Faleminderit
Dedë Preqi: Mëhill Berisha - Njeri me kuptim të plotë atdhetar
E diele, 17.06.2012, 01:00 PM
Portrete atdhetarësh
NJERI ME
KUPTIM TË PLOTË ATDHETAR
-Inmemoriam- Mëhill Berishës-
Nga Dedë Preqi
-Njeriu
nuk vdes nga dëshira për tu shkëputur nga kjo botë edhe pse nganjëherë
është e bezdishme dhe i ka peripetitë e saja, herë të ëmbëla e herë të hidhura,
por ajo është si gjithmonë e etur nga malli dhe dashuria. Jeta i ka edhe vlerat
e veta shumë të veqanta, por vlerat e saja nuk janë të thjeshta, sepse ato kërkojnë gjithherë sakrifica.
Ndërsa, njeriu i sakrificës është i lidhur me këto vlera, edhe në atë masë kur
ai konfrontohet në rrëmuja të ndryshme, të cilat ia kërcënojnë vlerat që ai njeri i posedon në shpirt dhe
zemër, edhe pse nuk i dhimset asgjë për një botë të dinjiteshme dhe njerëzore. Prandaj,
njeriu lufton me forcën e vet deri në fund, jo vetëm për ti mbrojtë vlerat e
egos së tij , apo përsonale, por për të pasur gradën më të lartë njerëzore,
lirinë dhe demokracinë e saj. Ashtu mendoj se, edhe e jeta e Mëhill Berishës e
kishte kuptimin e vet të vlerave atdhetare, e cila thjeshtë ishte një sakrificë,
që në kohën e vet gjendet gjithëherë përballë sfidave të shumta, të cilat
kishin për bazë përveq jetës së rëndomtë, edhe vlerat kombëtare e atdhedashurinë,
që shënojnë cakun e çdo atdhetari të denjë
dhe të devotshëm. Jeta e Mëhillit kishte qëlluar në mes sfidave të mëdha, mirëpo,
ai kurrë nuk dorëzohej dhe e bënë domosdoshmëri në jetë dhe të nevojshme , se çka bëhët në dobi të njerëzve është vepër morale
dhe njerëzore, së cilës nuk i kërkohet
shpërblim, vetëm ajo të realizojë qëllimin e vet. Mëhilli emigroi shumë herët në perëndim, si
shumica e shqiptarëve, të cilët përshkak të kushteve politike dhe ekonomike,
janë detyruar me u largu nga atdheu i tyre. Duke biseduar një ditë me vëllaun e
tij, Shtjefën Berisha tha, unë Mëhillin
nuk e kisha vetëm vëlla, por kur erdhëm së bashku në Zvicërr në vitët e tetëdhjeta,ky
ishte pakëz më i vjetër, ndërsa unë isha shumë i ri dhe këtë e pata vëlla, shok
edhe prind, me ç’rast u rrita me këshillat e tij. Edhe pse jeta në mërgim nuk është
aq e lehtë, e cila përveq nastalgjisë dhe mallit që ka për të afërmit e vet dhe
vendlindjen, ajo i ka edhe obligimet tjera të nevojshme, të cilat duhet çdo mërgimtarë
me i krye me kohë e përpikëri, duke respektuar
orarin e punës si prioritet dhe obligim në jetë. Përveq obligimeve në punë, Mëhilli nuk
pushoi, duke u marrë edhe me aktivitete tjera, që në vitët e 90-ta, ai u
inkuadrua në lëvizjen e LDK-së, në diasporën
e Zvicërrës, duke u angazhuar në mënyrë aktive në këtë parti, së cilës i printe i madhi Ibrahim
Rugova. LDK-ja, ishte lëvizja e parë kombëtare,
që kishte për qëllim çlirimin nga zgjedha serbo-sllave, lirinë dhe pavarësisnë e Kosovës. Mëhill
Berisha ishte bashkëpunëtor besnik i Presidentit Rugova, të cilët punuan gjatë për
sendërtimin e ideve të mëdha të lëvizjes për çlirim kombëtarë. Presidenti
Rugova, gjatë udhëtimeve në Zvicërr, asnjëherë nuk e kursente rrugën e tij, pa
u kthyer te Mëhhili, ndoshta edhe me bërë një natë konak në familjen e tij. Mëhill Berisha ishte mik dhe bashkëpunëtor i
ngushtë i kolonel Tahir Zemës, të cilët me shumë bashkëatdhetarë të tjerë nga
diaspora shqiptare e Zvicrrës , e ndihmuan lëvizjen brilante të shqiptarëve, të
cilët kishin për qëllim shtetformimin dhe Pavarësinë e Kosovës. Në Luftën e
fundit të vitit 1999, në Kosovë, bandat serbo-çetnike, ia shkatërruan çdo gjë që
pati investuar me vëllezërit e vet në fshatin e tij të lindjes në Gllogjan, mirëpo
Mëhilli nuk e ndaloi aktivitetin e tij, në organizimet e gjithanshme, duke u
ndihmuar popullatës shqiptare, duke organizuar me shumë veprimtarë të tjerë,
shpërndarjen e mjeteve materiale dhe ndihmave të mëdha gjatë luftës në Kosovë,
duke i ndihmuar atyre që patën nevojë më së shumti, mandej vonë e ndërtoi të re,
gjithë atë që iu shkatërrue atij më parë, nga lufta serbe dhe regjimi i Serbisë
fashiste. Mëhill Berisha gjatë Luftës në Kosovë, dha kontribut të veqantë dhe të
qmuashëm, si materialisht ashtu dhe fizikisht në Brigadën 131, të UçK-së, dhe
njësiteve operative në Lugun e Baranit. Vepra e Mëhill Berishës është vepër e
një atdhetari të ndershëm, e cila nuk ndalet rrugëtimit të vet, deri në ditët e
fundit të jetës së tij, për shtetformimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Gjthë veprimtaria
e Mëhillit, sillet rreth strumbullarit tematik, ATDHEU, LIRIA, dhe mërgimi, të cilat
e shënojnë dhe vepren e Mëhill Berishës. Të gjitha këto vepra të Mëhillit, lënë
një gjurmë të pa shlyer, në formimin e vlerave historike dhe kombëtare, të cilat
i ruan historia në gjirin e vet. Shqiptarët kanë ende për të mësuar, për sa i përketë
diversitetit dhe respektimit të atdhetarëve të tyre edhe nga diaspora
shqiptare, të cilët ishin forca e të gjitha lëvizjeve të formimit të shtetit të
tyre, dhe sot janë faktorë i rëndësishëm i shtetndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës.