E shtune, 27.04.2024, 09:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Dy poezi nga Ali D. Jasiqi

E enjte, 13.10.2011, 08:25 PM


Ali D. Jasiqi

 

 

KUR BIE MUZGU

 

Vite më radhë fshatarët e katundit tim

Në një thes bore kërkojnë gjallërim.

Puhatët barra e kali terrin shpërndan

Kur agimi rrezet ende nuk i ka derdhë

Kotet malësori duke  e ndjek në çdo hap

E shpresat në gji i janë mbledhë.

            Sa shumë do të fitoj

Me mallin tim të pavlerë!

Bora e malit,

Malli im i dashur,

Shpresa ime e vetme,

Që në dimër çdokush e urren,

Së shpejti do ta shes.

Druajt bri rrugës era i lëkund

E gjethet pershperisin

Shprehjen monome.

Çudi ,

Ky djalosh kurrë me borë nuk u ngi!

Hapat e doriut kompozojnë melodinë

Që këngën e malësorit e përcjellin.

Dhjetë lekë,

Dy rriska borë

Urdhëroni zotëri

Malli i dashur i imi.

Dielli sot gjithkah të kallë

Malësori djerset me mangë i fshinë

E këngën e dashur e përtërinë.

Ngroh o diell i shenjt

Se kështu gjithmonë kam dashur!

Lë ti del flaka borës

Se me djersë do ta shuaj.

Barra pakësohet

E currili rrjedhë në vazhdim.

Zhduken kokat

E me to edhe shpresat

E gjurmët në pluhur mbesin.

Vallë, sa  të çuditshëm

Askush mallin tim nuk do ta shijojë

Hej, ndaluni për një çast

Para këtij thesi të harruar

Se shpirt mirë jam,

Në shpellat e tmerrshme si varri

Jetën në konop e kam varrë,

Freskinë t’u sjellë

- kafshatën e bukës ta fitoj.

Rritet pusi që currili formon

 E xhepat e zbrazët shkunden

Pa nda.

Sa marri,

Në një thes bore

            E kam lidhë shpresën!

Kështu edhe të parët

Që në sofrën e kripës u betuan

- ujin e kthjelltë

mos ta turbullojnë

gishtin e rrudhur

askujt mos me ia drejtuar

në këto male të truara.

Biro,

I shtrenjtë është ky dhe

Çdo pëllëmbë e tij është paguar me gjak.

Në këto shpella gurësh.

Nën lisat e kalit pa gjumë

Me një kore të thatë

Gidenë e kemi kërkuar.

I shtrenjtë është ky dhe, biro

Që banorët e përvuajtur nuk e harruan

Dhe kurrë nuk iu përkulen askujt.

Rrudhat në ballë dendësohen

Kur djersët rrjedhin ngadalë.

Si në ëndërr duket

Një llullë pranë vatrës

Tymin derdhë në vazhdim

Kur kujtimet shfleton.

‘’Kaluan ditët e lara me gjak,

Tani nuk na trazon kush!

I ri jam

            E kalin e fort,

Vrapo pas tij

            Si yt at!’’

Ne të shkojnë në dreq të mallkuar

Plaku me llullë

Le te shqyhet thesi

E kali le të cofi

Nuk dua kështu te jetoj!

Hej a po dëgjoni

Kështu nuk dua të jetoj!

Erret balli i malësorit

Kur niset në udhëtim.

Medet,

Sa vështirë qenka

Prindin ta mallkosh

Këtë nuk e kam ditë!

Kur bie muzgu

Lema mbetet në vetmi.

Thesi me kot pret të zotin.

Një kali diku

Hingëllon pa nda

Vetëm ka mbet.

Sirena e fabrikës sonte

Një më tepër fishkëllej

Se edhe një fuqi pune nesër

Do të shtohet.

 

 

VEDRA BËHËT MAL

 

Në fund të shkrepave të Gjeravicës ku uji rrjedh curril

E bie si shiu prej kulmit të shtëpisë se vjetruar

Në këtë verë të pëlleshme, bariu delet në torishtë i mbyll

Vedrën e mbush qumësht e zemra i behët mal

 

Shllunga shllunga në qiell humbet tymi

Kur baqica në stan qumështin vlon

Vajzat në krah hedhin bucelën  e nis në krua

Në maje të bjeshkës tufës djali prapa i shkon.

 

Fëmija i dëshpëruar lojën ndërpret

Pse nëna e thërret viçat t’i çojë në mal

E kur kthehet bludën me përshesh gati e gjen

Dhe fillon që ta hajë ngadalë.

 

Plaku merr postatën e del të rrezitet

Edhe pse dielli nxënë ai ftoftë ka

Por fyelli i bariut në maje bjeshke nga pak e nxitë

Si vullkani i fashitur që nuk vërshon ma.

- O këngëtar i lumtur që në stan jeton

Kthema fytyrën me lot të tharë që shekulli të la

Si i qeshet diellit, si i gëzohet në këto male

Ku kënga e hareja vatrën e ka



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora