Shtesë » Lajme
Gëzim Llojdia: Filloi ndërtimi i ''Europa Plaza'' në Fier
E hene, 24.09.2012, 05:09 PM
Në kuadrin
e 100-vjetorit të Pavarësisë
PROJEKTI "
Nga GËZIM LLOJDIA
1.
Ardhur
bukurish i bukur. Projekti "Europa plaza" i konceptuar nga Fate Velaj
dhe qe po zbatohet nga Bashkia Fier ka fituar zemrat dhe mendjen e popullatës
se qytetit e me tej po kalon ne procesin e zbatimit.
-Ne jemi
te bindur shprehet Fate Velaj se inaugurimi
i saj ne dt 24 nëntor 1912 do te jete një
feste e madhe e evropianeve për Evropën.
2.
Projekti
parashikohet të përurohet në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë .Ky mesazh është
dhënë nga krijuesi Fate Velaj në sallën
e bibliotekës së Fierit projektin për instalacionin monumental që do të vendoset
në rrethrrotullimin e sheshit Fitorja në qendër të qytetit me titullin “Europa
Plaza”.
3.
Sipas
skicës parashikohet që mbi rrethrrotullimin e sheshit Fitorja të vendoset
instilacioni monumental në qendër të qytetit me titullin Europa Plaza. Ideja e
Fate Velaj deshifrohet shkurt pak a shumë kështu:Një glob shumëngjyrësh alumini
me dimension sa një e treta e rrethrrotullimit së bashku me 47 shtiza flamujsh
të vendeve të BE-së dhe një platformë mbajtëse betoni. Një realizim artistik përmban
vepra monumentale si dhe me mesazh të qartësuar filozofik. Vetë artisti në idetë e tij ka nxjerr një produkt
artistik me shumë vlera .Ky artist i
palodhur ka realizuar punë të tjera të artit publik të mëparshme.
Mesazhi që
sjell krijuesi Fate Velaj: ky monument
do të shërbejë si një shprehje e aspiratës së qytetarëve fierakë drejt vlerave
evropiane duke ruajtur identitetin e tyre shqiptar. Ai tha se do të përpiqej që
vetë projekti të kishte edhe një reklamim në institucionet evropiane për vetë lobingun
që artisti do ti bëjë punës së tij ndërsa ndriçimi me anë të projektorëve do ti
jepte një vlerë shtesë sheshit në orët e natës. Nga qëmtimi i punëve të Fate
Vleaj është Për tu përmendur këtu është bulevardi 100 hapa drejt Evopës i planifikuar dhe i realizuar nga ky artist në qytetin e
Pogradecit.
4.
Jetëshkrim
për piktorin, fotografin dhe eseistin Fate Velaj.
Fate
Velaj është i pari shqiptar që zyrtarisht quhet “Europian Citizen
Piktori
Fatmir Velaj, lindi ne vitin 1963 ne Vlore, ku edhe u formua si artist. Viti 1991
e solli ne Austri duke i dhëne kështu mundësinë per studim si menaxher arti e
kulture, ne universitetin e arteve ta aplikuara ne Vjene. Shume shpejt arriti
te depertoje e prezantoje artin e tij ne ekspozita, galeri e muze, si ne Austri
ashtu edhe ne metropole te njohura botrore, duke merituar keshtu edhe vëmendjen
e vlerësimin e kritikes.Ekspozitat personale me te sukseseshme si nga stili
ashtu dhe nga mesazhi qe percjellin jane“Ngjyra jete ” Fqinjet dhe arti i tyre"
- Austri,“ Art nga Maqedonia” -Shkup, “Ndermjet Danubit e Nilit”- Kairo, "Kujtime
nga e ardhmja", Londer . "Merrem dhe mua tek deti Jon" -Varshave,
"“Mirmengjes Balkan”-qe u ekspozuan ne Bukuresht, e Athine. Ndersa viti 2005
solli nje sere ekspozitash si"Imitim nga jeta" hapur ne Ëels, "Kujtime
nga e ardhmja" – Vien, Austri dhe . Vlora mon amour“-Vlore, Vien, etj.
Deputeti
i parlamentit Evropian Dr. Hannes Sëoboda është shprehur se :"Fatmr Velaj është
një piktor që në mënyrën më të shkëlqyer prezanton Evropën multikulturore."Multikulturë"
nuk është për të një fjalë mode ose slogan por praktike e jetuar përditë. Nga
kjo praktikë shpërthejnë si temat ashtu edhe ngjyrat në pikturat e tij. Ngjyra
të dhimbshme gjithashtu melankolike përzihen me ngjyra të çelëta, të gjalla dhe
shpresëdhënëse. Kështu paraqitet edhe bota jone dhe mbi të gjitha Evropa, ku
piktori nga Shqipëria me banim në Vjenë e paraqit direkt dhe indirekt dhe që shkon
matanë Evropës së Bashkuar“.
5.
Luan Cipi
me dhe artin e bukur të penës, kallëzon prejardhjen e Fates.Nga vendi ku gjurmët
nuk shlyen aq kollaj.
Ti, moj
Kanina mbi mal,/ shkruan L.Cipi-Kryeqyteti i Kaoneve,/Nxore Ismail Qemal,
Donikën e
Kastriotëve./Famë të madhe dikur pate/Po, sërish dole mbi shoqe/Biri yt,
piktori, Fate
Qytetari
i parë Evrope./Të na heq këmbën zvarrë/Pas tij të vemi të tërë!Vlora, ky qytet
i parë
Shqipërinë
dikur ka bërë./Fate Velaj biri i saj/Tani, Evropian i parë,/Fatin e tij shpejt
do mbaj/I gjithë kombi shqiptar.