Shtesë » Lajme
Isuf Bajrami: Serbia faktor destabilizues
E diele, 23.09.2012, 10:11 AM
Nga Isuf Bajrami
Tendencat
e Serbis për ndarjen e Kosovës është në vazhden e ndrryshimeve gjeopolitike që kanë
ndodhur në të kaluarën dhe në kohët e fundit në Ballkan, janë si rjedhojë e
aspiratave të saj territoriale për një Serbi të Mashe! Është e kuptueshme se, çdo
shtet në rajon ka synuar që të përfshijë sa më tepër vend por, natyrisht, këtë
është munduar ta realizojë në mënyrë diplomatike, por jo edhe
Duke e përkrahur
idenë për krijimin e një Serbie të Madhe, ka qenë burimi kryesor i paraqitjes së
shumë konflikteve dhe luftërave të armatosura gjatë dy shekujve të fundit.
Karakteristika kryesore e pretendimeve dhe e politikës Serbe gjatë kësaj periudhe ka qenë mosdurimi ndaj nacionaliteteve dhe përkatësive të tjera fetare.
Është i
paktë numri i shteteve në Evropë, të cilët
prej vitit 1875 gjer më sot të kenë shkaktuar kaqë konflikte të armatosura, dhe
që, prej vitit 1804 (Kryengritja e parë serbe) gjer më 1991, për shumë herë ta
ketë zgjeruar territorin e vet me dhunë ndaj të tjerëve edhe prap të mos jetë e ngopur!!!Nga kjo
shihet se konfliktbërës, në të kaluarën e në kohët e fundit, është vetëm Serbia
e udhëhequr me politikën e vet nacionalshoviniste e ekspanzioniste.
Gjithashtu,
më duhet të theksoj se nuk ka shtete dhe popuj fqinjë në rajon me të cilin nuk
kanë luftuar serbët dhe që nuk i kanë marë territor gjatë dy shekujve të fundit.
Serbia e
Madhe vazhdimisht ka patur një qëndrim diskriminues bile edhe racist ndaj
grupeve etnike dhe pakicave kombëtare brenda territorit të Serbis së Madhe. Rast
i këtillë është me Shqiptarët, Hungarezët, Gjermanët dhe me Turqit e muslimanët
e Bosnës dhe në Sanxhak e në Malin e Zi.
Brenda
kufijve të dhunshëm të saj është bërë edhe spastrim etnik.
Asnjëherë territori serb nuk ka qenë i rrezikuar nga vendet fqinj, por gjithmonë ka ndodhë e kundërta, vendet fqinj kanë qenë të rrezikuar nga Serbia e Madhe.