E hene, 29.04.2024, 06:43 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gëzim Llojdia: Filloi ndërtimi i ''Europa Plaza'' në Fier

E hene, 24.09.2012, 06:09 PM


Në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë

PROJEKTI "EUROPA PLAZA'' NE FIER -FILLOI NDERTIMI I KONCEPTUAR NGA FATE VELAJ

Nga GËZIM LLOJDIA

1.

Ardhur bukurish i bukur. Projekti "Europa plaza" i konceptuar nga Fate Velaj dhe qe po zbatohet nga Bashkia Fier ka fituar zemrat dhe mendjen e popullatës se qytetit e me tej po kalon ne procesin e zbatimit.

-Ne jemi te bindur shprehet Fate Velaj  se inaugurimi i saj ne dt 24 nëntor  1912 do te jete një feste e madhe e evropianeve për Evropën.

 

2.

Projekti parashikohet të përurohet në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë .Ky mesazh është dhënë nga  krijuesi Fate Velaj në sallën e bibliotekës së Fierit projektin për insta­lacionin monumental që do të vendoset në rrethrrotullimin e sheshit Fitorja në qendër të qytetit me titullin “Europa Plaza”.

3.

Sipas skicës parashikohet që mbi rrethrrotul­limin e sheshit Fitorja të vendoset instilacioni monumental në qendër të qytetit me titullin Europa Plaza. Ideja e Fate Velaj deshifrohet shkurt pak a shumë kështu:Një glob shumëngjyrësh alumini me dimension sa një e treta e rrethrrotullimit së bashku me 47 shtiza flamujsh të vendeve të BE-së dhe një platformë mbajtëse betoni. Një realizim artistik përmban vepra monumentale si dhe me mesazh të qartësuar filozofik. Vetë artisti  në idetë e tij ka nxjerr një produkt artistik  me shumë vlera .Ky artist i palodhur  ka  realizuar punë të tjera të artit publik të mëparshme.

Mesazhi që sjell krijuesi Fate Velaj:  ky monument do të shërbejë si një shpre­hje e aspiratës së qytetarëve fierakë drejt vlerave evropiane duke ruajtur identitetin e tyre shqiptar. Ai tha se do të përpiqej që vetë projekti të kishte edhe një reklamim në institucionet ev­ropiane për vetë lobingun që artisti do ti bëjë punës së tij ndërsa ndriçimi me anë të projektorëve do ti jepte një vlerë shtesë sheshit në orët e natës. Nga qëmtimi i punëve të Fate Vleaj është Për tu përmendur këtu është bulevardi 100 hapa drejt Evopës i  planifikuar dhe  i realizuar nga ky artist në qytetin e Pogradecit.

4.

Jetëshkrim për piktorin, fotografin dhe eseistin Fate Velaj.

Fate Velaj është i pari shqiptar që zyrtarisht quhet “Europian Citizen

Piktori Fatmir Velaj, lindi ne vitin 1963 ne Vlore, ku edhe u formua si artist. Viti 1991 e solli ne Austri duke i dhëne kështu mundësinë per studim si menaxher arti e kulture, ne universitetin e arteve ta aplikuara ne Vjene. Shume shpejt arriti te depertoje e prezantoje artin e tij ne ekspozita, galeri e muze, si ne Austri ashtu edhe ne metropole te njohura botrore, duke merituar keshtu edhe vëmendjen e vlerësimin e kritikes.Ekspozitat personale me te sukseseshme si nga stili ashtu dhe nga mesazhi qe percjellin jane“Ngjyra jete ” Fqinjet dhe arti i tyre" - Austri,“ Art nga Maqedonia” -Shkup, “Ndermjet Danubit e Nilit”- Kairo, "Kujtime nga e ardhmja", Londer . "Merrem dhe mua tek deti Jon" -Varshave, "“Mirmengjes Balkan”-qe u ekspozuan ne Bukuresht, e Athine. Ndersa viti 2005 solli nje sere ekspozitash si"Imitim nga jeta" hapur ne Ëels, "Kujtime nga e ardhmja" – Vien, Austri dhe . Vlora mon amour“-Vlore, Vien, etj.

Deputeti i parlamentit Evropian Dr. Hannes Sëoboda është shprehur se :"Fatmr Velaj është një piktor që në mënyrën më të shkëlqyer prezanton Evropën multikulturore."Multikulturë" nuk është për të një fjalë mode ose slogan por praktike e jetuar përditë. Nga kjo praktikë shpërthejnë si temat ashtu edhe ngjyrat në pikturat e tij. Ngjyra të dhimbshme gjithashtu melankolike përzihen me ngjyra të çelëta, të gjalla dhe shpresëdhënëse. Kështu paraqitet edhe bota jone dhe mbi të gjitha Evropa, ku piktori nga Shqipëria me banim në Vjenë e paraqit direkt dhe indirekt dhe që shkon matanë Evropës së Bashkuar“.

5.

Luan Cipi me dhe artin e bukur të penës, kallëzon prejardhjen e Fates.Nga vendi ku gjurmët nuk shlyen aq kollaj.

Ti, moj Kanina mbi mal,/ shkruan L.Cipi-Kryeqyteti i Kaoneve,/Nxore Ismail Qemal,

Donikën e Kastriotëve./Famë të madhe dikur pate/Po, sërish dole mbi shoqe/Biri yt, piktori, Fate

Qytetari i parë Evrope./Të na heq këmbën zvarrë/Pas tij të vemi të tërë!Vlora, ky qytet i parë

Shqipërinë dikur ka bërë./Fate Velaj biri i saj/Tani, Evropian i parë,/Fatin e tij shpejt do mbaj/I gjithë kombi shqiptar.



(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora