Kulturë
Petraq J. Pali: Kur zbres nga fshati...
E marte, 18.10.2011, 06:17 PM
Petraq J. Pali
Kur zbres nga fshati...
Kur gjithmonë zbres nga fshati
gjumin e largoj...
risodis edhe natyrën
detin e kundroj!
ndjehem djalë ndjehem i ri
nuk di seç t'ju them
as bukë e as ujë s'dua
për shpirt të Tim Et’!
një magji brenda në shpirt
gjithmonë më mbërthen
me saldon në vend më mba
bëhem helm e vrer!
Kur shikoj fshatin e shkretë
fshatin e pa zë
nuk di ku kanë shkuar djemtë
ikën për gjithnjë!
Porsi zogjtë e kukuvajkës
shpërndarë s'di se ku
vate vajzëria vate
ikën kuturu!
dal kundruall, e vrojtoj
me lot nëpër SY
e shikoj ashtu shkatërruar
seç me dhemb mbi gji!
shtëpitë braktisur fare
rrugicat plot bar...
si s'pëlcet kjo zëmra ime
s'i s'pelcet aman!
ç'u thanë lulet u thanë
saksitë mbi avlli...
janë larguar nikoqiret
brenda s'ka njeri.
era, ka marrë qeramidhet
era si e marrë...
kur fryn nga Buza e Burrave
çatitë hedh matanë...!
s'më qesh nuri e s'më qesh shpirti
kur vij me pushime
as njëhere nuk futem brenda
tek shtëpia ime...!
rri, vrojtoj edhe avllinë
dritaret fluturuar
brenda hyn shiu, suferina
çdo gjë ka shkatërruar...
mbështes doren mbi avlli
zë edhe lotoj
nuk shikoj as Time mëmë
veten mallekoj!
Perpiqem t'i shikoj fytyrën
një Imazh të saj...
nuk më lë shamia e zezë
që e mban mbi ballë!
ç'është kjo jetë dreqi
s'di si dhe ta ndaj...
të rri afër me fëmijët...
apo, tek im AT?
T’i rri afër T’u vë lulet
që nuk kanë mbi varr
e pastaj t'u ndez qirinjtë
që fikur i kanë ?
më thoni shokë me thoni
ç'farë të bëj s'e di
a mos ndoshta afrohet fundi
për ne dhe të zi...?
gjithsesi do vijë një ditë
se te nëmur jemi
vdekjen borxh e ka njeriu
s'dimë dhe ç'të themi!
si e gjetem do ta lëmë
ketë botë me halle
zëmra ngelet e copëtuar
e copëtuar fare...
dashurinë që kam për fshatin
fshatin e braktisur,
malli me mundon për ditë
malli i shumë stisur!
Ai mall që e kthen dallgën
ne tajfung vërtet
t'a dish kur egërsohet Joni
Ulurin, bërtet!
e rrah shkëmbin pa pushim
dallga kur gjëmon
e trondit dhe e tund vendin
natën deri vonë!
e pastaj e vazhdon sërish
kurrë nuk pushon
ne një lufte të përjetshme
siç e ka zakon.
nuk e di se ç'dreqin kam
kur sa mbërrij në fshat,
një boshllëk e kam në shpirt
qe s'më lë rehat!
perpiqem t'i jap vetes
pak gaz e pak jetë...
se ç'më mbyti nostalgjia
nostalgji, e shkretë.
siç duket vjen pleqëria
avash e pa zë...
siç e grryen dallga shkëmbin
më grryen gjithnjë.
Por do te vijë një ditë
nje ditë e vërtetë...
që dhe shpirti im i vuar
të ketë gaz e jetë!
a do vije ajo ditë
edhe për ne pleqtë?
Ta, shikojmë Qeparonë
dritë e ditë të ketë?
ketë e kanë në dorë
e kanë vetëm djemtë
të mos rrinë kurbetit gjatë...
Të mos rrinë përjetë.
Se do t'i gjeje si mua
kur vete në fshat...
qe më dhemb deri në thua
për atë Jatak!
Si s'më qeshi buza kurrë
ah...i shkreti unë
s'u ngopa njëherë me gaz
vetëm helm pa ujë...!
me merr malli s'di ç'të them
kur vij përsëri
në kurbetin e mallkuar
s'di as vete si rri ?
Ndoshta jam i mallkuar
që natën e tret...
ah ç’merr malli për prindët
Për prindët, e shkretë!
Më merr malli dhe për gurët
gurët e sokakut
Mall të madh kam dhe për lulet
Lulet e çardhakut.
Ato lule ngjyra shumë
Lule Qeparoi...
kush i pa e s'u gëzua
kur rrinin tek kroi...!
Ato vajza gjeraqina
mbushur gjitonia...
të gjitha si vajza valësh
morrën mentë e mia...!
Ato kujtoj sot i shkreti
kur fshatin bëj sehir,
i strehuar në një rrëze
mbushur plot ullinj!
I mbyll sytë dhe kujtoj
atë jetë atje...
më duket se u larguam
sikur ishte dje...
Kanë kaluar 20 vjet
s'janë pak e di,
brenda kam një afsh e mall
qe më mbyt në gji !
Zemra ime e shumë vuar
nje ditë do pelcasë...
edhe gjaku nëpër deje
te m'derdhet në fshat.
Nuk i trembem fare vdekjes
kur zë vjershëroj,
për mbi çdo gërmë të vargut
qaj edhe lotoj.
Më ka marë malli shumë
për shpirt s'ju genjej
U bëj thirrje hajde djema
hajdeni ketë herë!
Po të behemi të gjithë bashkë
fshati do lulëzojë
dhe do çelen portokallet
bashkë me limonë!
Pa dhe sheget do pëlcasin
me kokrat e kuqe
të fluturojnë dallëndyshet
mbi shellën e Kuqe.
Edhe deti do të qeshë
dallgët do urtësojë
embël embël edhe freskët
fshatin do freskojë.
Dhe Ylberi kur të dalë
ndriçimin të hedhë
një qilim i verdhë floriri
te ndriçojë si Perlë.
Të ndriçojë si dikur
kur kish gaz e jetë
Le të vijë dhe vdekja vetë
Të na rrojnë DJEMTË.
Qeparo, maj 2009