Shtesë » Lajme
Themelohet Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni
E premte, 28.09.2012, 05:28 PM
Me
iniciativë të Komunitetit Shqiptaro-amerikan të Illinoisit, diaspora shqiptare
ka hapur dinamikën e re të organizimit dhe të veprimit të saj në përputhje me
realitetet aktuale ku jeton dhe vepron dhe me realitetet socio-politike –institucionale
të Atdheut.
Në këtë drejtim,
mbrëmë në New Jersey u zgjodh Këshilli nismëtar për themelimin e Diasporës
Shqiptare për Maqedoni, që do funksionojë si një lidhje e shoqatave të diasporës
shqiptare në Amerikë, në Kanada, Australi, Europë dhe Azi.
Misioni i
lidhjes të Diasporës Dhqiptare për Maqedoni do të jetë vendosja e lidhjeve dhe
e koordinimeve të qëndrueshme ndërmjet komuniteteve te diasporës shqiptare në këto
kontinente me qëllim për ta fuqizuar aktivizmin dhe përgjegjësinë e diasporës përballë
sfidave aktuale dhe të ardhme, dhe për ta trajtuar diasporën shqiptare si pjesën
vitale dhe të pandashme të trungut kombëtar, duke u angazhuar për ndërlidhjen
institucionale të saj më organizmat institucional të Atdheut.
Këshilli
nismëtar i zgjedhur mbrëmë, që e përbëjnë: Xhevat Sherifi (Illinois), Ramazan
Veliu (New Jersey), Fluturim Rizvani (Connectiket), Emin Egriu (New York),
Haxhi Dauti (New Jersey), Skender Kodra (Brooklyn), Seladin Sinani (Bryksel-Europe),
Sali Bolati (Bronx) dhe Musa Lamallari (Londër), gjer në përfundimin e
institucionalizimit të saj, do kryesohet nga promotori i kësaj nisme, Xhevat
Sherifi nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i Illinoisit.