konflikti në mes Greqisë dhe Maqedonisë, një konflikt artificial me anë të cilës zihen supat politike dhe se në të vërtetë sllavët – shqiptarët – vllahet kanë mundur të jetojnë në paqe, po ashtu jeta në paqe mes konfensioneve për derisa ato nuk nxiteshin për të hyrë në konflikt.

9.

Pyetje: Çfarë do t'u sugjeronit prindërve shqiptarë, një komuniteti në numër kaq të madh?

Përgjigje: Përpiquni të thithni sa më shumë dije, kulturë dhe edukim të mundshëm. Dhe nëse fëmijët shkojnë në shkollë, atëherë prindërit bashkëjetojnë me përjetimet e tyre. Ashtu siç ka thënë babai im: "Duhet ti besohet sistemit shkollor, sepse shkolla përpiqet t'u jap të rinjve edukim sa më të mirë", në mënyrë që më vonë të bëjnë jetë të pavarur. Dhe nëse ka probleme atëherë duhet të bisedohet për to. Ajo që unë e vlerësoj të rëndësishme është se shqiptarët pa marrë parasysh nga vijnë të organizohen më mirë në Shoqata Kulturore dhe përmes tyre të përpiqen për të dhënë më shumë për kulturën e tyre e cila duhet të perceptohet si pozitive. Diçka si të bukur e kisha parë, po sikur të kishte restorante shqiptare ku do të paraqitej kultura e kuzhinës shqiptare. Le të kujtojmë rolin pozitiv që kanë luajtur në këtë plan "pizzat" për italianët apo "dünneret" për turqit. Dhe jam i sigurt se kuzhina shqiptare i ka specifikat e saj. Natyrisht unë si i shoh, ka klube dhe restorante që janë vetëm lokale ku tubohen shqiptarët, por nuk janë sikurse restorantet greke e italiane që nga zviceranët frekuentohen për kuzhinën e tyre. E nëse një ditë do të themi se po shkojmë në një restorant shqiptar për kuzhinën e tyre, atëherë mund të themi se integrimi është i përsosur.

10.

Pyetje: Po për zgjedhjet e 23 shtatorit, keni ndonjë mesazh për ta?

Përgjigje: Unë jam i sigurt se të gjithë shqiptarët me të drejt vote do ta votojnë kandidatin e tyre, dhe po ashtu ky rast i shtynë të mendojnë se në Listën e Gjelbër është një shqiptar, e natyrisht ta votojnë sa më shumë këtë Listë! Por më e rëndësishmja është, mendoj unë, të gjithë ata që kanë të drejt vote, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të votimit dhe të interesohen më shumë për çështjet shoqërore, pavarësisht se për kë do të votojnë a cilën parti do ta zgjedhin!

11.

Zotër Müller, unë ju falënderoj për intervistën, për kohën dhe natyrisht për respektin që treguat me këtë rast!

Përgjigje: Ju faleminderit edhe juve, është mirë kur njeriu pyetet dhe ai guxon të shprehë mendimin e vet!

 

Intervistoi: Shefqet Dibrani



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora