Faleminderit
Ramadan Emini: Petro Nini Luarasi
E hene, 09.07.2012, 06:22 PM
MARTIRËT
E GJUHËS DHE SHKOLLËS SHQIPE: PETRO NINI LUARASI
“Edhe Krishti ne na thënte Unë jam grek, eni pas meje, Do t’i themi pa mblidh mente, Se shqiptari s’vjen pas teje…” (Petro Nini Luarasi)
Petro
Nini Luarasi u ind më 22 prill të vitit 1865në Luaras të Kolonjës dhe vdiq më 17
gusht të vitit 1911. Ishte i biri i Nini Petro Kostallarit, veprimtar i
Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, Mësues i Popullit. Lindi në Luaras të
Kolonjës në një familje muratori. Ishte nxënës në shkollën e Qestoratit
drejtuar nga Koto Hoxhi.
Punoi si
mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe
dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1882 hapi Shkollën e Parë Shqipe në
fshatin Bezhan të Kolonjës, kurse më 1887 hapi shkollën shqipe në Ersekë dhe
pak më vonë (1892-1893) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve,
punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe më vonë
i shkollës së Negovanit (1909-1911). Në emigracion, në Amerikë (1904-1908) mori
pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike "Mall
i mëmëdheut" dhe "Pellazgu", i krijimit të komiteteve të fshehta
për lirinë e Shqipërisë. Ishte delegat në Kongresin e Manastirit (1908). Për
veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe
Patrikana e Stambollit.
Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17 gusht 1911. Bashkëpunoi në organet "Bashkimi i kombit" (Manastir 1909-1910), ku qe dhe redaktor, në "Drita" (Sofje, 1907-1908), në "Kombi" (Boston, 1908), në "Liria" (Selanik, 1909-1910) ku botoi shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Në veprën politike "(Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit") (Manastir, 1911) mbrojti të drejtën e popullit shqiptar për kulturën e vet kombëtare. Propagandoi një nga idetë qendrore të Rilindjes: Bashkimin në luftë për lirinë e Shqipërisë pavarësisht nga besimi fetar.