E hene, 29.04.2024, 05:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël me Poezi nga Faik Krasniqi

E shtune, 22.10.2011, 04:17 PM


Faik Krasniqi – Prishtinë, Kosovë

Publicist/Poet/Politikolog – Kulturë & Politikë

 

Faik Krasniqi ka lindur më 21.10.1978 në Prishtinë. Me profesion është publicist, poet dhe politikolog. Ka mbaruar shkollimin fillor, të mesëm dhe të lartë në Gjermani. Gjatë qëndrimit në mërgim, në Suedi dhe në Gjermani, ka qenë publicist për disa gazeta suedeze dhe gjermane, si; ”Zweibrucker Zeitung”, ”Pfalzischer Merkur” dhe” Rheinische Post” etj, etj. Për gazetat shqipe prej vitit 1997-2000 ka qenë publicist pranë gazetës së përditshme ”Bota Sot”, si dhe për gazetat” 24 Orë”, ” Dita” etj. Një kohë ka qenë botues dhe kryeredaktor i gazetës elektronike”TAKENEWS.INFO”. Momentalisht është publicist dhe redaktor pranë gazetës elektronike”Nacional Albania”, si dhe publicist pranë gazetave ditore në shqip ”Infopress” (Kosovë), ” Tribuna Shqiptare” (Kosovë), dhe kohë pas kohe edhe në gazetat tjera në shqip, gazeta”Sot” (Shqipëri), gazeta”55”, gazeta''Shekulli'', ”Koha e Re” (Maqedoni), ”Lajmpress”(Maqedoni), ”Kosova Sot” (Kosovë), ”Bota Sot” (Kosovë), ''PrishtinaPost'' si dhe kontribues në shumë gazeta elektronike. Është publicist, poet dhe shkrimtar i njohur në të gjitha viset shqiptare por edhe jashtë saj. Është edhe anëtar i Këshillit Drejtues të Lëvizjes''ALEANCA KUQ E ZI''. Në gusht të 2010 në shtëpinë botuese ”ADA” në Tiranë ka botuar librin romantik me poezi ”Ëndrrat për ty”,  si dhe të njëjtin libër e ka botuar në dhjetor të 2010 në anglisht në SHBA me titullin ”THE DREAMS FOR YOU”. Së shpejti do të boton edhe dy libra të tjerë, një libër me poezi romantike dhe një me fjalë të arta. Për Zemra Shqiptare shkruan për fushën e politikës dhe kulturës.

 

 

Faik Krasniqi

 

 

NJË LOT

 

I mbyll sytë,

i them vetes është vetëm një ëndërr,

se ti nuk je vërtetë kaq larg,

një buzëqeshje e lehtë më kap,

hap sytë,

një lot buzën befas më lag

 

 

JE

 

Je gjëja më e bukur që mund të ekzistonte

ndonjëherë mbi tokë...

Je motivi i kësaj jetë...

më motivon të luftoj për jetën dhe për ty...

Je ndjesia më e paimagjinueshme...

Je personi më i rëndësishëm i jetës sime...

Je gjithçka për mua...

lutem çdo ditë për ty

dhe ndihem njeriu më me fat që të kam.

Të dua shumë dhe të adhuroj

 

 

DUA TË JETOJ ME TY

 

Mos më kujto të shkuarën time

se në të shkuarën time mungoje ti

kujto veç të tashmen dhe të ardhmen

janë veç këto dy momente që dua të jetoj me ty!

 

 

E PRITA

 

E prita fjalën tënde

përgjigjen shekullore,

vështrimin e fshehur

buzëqeshjen vajzërore

 

E prita dashurinë tënde

që zemrën e lodhi

E prita bukurinë tënde

nga errësira që doli

 

Eja të thirra

dorën më shtrëngo,

më përqafo mua

shpirtin më dhuro

 

 

KUR DY ZEMRA

 

Kur dy zemra bien në Dashuri

fillon toka të notojë

Kur dy zemra preken

puthet Toka me Saturnin

Kur dy zemra lidhen

përgjithmonë bashkë të jetojnë

 

 

NË TËRË TRUPIN TËND

 

Në tërë trupin tënd

Shikimin ta lëshoj

Më pëlqen nganjëherë

Kur më ngacmon

Me bisht të syrit të vështroj

Buzën ngadal e kafshoj

 

 

NË SYTË E TU

 

Në sytë e tu shoh

Qiellin dhe detin blu

Në sytë e tu shoh

Një det të tërë me dashuri

 

 

MË LERË TË VDES

 

Nëse ti nuk vjen

Mos më lerë të pres

Merre zemrën time

Dhe më lerë të vdes

 

 

DASHURIA

 

Dashuria është buzëqeshje

 

por është dhe qarje e lot.

 

Dashuria është diell

 

por është dhe shi,

 

ndonjëherë është erë e lehtë,

 

furtunë e stuhi

 

Dashuria është ditë e gjatë

 

por dhe natë pa mbarim

 

 

ME MALL TË KËRKOJA

 

Në pafundësinë e qiellit

 

sytë e tu kërkoja,

 

po si gjeja dot

 

e me mall të kujtoja

 

 

Mbylla sytë e për një çast

 

të ndjeva pranë,

 

e theva atë largësi,

 

atë largësi që na ndan.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora