Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rashit Alidema: Vendim jo akademik i Rektoratit

| E marte, 02.10.2012, 04:58 PM |


Vendim jo akademik i Rektoratit të UP-së

Nga Rashit Alidema, profesor i UP-së

Universiteti i Prishtinës tashmë është i njohur në qarqe akademike në tërë botën dhe ka kultivuar e vazhdon t’i përparojë traditat tona të mira, po dhe lëvizje të reja e të bujshme.  Siç dimë, Universiteti është themeluar dhe vazhdon të veprojë falë përpjekjeve permanente të gjeneratave dhe  demonstratave, vuajtjeve e viktimave jo të pakta, krahas kërkesës për Lirinë Kombëtare!

Me emërtimin e ri, UP-ja  do to hynte në grupin e universiteteve të porsa të themeluara:  i Prizrenit, i Pejës,  e më vonë i Gjilanit e i Mitrovicës?!...

Emrin e Heroit  tonë Kombëtar (prej vitit 1962, më parë merrej – tradhtar!) “Hasan Prishtina”, jo vetëm në Kosovë, e mbajnë mjaft institucione: shkolla, biblioteka, qendra kulture e të tjera...

Vënia e emrit për një institucion kaq të rëndësishëm kombëtar, me një traditë e renome tashme të vlerësuar e të njohur në qarqe universitare europiane e botërore, sikur është Universiteti i Prishtinës,  më së paku, nuk praktikohet aq në vendet europiane dhe nuk e besoj të pritet mirë në qarqe shkencore e kulturore në trojet shqiptare e më gjerë. P. sh., Universiteti i  Kembrixhit, i Oksfordit,   Londrës e tjerë s’kanë emërtime të tilla. Edhe universitetet tjera më mirë do të ishte t’i mbajnë emrat e qyteteve; në raste të veçanta, kemi emërtime të themeluesve të tyre, si  p. sh. Universiteti i Sorbonës,e mbanë emrin e themeluesit  – Sorbonit, Universiteti shtetëror i Moskës është emërtuar me emrin e themeluesit  - Lomonosov,  etj.