E diele, 28.04.2024, 06:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Migjeni nëpër vargjet e një poeti

E enjte, 13.10.2011, 08:59 PM


Migjeni  nëpër vargjet  e një poeti

 

("Mikroalbum" me vargje)

 

Për 100-vjetorin e lindjes

 

Nga Përparim Hysi

 

Thirrje Migjenit

 

Nëma grushtin tënd të ligjshëm,Migjen!

T'u bie në turinj politikanëve

T'i shoh si dridhen në"arenë"

Si të jenë qensallhane.

 

Hajde bashkë me mua në parlament

Të shohësh se ç'sehir?!

Përtypin çamçakiz a lexojnë gazetë

A nuk gjajnë si qafirë?!

 

Askush tek ne që u dhamë votën

Nuk vjen as për një takim.

S'kanë nge,se gjezdisin botën

Të githë janë një biçim!

 

Nëma grushtin tënd,të ligjshëm,MIgjen!

T'i heqim nga arena

Pak,po u preke,interesin

Kuisin si hijena!

 

Nëma grushtin  tënd,të ligjshëm,Migjen!

Nëma atë grusht të fortë

T'i heqim njëherë e mirë,nga e pushtetit skenë.

Se mënd po kthehen në skortë.

 

25    mars     2000

 

 

Poetët që vdesin të rinj

 

Janë me dhjetra poetët që kanë vdekur të rinj

Dhjetra plagë më janë hapur në shpirt

Më dhimben të gjithë dhe kam dhëmbshuri

Dhe i kujtoj me dhimbje dhe sot,çuditërisht.

 

Më ka ardhur keq kur në duel u vra Pushkini

Në duel Lermontovi.Shelli u mbyt në liqen

Por  sa më është dhëmbur Esenini

Aq më je dhëmbur,i pavdekshmi,Migjen!

 

Vargu,mjerisht,është tepër i gjatë

Të gjithë?Po a mund t'i qash në një vjershë?

Poetët që vdesin të rinj,më hapin plagë

Çdo plagë për ta,nuk mbyllet,por rrjedh.

 

9  maj    2000

 

 

Kur Enveri e "vodhi" Oso Bakallin?!   *

 

Enveri e "vodhi" Oso  Bakallin?!

Si Osoja zuri e çeli"arkapija?!"

Të rujamë,-urdhëroi,- të pastër moralin?

Moralin të "pastër" e ka partia.

 

-A e patë se ç'ndodhi në Tepelenë?!     * *

Dy të rinj,komunistë,ranë "therorë?!"

Si mund të lejojmë një "thashë ethem?!"

-Të vihen,thashethemxinjtë,në terror.

 

-Të ngrihen të gjithë e t'u këpusin kokën

Atyre që me gjuhën e tyre na bëjnë"pisë"

Si mund të hedhin baltë mbi kohën?

Mbi kohën e"ndritur" të partisë?

 

-Urdhëroi:-Të ruhet i pastër morali

Armiqtë do t'i ndëshkoi rrept partia

Dhe,ashtu si Oso Bakali

Djalli, çeli"arkapija..."

 

*Oso Bakalli-perosnazh i MIgjenit tek"Të çelen arkapijat"

**Në Tepelenë dy kuadro vranë veten,se qenë"të pastër" moralisht.

 

6 shkurt     2005

 

 

Vdekja e  Kozetës

 

"...15-vjeçarja vdes nga apadesiti,mbasi u mbajt 10-orë në vig"

 

Nga shtypi

 

-Hiqe dekoratën,i nderuari kryeministër!  *

Se vdiq Kozeta,15-vjeçare në Vermosh?!

-Shkele me këmbë dhe ti ,o ministër!  * *

Të vdesësh nga apadesiti,a nuk është paradoks?!

 

Po ku është shteti,ky gjumash i neveritshëm?

Për shtetasit nuk kujdeset,por fle e bën pallë

Flake dekoratën,zoti kryeministër!

Bashkë me minstrin( po kini ndopak moral?!)

 

Bukuria,siç duket,prapë po vret

Si në kohën tënde, i pavdekshmi Migjen!

Përmendore të trupshme,për ty,o shtet!

Kjo 15-vjeçare si një anatemë!

 

Se emër tjetër,hiç nuk meritoni

Kur shtetasit i lini  në dorë të fatit

Pushtetin që kini,krejt e turpëroni

Kambanë i bëj vargjet...i tund prej inatit.

 

* ka ndodhur më 5 mars 2003 dhe,që të nesërmen,Presidenti dekoroi edhe kryeministrin Nano,edhe minsitrin  e shëndetësisë,Mustafa Xhani!

 

6 mars   2003

 

 

Tek varri i copëtuem,të Migjenit

 

("Korrieri" 15 nëntor 2003)

 

E kanë copëtuar varrin e Migjenit

(Vallë,a e dinë këtë pushtetarët?!)

Apo nuk ia dinë vlerën mademit

Pushtetarët krejt si shpellarët.

 

Se ndryshe,nuk ke si mendon ndryshe

Të lejosh që të prishet ky varr?!

Nuk ka jusitfikime.As si,as qyshe

Pushtetarë!Ky akt nuk ju falë!

 

Migjeni është nderi i Shqipërisë

(Shkodra,s'do mend,që e ka krenari!)

Të vihen neglizhetët para fajësisë

Se lanë të  përbaltet një flori!

 

Se flori i letërsisë është Migjeni

(Këtë gjë nuk duhet ta harrojmë kurrë!)

Për Shkodrën dhe Shqipërinë është mademi

Dhe nuk ka për t'u zhvlerësuar kurrë.

 

15 nëntor  2003

 

 

Përse kjo urrejtje, Monsinjor?

 

 

Replikë me Monsinjor   X...     *

 

Këto anatema që lëshon kundër Migjenit

Nuk të nderojnë fare,I nderuar Monsinjor!

Urrejtje pathollogjike plot doza të helmit

Sikur Migjeni të qe inkuizitor?!!!

 

Ndërsa e vërteta asht ndryshe;krejt ndryshe

Migjeni stigmatizoi realitetin aq të dhimbshëm

Një shpirt i brishtë si aj ( a mund të bënte ndryshe?)

Ndaj kundër fajtorëve lëshohet fuqishëm.

 

Shpirti i tij i brishte dhe zëmra e ngrohtë

Do te reagonin dhe do të rrebeloheshin

Orvajtja juaj,Monsinjor,është krejt e kotë

Anatemat tuaja gjithkënd inatosin.

 

Urrjetja është e qëllimtë dhe krejt subjektive

Se dhe Religjioni nuk ka qenë i kulluar

Në urrejtjen tuaj,ka veç kuturisje

Dhe,sa për mua,është krejt e shëmtuar.

 

* me që ka vdekur Monsinjori e shënova me iks(ndryshe siç e kam në bllok)

 

2 gusht 2004

 

 

Në ditëlindjen e Migjenit

 

Ja...u mbushën 100-vjet...pse më dukesh prapë i ri?

Prozator dhe poet(kush këndoi  vallë,si ti?)

Ti i bëre mushkritë copë,për punëtorin,për fshatarin

Zëmra jote sa një botë! Në të gjeje   Qytetarin!

 

Realitetin "vizatove" si piktor,por pa penel

Dhe mjerimin e dënove der në rranj e ca më thellë.

Ngrite zërin si trimosh,zëri yt u tund kambanë

Ndaj më je aq bukurosh,ndaj dhe sot Migjen,të duam.

 

Ti u bëre promotor, në gjithë shkrimet  si risi

Erdhe si një meteor;je madem në letërsi!

Ja,kaluan 100-vjet,do kalojnë vjete e shekuj

O  Migjen ti je Poet që kurrë,kurrë s'ke për të vdekur.

 

12   tetor     2011



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora