E diele, 28.04.2024, 11:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: E reja që kërkonte literaturë shqipe në panairin e librit në Frankfurt

E premte, 21.10.2011, 08:59 PM


 

E REJA QË KËRKONTE LITERATURË SHQIPE NE PANAIRIN E LIBRIT NË FRANKFURT

 

Që nga data 10 Tetor të këtij viti Frakfurti kishte hapur dyert e kultur për një javë, rresht dyert e mikpritjës për dashamirët e fjalës  dhe rreshtave të shkruar,për miqët e vegjël te fletëve me përmbajtje të mëdha dhe të shkëlqyeshme, Panairi vjeshtor  i librit ne Frankfurt.Libri  miku i jonë  e vogë pra është ai qe hap horizontet menqurisë dhe të  diturisë për mbarë njerëzitë e Globit.

Panairit të Librit vjeshor ishte i bushur plotë vizitor,nga pjesët e ndryeshme të rruzullit tokësor.Seicili mysafirë e kishte dikund pikën e takimit përveç asja se do të kenaqët duke vizituar Tendet e ndryshme të Shetetve pjesëmarrëse me libra dhe literaturë të nduarnduarshme dhe  shumë interesante.

Pa pritur para tëndit të librave të ekspozuara nga KOSOVA dhe  dhe para  hartës të  Shtetit të Kosovës ngadalëson hapat një  vajzë e bukur me kaçurrela  dhe shatëhedhur e cila me drejtohët  pa hezitim me këto fjalë;

Zotëri me ndihëmoni pakë ju lutëm:Ku mund të gjejë këtu  literaturë   Mbi arsimin shqip në Kosovë.Nga dialekti i të folurit unë fitova pështypjën se kjo vajzë nuk ishte shqipëtare edhe pse e fliste gjuhën letrare shumë bukur .Unë nuk ngurrova ti jap këshilla,por kurreshtja ime ishte  me e madhe që të mësoi diç më shumë nga jeta e kësaj vajze tëzgjuar të kulturuar dhe pedante dhe simpatike.

Me leje kërkova që t`me sqaroi  diç me shumë nga jeta e kësaj të reje,dhe pa nguruar i propozova për një Intervju të shkurtër  enkas për Zemrën shqiptare dhe gazetën kombtare „Bota sot „ gazetë e cila kishte zenë vendin meritor mbi tavolinën ku në kishim filluar të zhvillonim bisedën e rastit dhe ku edhe ajo  e pranoi  pa hezitim dhe me kënaqësi propozimin tim.

Pas prezentimit tim pyetja e parë që ja drejtova bashkëbisedueses time te re  ishe si quhej dhe nga vinte;Unë quhëm Erika BOZZATO, jam studente, dhe vie nga Pavia e Italisë,pra nga rrethi i Milanos tani  jam duke e punuar temën e Doktorraturës në Universitetin e  Biele Feldit ne Gjermani.

Ku e keni mësuar Ju kaq bukur gjuhën shqipe: Këtë gjuhë të bukur e flasë me kënaqësi,tash e sa vite por qysh kur kam qenë nxenëse ne shkollën e mesme dhe kam lexuar për shqiptarët kam ndier dashuri ta mësoj këtë gjuhë, te bukur ilire e pastaj pas mbarimit të shkollës së mesme fitova ne një konkurs të drejtën që ta bejë një Praktikum nentë mujor  ne Shqipëri dhe kështu Tirana mi hapi dyert e dashurisë dhe te simpatisë  që ta mësoi dhe ta dua shumë-shumë gjuhën shqipe dhe e gjithë kjo mrekulli ndodhi  gjatë vitit 2007.

E më vonë çfarë keni berë zonjusha Erika; Unë me vonë konkurova ne një Organizat jo qeveritare italiane,me destinacionin ne Kosovë.Pata fatin dhe me pranuan që të punoi ne një Organizat jo qeveritare për Arsim Shkencë dhe Teknologji në Prishtinë ku atje punova që nga viti 2008 e deri ne fund të vitit 2010,në Shtetin me të ri të Botës në Kosovës ,atje mësova shumë gjera të bukura të cilat terë jetën do t`me ngelën në kujtesën dhe urtësinë time prej një intelektualje.

Kosova ma ka gllabëruar një pjesë të jetës të rinisë time andaj  për Kosovën me lidhë, fisnkëria, sinqeriteti ,zgjuarsija  dhe bujaria e ati populli,mikëpritja,zakonet e mira që nuk i ka askush,pra të gjitha gjërat e mira me lidhin për atje.

Gjatë punës tende dy vjeqare,çfarë keni mësuar juve atje në Kosovë; Ne  kemi qenë të interesuar që të mësojmë mbi Zhvillimin e Arsimit shqip në Kosovë,që nga periudha e viteve të mundimshme Nëdrrimi i Planprogrameve shkollore shqipe, pastaj segrëgacioni i nxënësve ne baza nacionale me vonë helmimi i fëmijëve nëpër çerdhet dhe shkollat e ndryshme të Kosovës e deri të mësimi në shtëpitë  privat nëpër  shtëpitë shkolla në terë teritorin e Kosovës .Ku me karrikën e shkollës u zavendësue  cungu prej druri, një gur i ftohët ,një bllok betoni,një tullë e kuqe,ose kanë  munguar edhe ato . E ne vend të bankave kan shërbyer gjunjët duke e qitur fletorën ne vend të tavolinës ose mbi shpndën e nëxenësit i ulur para , për të marrë shënimet nga mësimdhenësit pa paga  dhe pa siguri, dhe zhvillimi i mësimit me frigë ka pasë cilësinë e vet,kjo me ka interesuar si ka ngelë gjallë shkolla shqipe gjatë atyre viteve të mundimshme.

Kështu kjo do të jetë një temë shumë interesante për mua pasi që jam e interesuar të grumbulloi materjale të shumta të asaj periudhe.

Juve dëshmuat se keni qendruar me se dy vite ne Kosvë me të gjitha këto që na i deklaruat,po cilat  vende dhe qytete të Kosvës i keni vizituar: Isha në Reçak, të Ujvarat e Mirushës , Kanionet e bukurisë në Prizren,Gjakovë Deçan,Pejë,Drenicë isha te Memoriali i Jasharajve dhe shumë permendore nëpër Kosovë i kam vizituar të gjitha këto që i ceka kishin dhe kanë nga një histori te veçntë ne vetvete.

Unë sërish i kthehëm fillimit,çfarë literature shqipe ju intereso ta keni:Po mua po  me intereson ta gjejë dhe ta kem një literaturë Mbi Arsimin shqip ne Kosovë nga viti 1999 e deri në vitin   2008,kjo  do t`me shërbent si materjal për Punimin e Doktorraturës të cilin do ta mbrojë në Universitetin e Biele Feldit,shton me buzë në gaz Erika BOZZATO,dhe ne vazhdim shton se detyrimisht do të kthehet në Prishtinë që të paisët me materjale të nevojshme,te botuara rreth  Arsimit shqip në Kosovë.

Ne fund u ndamë me shtërngim duarsh  dhe ne mënyrë shumë miqësore me shpresë që të takohemi sërish dhe të mësojmë edhe me shumë mbi jetën dhe punën  e mikeshës se re të shqiptareve zonjën Erika BOZZATO, e cila me la përshtypje të pa përshkruara duke i dëshiruar doktorrim të shpejtë me nota të larta suksese ne punë dhe fat ne jetë. Por qe ajo vet u deklarua se pas Doktorraturës sërish do të kthehët ne Kosovë për të punuar dhe jetuar vepruar atje.

 

Foto Sh.Buzalaj

Teksti Neki LULAJ



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora