E shtune, 05.10.2024, 11:14 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ndërroi jetë violonçelisti i shquar Gjergj Antoniu

E premte, 28.09.2012, 07:18 PM


Sot,  pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë, violonçelisti i shquar shqiptar, Gjergj Antoniu.

Ai u lind më 12 prill të vitit 1949 në Tiranë.

Në vitin 1945 filloi studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” të cilat i përfundoi më 1967.

Në vitet 1967-1973 kreu studimet e larta pranë Institutit të Lartë të Arteve në klasën e Y.Skënderit dhe M.Denisit.  Kjo është periudha kur aktiviteti i tij artistik u pasurua dhe bashkëpunimi me kompozitorët shqiptarë si Th.Gaqi, C.Zadeja, F.Ibrahimi, Sh.Kushta, K, Laro, A.Peçi, jo vetëm pasuroi përvojën e tij koncertore por i dha një shtytje cilësore krijimtarisë muzikore shqiptare në fushën e violonçelit.

Në këtë periudhë dhe më pas deri në vitet 1992-1993 Gjergj Antoniu është i vetmi violonçelist shqiptar i cili ka në repertorin e tij të tëra veprat shqiptare për violonçel (rreth 49 vepra të të gjitha gjinive) dhe është interpretuesi i parë i tyre.

Gjatë periudhës 1973-2002 Gjergj Antoniu ka realizuar më shumë se 125 vepra (ndër të cilat 70 vepra nga literatura botërore) në dhjetëra koncerte brenda dhe jashtë vendit. Për aktivitetin e tij të gjerë dhe cilësor Gjergj Antoniu është nderuar me shumë çmime.

Nga klasa e Profesor Antoniut kanë dalë shumë studentë, një pjesë e madhe e të cilëve janë afirmuar si violonçelistë cilësorë në jetën koncertore shqiptare dhe botërore.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora