E shtune, 27.04.2024, 07:21 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Intervistë me politikanin shqiptar

E enjte, 28.06.2012, 06:09 PM


INTERVISTË ME POLITIKANIN SHQIPTARË

(Intervistë në ëndërr), Parajsa dhe Ferri

Nga Xhevat Rexhaj

"Gjykatësi: Po o politikan, ke të drejtë dhe shi për këtë une po vendosi që ti të jesh në parajsë, me të gjitha privilegjet që të ofrohen aty,??ngase ti fare nuk ishe dhe nuk je fajtorë për ato të bëra, dhe nëse dikush duhet të shkoi në ferr atëhere do të shkojnë të gjithë ata që ta dhanë voten dhe të mbajtën në pushtet....."Shekujtë kalojnë me shpejtësi marramendëse edhe pse ne njerëzimi nuk e hetojmë këtë fenomen, ngase jemi të përqendruar në vite dhe dekada, andaj për këtë arsye edhe ne si gjithë njerëzit e kësaj planete kënaqemi me suksese dhe deshprohemi me të këqija si pjesë e pandashme e jetës.

Ne shqiptarët si populli ma i vjeter i rruzullit tokësor, si populli më i civilizuar, si populli më punëtorë, më luftarak, më besnik dhe më i drejtë në këtë planet sot kemi pse të mburremi me politikën dhe politikanët tanë të cilët po sakrifikojnë çdo gjë nga vetja e tyre , vetëm e vetëm që të ofrojnë mirëqenje dhe ardhmëri të ndritëshme për qytetarët, pra shtetasit e tyre.

Mu për këtë arsye do të bëjmë një intervistë të hapur dhe shumë të qartë me politikanin shqiptar, atëdhetarë i hershëm, patriot i fortë dhe njeri me shkollimë superior.

-I nderuar Politikan, në fillim për lexuesit e shumtë , a mund të na thoni shkurt se kur u lindët dhe ku?

Politikani:

??Së pari unë ju falenderoi në mënyrën shqiptare që më ofroni mundësinë të jem i intervistuar nga ana e juaj, dhe të tregoi sado pak për sakrificat, angazhimet, atdhedashurinë dhe përkushtimin tim për kombin. Une kam lindur në ditën kur kishte darsëm daja im, në muajin e korrjesë së misrit ,dhe në vitin kur kishte rënë më së shumti borë.

-Po i nderuar politikan në fëmijëri si ishte qështja me shkollimin tuaj, ngase në biografinë tuaj shifet qartë se keni qenë nxënës shumë i mirë dhe sot jeni edhe Doktor i shkencave ?

Politikani:?

Eha sa për shkollën më duhet të them se vërtet gjatë gjithë moshës së re isha shumë i përkushtuar për te. Shkollën fillore e kam mbaruar në katundin afër nesh, shkollën e mesme e pata regjistruar në komunën tonë, por qysh në vitin e dytë mu desh ta nderprisja, ngase fillova të mbushem me patriotizëm nga disa shokë të mi me të cilët aty këtu bënim probleme kundër pushtuesit, duke vjedhur dhe duke rrahur ndonjë tjetër që nuk mendonin si ne.

-Po shifet se ju disa vite ishit jashtë bankave shkollore, po si ndodhi që ju të bëheni patriot dhe atdhetarë aq i madh në vitet në vijim?

Politikani:

?Të them të drejten nuk ishte e lehtë, kur e vërejta se në tokën e lindjesë nuk kishte më perspektiv une vendosa të emigroja në perëndim, dhe atje pata rastin të bashkohem me disa bashkëmendimtarë të mi dhe nga atje bënim shumë çka për kombin, dhe mendoi se ajo kohë??më dha shumë frymëzime se si duhet atdheu dhe si duhet ndihmuar atdheun kur është në rrezikë.

-Tani ti kthehemi pakëz kohës dhe momentit se si ndodhi që ju të ktheheni në atdhe dhe të merreni me politikë?

Politikani:

?Po duke parë rrethanat dhe rrezikun e kombit une vendosa me shoqërinë time që të tubonim mjete materiale, pra para dhe ta ndihmonim atëdheun me të gjitha mundësit, dikur une isha edhe një nderë shefat e këtij veprimi dhe pas përfundimit të luftës, për hir të opinionit më duhet të potencoi se une isha disa here deri në Shqipëri për të shpërndarë paratë dhe gjëra të tjera që janë sekret i shtetit ende, une u futa brenda territorit të shtetit dhe fillova me grupin tim të merremi me politikë, ngase shihej nevoja e madhe për mua dhe për bashkëmendimtarët e mi që ti ndihmojmë shtetit.

-I nderuar Politikan, ju sot jetoni në kryeqytet dhe keni shtëpi të mirë, automjet, post të lartë në pushtet dhe shumë privilegje të tjera, a mund të shpjegoni se si i arritët të gjitha këto brenda disa vitesh, kur dihet se edhe në shtetet??më të zhvilluara nuk do të kishte mundësi të tilla ?

Politikani:

?Një pyetje të tillë e kam shpesh edhe në ndeja të ndryshme, në takime të ndryshme dhe besa edhe nga shumë gazeta kritikohem se si erdhi gjerë te kjo pasuri, po ju lutem une kisha në fshatin tim shumë pasuri të patundëshme nga babai, disa livadhe, malin dhe një shtepi me??një hambarë. Të gjitha këto i shitem me vëllazninë time dhe u ngulem në Prishtinë, njëherit une kam rrogë të mirë në pushtet, ligjëroi në fakultet, gruaja ka specializuar dhe gjithashtu ligjëron në fakultet, dhe njiherit e ka një barnatore private. Nga të gjitha këto po kuptohet se une nuk e kam thye ligjin, dhe këtë po e tregojnë votimet në të cilat une gjithnji fitoi vota me shumicë.

-Po të ndalemi pakëz tani te qështja se ju sot jeni me titull Dr. , dhe pos me politikë siç thatë edhe ju, jeni edhe ligjërues në fakultet, po si ndodhi që ju para luftës nuk e kishit krye as shkollën e mesme...?

Politikani:

?E edhe ju gazetarët si jeni, po une isha i sinqertë në fillim rreth shkollimit, dhe tani ju tregoi se pas luftës edhe pse shumë i angazhuar në politikë une isha shumë i shkathët dhe shumë i interesuar që të vazhdoja shkollimin, shkollën e mesme e kreva për pak muaj ngase kapacitetet e mia intelektuale u kuptuan shumë mirë nga mësimdhënësit, ndërsa menjihere regjistrova dy fakultete, njërin në Shqipëri dhe tjetrin në Kosovë, dhe më besoni për 1 vit i përfundova që të dy fakultetet, kështu që pastaj vazhdova me magjistraturën dhe në fund me doktoraturën të cilën e përfundova në??superlativ.

-I nderuri Politikan, sot siç e cekët edhe më lartë, shumë po shkruhet dhe po flitet se pushtetarët, deputetët, pra politikanët në përgjithësi merren me hajni, korrupcion, kriminalitet, kontrabandë dhe me shumë shkelje të tjera të ligjit, a mund të na thoni se a qëndrojnë këto akuza, apo janë vetëm thashë e theme ?

Politikani :

?Po, po, po flitet, po shkruhet, po dëgjohet dhe shkurt po ngritet shumë pluhur rreth këtyre qështjeve, por une ju siguroi se asnjë nuk qëndron. E them këtë duke u nisur nga fakti se akuza të tilla ka me vite, por qytetarët e vendit tim janë shumë të zgjuar dhe shumë të vetëdijshëm se??as une e as pushtetarët e tjerë nuk jemi të përfshirë në këto shkelje ligji, ngase ne e respektojmë ligjin dhe mu për këtë populli po na voton në të gjitha zgjedhjet si ato lokale ashtu edhe ato parlamentare. Nga kjo shifet kjartë se këto janë vetëm spekulime, andaj as gjykatat dhe prokuroritë nuk po gjëjnë prova të duhura, e krejtë kjo tregon se une dhe ne politikanët e tjerë patriotë të përkushtuar të kombit jemi të pastërt.

-Zotëri Politikan, atëher a mund të na thoni se pse gjithë këto akuza dhe këto përfojle për korrupcion nga gazetat dhe kundërshtarët politikë ?

Politikani :

?E kjo pyetje është shumë me vend, une mendoi se të gjithë ata që akuzojnë politikanin??e bëjnë këtë nga inati që vet nuk munden të vjedhin, ngase këtu funkcionon shteti ligjor, të tillët na e kanë zili se ne politikanët ishim patriota, dhe edhe në ditët e sotme jemi duke sakrifikuar edhe Familjet tona për shtetin dhe mirëqenjen e shtetasve tanë. Ne nuk ua pijmë gjakun qytetarëve tanë me taksa dhe me denime, shpesh i mbyllim sytë dhe i lejojmë edhe ata që të gjinden për veten e tyre, dhe shi për këtë qytetarët na duan neve.

Zotëri Politikan, çfarë mendoni për të rinjët, a duhet edhe ata të kyqen në jetën politike??ngase shumë nga ta kanë përgatitje të duhura dhe janë në trend me kohën e teknologjisë dhe dijnë shumë për demokracinë dhe ecjen e mirë përpara ?

Politikani .: Une mendoi se të rinjët tanë nuk duhet të kyqen në politikë, ngase ne gjenaratat e çlirimit të Kosovës si ata paqësor si ata luftarak ende nuk e kemi kryer punën gjerë në fund, pra kemi edhe shumë për të bërë. Ne politikanët që sot udhëheqim shtetin kemi krijuar përvojë, dhe na duhen edhe disa vite të qëndrojmë në poste për të mirën e popullit, ngase kemi dije dhe e ruajmë ende patriotizmin e fortë.

Faleminderit për intervisten i nderuar Politikan, nëse keni për të shtuar diç apo ?

Politikani :?

Unë po??e shfrytëzoi rastin që të përshendesë popullin tim, dhe ta falënderoi për përkrahjen e madhe që më japin kudo dhe kurdo. Une i siguroi qytetarët se sa here që më votojnë une do jem edhe më i përkushtuar që ta ruaj pasurinë e shtetit, dhe ta ruaj ligjin, ngase këtu fillon dhe qëndron demokracia e fortë e jona. Populli e ka kuptuar se ishte me vend që une erdha dhe u vendosa në Prishtinë për të qenë më afër vendit të punës, dhe për mos të bërë shpenzime të shumta, ngase??sikur të kisha qëndruar në fshat atëhere une do të duhej të udhëtoja me automjet e me shofer, kështu une këtu në kryeqendër jam me sy hapur ditën dhe natën në shërbim të shtetasve të mi. Faleminderit për intervisten....

Dikur vdiq Politikani;

Politikani kishte vdekur dhe kur kishte shkuar??shpirti i tij te gjykatësi i përjetësisë, për të marr gjykimin se a duhet të shkoi në parajsë apo në ferr, kishte ndodhur një befasi e këndëshme për shpirtin e politikanit.

Gjykatësi i shpirtërave e pyeti politikanin se pse kishte vjedhur aq shumë shtetin, atëdheun që e kishte dashur aq shumë, kishte kontrabanduar dhe ishte korruptuar gjerë në dhëmbë? Politikani i ishte përgjigjurë kështu: I nderuar gjykatës, une të gjitha që i kam bërë i kam bërë për qytetarët e mi, vërtet une kam vjedhur sa kam mundur, pra e kam shkelur ligjin me te dy këmbët, por qytetarët gjithnji më votonin, gjithnjë më zgjidhnin në poste, dhe une vërtet mendoja se po bëja mirë, e për këtë arsye po më zgjedhin gjithnji,nëse une jam fajtor për këtë athere e pranoj ferrin!

Gjykatësi: Po o politikan, ke të drejtë dhe shi për këtë une po vendosi që ti të jesh në parajsë, me të gjitha privilegjet që të ofrohen aty,??ngase ti fare nuk ishe dhe nuk je fajtorë për ato të bëra, dhe nëse dikush duhet të shkoi në ferr atëhere do të shkojnë të gjithë ata që ta dhanë voten dhe të mbajtën në pushtet.....

Kështu ishte jeta e Politikanit shqiptarë, gjatë gjithë jetës jetoi në luks, e kur vdiq përfundoi në parajsë, dhe me këtë aktvendim të gjykatësit të shpirtërave duhet të pajtohemi......ne që do ta fitojmë ferrin.....

Ishte një? intervistë në ëndërr, por ?shumë interesant..............?



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora