Kulturë
Agim Gashi: Ah, vetmi!...
E shtune, 22.10.2011, 04:55 PM
Agim Gashi
AH, VETMI !...
Në errsinë ç’po kalon jeta,
Çdokush ka hallet e veta,
Por ma të randa më duken mue
Që më
Prej shumë vitesh me mundime
S´troket kush në derën time,
Gja s’kam ba, me i pas randue,
Pse kështu, me më harrue?
II
S’e mbaj mend, sa ishte moti,
Prej atdheut kur jam dalë.
Për mall t’tij e nanës sime,
Shpirt e zemër më janë kallë.
Sa më ka smu merzi e shkreta,
Ma shumë n´spitale se sa n´shtëpi,
Me bukë të huej në këto vende të shkreta,
Me shumë ilaçe e terapi.
III
Ah, atdhe! Ah,nana ime,
Ç’qe ky fat kështu për mue,
Që s´la Zoti me Ju të plakem,
Për Ju me qeshë e me këndue?
Dalngadal po shkon kjo jetë,
Me plot
E unë s’po mund me i ndal lotët,
Për Ty, atdhe, e ty, nana ime.
IV
Me breng shpirti, që s’vdes n´atdhe,
Do t´më varrosin nën shkurre t´hueja
Me sy çel do t´më lshojnë në dhe.
Nji amanet po e la tani
Të m’i shkrueni këto fjalë:
„Për dashuri t´atdheut e nanës
Kangë e vaj as në vorr s’po i ndal“!
17.10.2011-Düren