Shtesë » Lajme
Këmbime ndërkulturore Kosovë - Gjermani
E shtune, 29.09.2012, 08:17 AM
Një
marrëveshje e ngjashme e cila mundëson këmbimin kosovaro-gjerman në shumë fusha
ka ekzituar vetëm në vitin 1969, ndërmjet ish-RSFJ-së dhe Gjermanisë.
Marrëveshja ndërkulturore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe
Republikës Federale të Gjermanisë është një kornizë e bashkëpunimit dhe të
shkëmbimit ndërkulturor ndërmjet të të dyja shteteve. Milena Wendering,
zëdhënëse për politikë dhe kulturë në ambasadën gjermane në Prishtinë thotë për
Deutche Welle-n, se: „E
veçanta e kësaj marrëveshjeje është se kjo është vazhdimësi e marrëveshjes
ndërmjet ish Republikës Socialiste Federaitve të Jugosllavisë dhe Gjermanisë në
vitin 1969. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje është vënë baza e një shkëmbimi
ndërkulturor“.
Një marrëveshje e ngjashme para 40 vitesh
Sipas zonjës Wendering, brenda kornizës së kësaj marrëveshjeje përfshihen shumë
fusha, që nga shkëmbimi i kulturës klasike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë,
shkëmbimi në fushën e arsimit, artit, litaraturës, gjuhëve, në sport, media, në
ruajtjen e monumenteve kulturore si dhe ne fushën e arkeologjisë. Ndërsa, kjo
është vetëm një më shumë, në vazhdën e marrevëshjeve të shumta Kosovë-Gjermani,
thotë për Dojçe Vele-n Artan Behrami, keshilltar në Ministrinë e Punëve të
Jashtme të Kosovës: „Kjo
marrëveshje vjen në vazhdën e marrëveshjeve të shumta që kemi nënshkruar me
autoritetet gjermane në shumë fusha. Ndërsa, ndër prioritetet e Ministrisë së
Punëve të Jashtme është nënshkrimi i sa më shumë marrëveshjeve bilaterale me
Gjermaninë, në mënyrë që të thellojmë sa më shumë këtë bashkëpunimin me
Gjermaninë, të cilin e shohim si partner strategjik”.
Ambasada Gjermane ka një bashkëpunim të mirë me institucionet e Kosovës,
sidomos me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve thotë z.Wendering, sipas
së cilës: “Kjo marrëveshje ndërkulturore krijon bazë për bashkëpunim të
suksesshëm në të ardhmen”.
Republika e Gjermanisë ka ndihmuar Kosovën në tejkalimin e sfidave
Republika Federale e Gjermanisë ka qenë shumë aktive në promovimin e Republikës
së Kosovës në botë i dhe i investimeve gjermane në Kosovë. „Prandaj, qeveria e Kosovës dhe
populli i Kosovës janë mirënjohës ndaj popullit gjerman, qeverisë gjermane për
ndihmën e jashtëzakonshme që ka dhënë gjatë 20-30 viteve e sidomos gjatë
procesit të pavarësimit të Kosvës dhe të shtetndërtimit“, thotë z.Behrami.
Marrëveshja për bashkëpunim ndërkulturor e nënshkruar nga ambasadori i
Gjermanisë në Kosovë dr.Ernst Reichel dhe ministri i punëve të jashtme të
Kosovës Enver Hoxhaj, e cila vlerësohet si kornizë e mirë bashkëpunimi
ndërkulturor ndërmjet të dyja shteteve, është marrëveshja e parë që ka
nënshkruar Kosova pas heqjes se mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë duke
zëvendësuar marrëveshjen e vitit 1969 ndërmjet Gjermanisë dhe ish-RSFJ-së.