E diele, 28.04.2024, 02:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Dokumentari i Kadaresë, Pirro Milkani tregon punën

E enjte, 13.10.2011, 07:51 PM


Janë bërë intervista me Ismail Kadarenë, janë shkruar libra, por asnjëherë nuk kemi patur një dokumentar të mirëfilltë mbi jetën e tij.

 

Ismail Kadare ka udhëtuar bashkë me regjizorin Pirro Milkani në disa epoka të jetës së tij, që nga fëmijëria në Gjirokastër, vitet e shkollimit në Moskë dhe sukseset e tij të mëdha në Paris.

 

Për realizimin e këtij dokumentari, që do të transmetohet të dielën në Top Channel në orën 20.05, Pirro Milkani ka bashkëpunuar me regjizorin Eno Milkani, djalin e tij.

 

“Bashkëpunova me Enon sepse ky ishte një projekt me përmasat e një filmi. Kadareja ishte i gëzuar për këtë dhe ishte shumë i gatshëm për të ndihmuar. Ai u rikthye në Moskë pas 50 vjetësh dhe ishte shumë i emocionuar dhe mundohet t’i fshihte. Por kur pa ambjentet e Institutit Gorki ai u emocionua shumë sepse aty ka kaluar shumë vite”, u shpreh Pirro Milkani në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’.

 

Nga ana e tij, Eno Milkani tregon vendin se ku u ndje me të vërtetë mirë shkrimtari i famshëm.

 

“Në Gjirokastër ai u ndje mirë. E veçanta ishte se në ndryshim nga intervistat joemocionale që ka dhënë, intervisa në Gjirokastër ishte shumë e ngrohtë dhe interesante”, thotë Eno Milkani.

 

Pirro Milkani tregon edhe emocionin që provoi kur Kadare u shpall anëtar i Akademisë së Shkencave në Francë në vitin 1996: "Ishte e jashtëzakonshme sepse është arritje e madhe për një personalitet shqiptar të jetë anëtar i përjetshëm i asaj Akademie."

 

“Dokumentari zgjati në realizim sepse pas gjashtë muajsh u nominua për Princin e Asturias dhe shkuam atje për të parë atmosferën e jashtëzakonshme të atij qyteti të vogël spanjoll”, shtoi Pirro Milkani.

“Ne kemi dëgjuar të pathëna nga Kadareja dhe morëm material filmike të xhiruara nga vetë ai. Filmi është 65 minuta sepse kishte shumë material. Kadareja e ka ndjekur procesin e montimit personalisht”, tregon Pirro Milkani.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora