E shtune, 18.01.2025, 11:31 PM (GMT)

Kulturë

Ali R. Berisha: Rrëfime dhe analiza psikoanalitike

E diele, 23.10.2011, 06:31 PM


Shenime nga leximi i librave

 

RRËFIME DHE ANALIZA PSIKOANALITIKE

 

(Vilson Culaj: Stuhi e fjetur,  tregime, “Anton Pashku”, Pri. 2009)

 

Nga Ali R. Berisha

 

   Vellimi me tregime Stuhi e fjetur, iVilson Culajt, është një prozë të punuar me një ligjërim artistik të kujdesshëm mbi probleme të jetës.  “Një bagazh i respektueshëm shkathtësish stilore dhe njohurish nga kultura e përgjithshme” (Anton Gojçaj), “ku tërheq fokusimi i jetës dhe esencës së saj” (Naum Prifti), “tema shumëdimensionale me karakter të theksuar  psikanalitik” (Ndue Ukaj) një ballafaqim me një atmosfertë veçantë letrare.

 

   Tregime të shkurtëra, proza poetike, plot dinamikë rrëfimi nga jeta bashkëkohore e rinisë dhe e shtresave të tjera me përvijim fuqish shprehëse, të ngjeshura  me mendime asociative dhe rrëfime me figuracion funksional. Autorit ka pikësynim ta paraqesë të riun bashkëkohor sa më tërësor përmes analizave psikoanalitike, botëkuptimore, kulturore dhe gërshetimeve artistike me përzgjedhje e nuancimeve të holla të fjalës. Vërehet fusha e gjerë e kombinimit të temave, peronazheve, rrëfimeve, botëkuptimeve, pasioneve për ta kërkuar esencën e dashurise, jo vetëm ndaj njeriut dhe jetës, por edhe ndaj rruzulli mit pas një “Stuhie të fjetur”. Këtë e tregojnë edhe titujt e tregimeve, që ngërthejnë në vete shumëçka nga brendia. Ngulmimi i autorit për ta shpërfaqur me shumë sinqeritet njeriun sa më universal, sa më të butë e sa më të ngritur në kulturë dhe edukatë - vërehet fillim e fund librit. Një botë larg luftës, larg politikës, larg vuajtjeve. Rrugë e dashurisë e hapësirës jetësore, kulturës njerëzore, natyrore dhe ëngjëllore. Mëtim për tema  me persiatje filozofike rreth etikës dhe moralit.

 

   Pëlqesa të veçanta krijojnë tregimet  Mësuesja dhe avokati, Dashuri edhe përtej varrit, Nën hijen e një nate, Kryqëzimi para lirisë, të ngadhnjesh mbi veten, më tepër se në tegimet e tjera dallohet aftësia e autorit,jo vetëm për ta hartuar mirë e me kujdes një rrëfim a ngjarje, por edhe këmbëngulja për ta  derdhur aftësinë e tij në të shprehurit lirik. Krijojne përshtypje  pjesë tekstesh të shtruara në formë dialogjesh tejet të ngrohta, erotike, psikoanalitike, problematike,  brengërënda e brengëlehta.  Vilson Culaj nuk ngutet gjatë shkruarjes, as nuk preferon gjatësinë, afër gjysma e tyre tkurren në dy faqe dhe kjo ngadalësi e shkurtësi kundërshpërblehet me dendësi mendimi, me një delikatesë prozaike që është shumë e afërt me poezinë. Janë të shumta fjalitë dhe shprehjet që me cilësitë e tyre lënë përshtypje të thellë. Citojmë: “Kur hyra në shtëpinë e vjetër, kujtimi im i moçëm u bë i ri brenda dhembjes sime.” (f. 18),  “Ajo luajti rolin e Akullit, por diçka tjetër u dogj në sytë e saj”, (f. 52), “…dy pika lot i rodhën në faqe. Në ato dy pika lot ai pa jetën dhe gabimin e tij si në pasqyrë…” (f. 103), “…djaloshi e shikoi me përbuzje plakun … Plaku aty për aty e lexoi brendinë e shikimit…” (124).

 

   Në disa tregime spikasin tema a motive konkrete, si: në tregimin “Vasha me shikim të ngurtë” – këshilla nga edukata fetare kristiane, “Ajo ishte vetëm grua” – dashuri hedo niste, “Vendi ku qielli flet” – historiza nga jeta, “Të ngadhnjesh mbi vetën” – vetëngadh njimi. Nuk mungojnë temat nga metafizika, blasfemia, Zoti, Hyji, e të tjera. Kjo dëshmon universin dituror dhe gatishmërinë e autorit për ta nxjerr atë në krijime letrare. Dashuria njerëzore ose nënëterezore (të shprehem kështu) si ndjenjë e frymëzim e bën veprën të ngrohtë. Ajo nuk shfaqet vetem në të jetuarit e kësa jete, por edhe në përjetimin, prej kësaj, të asaj botës tjetër. Tregime me një ligjërim të lehtë e me thurrje lakonike e të natyrshme. Autori ngul këmbë për ta gjetur atë fjalinë e shkurtër, atë formulën a fjalën simbol, që do të ketë rolin kyç në shtjellimin e idesë. Gjetja me sukses e mendimit të rrumbullakuar për ta përkufizuar idenë shprehet me sukses në formulimin e aforizmave të qëlluara si: Zemra nuk eshtë vetëm pompë gjaku, por edhe oqean sekretesh. /f. 88, Zemra e femrës mallkon vetëm një herë. /f.102, Njeriu vjen në këtë botë për të fituar beteja,/109.

 

   Diku në dy tri prozat e fundit vërehet një rënie, një nxitim - natyrisht, edhe një ftohje, si p.sh. në prozën Kur fatet takohen. Kapërcimi i shpejt nga një gjendje në tjetrën, nga një vendzhvillim në tjetrin. Në raste të tilla emocio net apo frymëzimet e autorit e dëmtojnë rrjedhën plot intenzitet të rrëfimit prozaik. Bie në sy qartë edhe një qëllim tjetër i autorit; për të futur në strukturën shprehimore kulturë të mirësjelljes, por në disa raste nuk ia del ta tutjerespektojë. Kështu përemri vetor “Ju”, në vend “ti”, që shpreh kulturë mundane nuk respektohet gjithaty ku duhet. Po e përmendim vetëm dy shembuj: “Ju jeni i bukur andaj do të kesh shumë pagjumësi …”(f. 22), “Më habit bota juaj e brendshme, sidomos pamja jote…” (f. 77). Ky lëshim përsëritet në disa raste. Duhet thënë domosdo, se gabimet gjuhësore në këtë vepër nuk janë të pakta.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora