Kulturë
Cikël poetik nga Neki Lulaj
E enjte, 13.10.2011, 07:56 PM
Neki LULAJ
GOJËMBLA E METAFORAVE
Kjo natë po me ikë
E unë po i klithi në vetmisë
Shpendmira ne terrin e fushës
Ne mexhë ja thotë
Këngës dhe melodisë
E unë vrapoi deri mbi urë
Hypur mbi kalin e pa shaluar
Qe nuk u ndalë
Kurrë .
S´di çka ti sjellë
Heshtjës
Kur vetmia po ma merr
Baraspeshën
E mallkuara po me shtrydhë
Si çorapat e lagura
E këpucëve dimërore
Qe me janë shkyer
Duke hecur shkrepave
gjurmave stërgjyshore.
Ne dhomën time
Dritë e gjysëm zi
Qiriri po shkurtohët gjithënjë
Nata ka zenë e po e rritë shtatin
Ulur jam ne trapazanin
E dërrasave
Largë oxhakut
Shpendmira e ka ndërruar shtratin
Qenet po lehin sokakut.
Dikur shkrihesha me Nanë lokën
Gojëembla e metaforave
të motit
Nata ikte shpejtë
Ne heshtje dhe në qetësi
Kur mi rrëfente ndodhit e kaluara
Tipike Arbëri
Plotë përjetime e histori.
Dikur moti natën bënim roje
Bënim se tjerrnim
Me bosht,shtizë, furkë e lesh
Që mos t´ na zinte armiku
ne gjumë zdeshë
Atëherë kur luftonim
Për gjuhë
Shkollim kulturë
Flamur dhe identitet.
TË PARËT TANË PAQIN DRITË
Rreze dielli mëngjesor
Gjallëri ne vendin tim
Iku terri përgjihëmonë
Gjithëandej dritë e shkëlqim.
Dielli i ngrohët i puthë buzët
Si të rinjët ne Parkun e dashurisë
Sa mi kënaq telat e zemrës
Kënga e ëmbël e Sharkisë.
Gjatë i pritëm rrezët tona
Këtë ditë të madhe gjithë e ëndërruam
Lidhje duarsh e bashkim zemrash
Nëpër mote e dëshiruam.
Bardhësi gjithëandej
Rreze dielli mëngjesor
Të parët tanë paqin dritë
Se kurrë nuk e benë ujkun mik.
Kafazi shpesh na polli si mollë sherri
Nga do të shitur matufa hoxhallarë
Ti harrojmë ndasitë fetare
Nuk jemi arrnaut kemi një komb jemi shqipëtar.
Boll na sundoi neve Kafazi
Nuk duam fe,ferexhe as imam
Se feja e shqiptarit është shqiptaria
Sot e nesër e përgjithëmonë