Kulturë
Cikël poetik nga Dhimitër Nica
E diele, 11.12.2011, 03:21 PM
Dhimiter Nica
BIJTE E SHQIPES
Shqiperi pse rri menduar...
Pse s'te shoh si te kam pare.
Bijte e tu valle ku kane shkuar?
Pse ne bote te jane shperndare...?!
O ju zogj shtegetare
Do shkoni ne vendin tim?
Puthni nje plake te thare
Dhe i lini nje kujtim...
Une do vij te nena ime
Dhe i futur thelle ne varr
Do behem zog te fluturoj
E do puth buzen e care...
Do marr jete , force e shpirt
E do ngrihem lart ne qiell
Ne qiell s'egzistojne kufijte
Por ka per te gjithe diell...
SELANIK , MARS 2003
SHTEPIA E VJETER
Muret jane plasaritur
Pemet perreth jane thare
Degjohet catia duke kercitur
Une vij rralle per te pare.
Ke vite qe pret e kycur
Nje dite te mire,te bardhe
Kangjellat kudo jane ndryshkur
Une vij rralle duke qare...
Kap kycin me duart qe dridhen
Ai kercet e hapet menjehere
I vjeter e me ndryshk ai s'perdhridhet
Ndoshta aromen e trupit ndjen...
Tani ngjan me hon e germadhe
Po sa nuse prite te kjo dere
Dikur ti mbreteresha ne mehalle
Sot vec ne shpirtin tim ke vlere.
Perreth jane ber
Ti rri mes tyre e vogel e brishte
Historia jote mbetet e madhe
Brenda teje ne rriteshim cdo dite.
Brenda teje ne merrnim zjarr e shpirt.
SIKUR TE SHKOSH ME TJETER NJERI...
-Kurbeti kjo plage e mallkuar qe mban larg
e djeg me zjarr vullkani mijera e mijera zemra te
dashuruara...
Sikur dikush te te thote
Eja sot te dalim bashke,
Cfare valle ti do t'i thuash
Do shkosh me te,te hash jashte...!?
Do mendohesh nje moment
Sikur te shkosh me te vertet
Qielli do te bjere me gure...
Kujtome mua ate moment
Kujto lotet qe une derdh
Kujto vuajtet qe po heq
Mungesa jote po me tret...
Edhe syte m'u dobesuan
C'pesuan valle syte e mi
Si ndryshuan destinacion
Nuk derdhin lot, por vetem shi...
Sikur te shkosh me tjeter njeri...!?
Une te them mos shko kurre,
Mos e bej ate marrezi,
Qielli do te zer me gure...
Une te them mos shko kurre...
DJERSA JOTE, BABA
Kur isha i vogel,
Veshtroja djersen
qe nga balli yt rridhte,
ledhatoja "djersen"
mbi petalet e luleve
keputur mengjeseve,
e me dukej se dhe djersa jote
nga vesa e mengjesit dilte!
DJERSA
Djersa,
Per punen motivi me i vlefshem.
Djersa
Diploma e njeriut te ndershem.
SHPERBLIMI
Dheu...
Tret cfardo...
Por trimerin dhe arin
Jo!
PER DASHURINE
Nuk di c'ka kjo vajze,
qe mundon ne pritje djalin...
Ndoshta ndodh si me diellin
qe rrotullohet gjithe naten
e ne mengjes puth embel malin...
BERATSET
Beratset jane si trendafila
Kur i prek leshojne arome.
Kur i puth te vene ne gjume
Nga mjalti qe rrjedh e loton...
NE STACIONIN E NJE VAJZE
(Kushtuar polakes Renata R.)
Une e desha shume ate vajze
E mund ta harroja vetem
Kur te nderroja jeten.
Por une e desha vetem pak dite ate vajze
Se me pare nga une ne stacionin e saj
Kishte mbritur nje tjeter...
SELANIK ,
DIELLI SHKOI TE FLERE
Dolen yjet te rreshtuar
Hena ndezi driten ne hemisfere
Gjithesia frymemarrjen ka ndaluar
Dielli mbuloi koken, shkoi te flere...