E hene, 29.04.2024, 07:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Zejdush Kastrati: Kuku për neve!

E diele, 16.10.2011, 06:00 PM


Kuku për neve!

 

Ai që mbjell erë do të  korrë furtunë - Proverb latin

 

Nga Zejdush Kastrati

 

    Është vështirë, dhe jo e këndshme, tu besosh veshëve,kur ju thot dikush se ai  ka dëgjuar në një ndejë,  për dikend tjetër, se ka folë  keq për vendin,kombin, e liderët e atij vendi,por kur këso rrëfimesh dëgjon nga përsoni okular,  që tregon me datë e vit,me  lokalitet e shtet, dhe  në prezencë të shumë përsonave  nga jeta publike, se njëri nga ministrat aktual të Qeverisë Thaci,menjiherë  pas përfundimit të luftës në Kosovë, pra pas vitit 1999, gjegjësisht,më 2oo1, në një takim ndërkombëtar, në një qytet universitar, të një shteti mik, në prani të mediave por edhe diplomatëve e politikajve të shumtë nderkombëtarë, ka deklaruar, se “nëse në pushtet në Kosovë, vijnë katundarët e Hashim Thacit, ai përsonalisht, do të detyrohet, të kërkojë, azil politik, ne Beograd…” është për tu tmerruar!

    Është kjo vetëm një pjesë, e  një rrëfimi, që vërtet, është për tu habitur, por  që nuk  ia vlen të hështet e tejkalohet, dhe  që e tregon jo ndonjë intrigantë apo përson pa  vlerë,por  një zyrtar i lartë në Ministrinë së punëve të jashtme të këtij shteti mik,pjesmarrës i atij takimi,  të mbajtur në një Institut me renome ndërkombëtare, shok dhe mik i këtij ministri, e që është shpalosur vetëm para një muaji, në një ndejë, në  njërin nga lokalet hoteliere të Prishtinës , ku prezent ishin edhe dy zyrtarë të lartë  të PDK-së ,dhe njëherit njerëz, shumë të afërt, të Kryeministrit  Thaci.

    Zatën,ky zyrtarë i Ministrisë së jashtme të këtij shteti,në rrëfimin e tij,  prezanton edhe shumëcka për këtë minister,të cilin e paraqet  të mënqur e perfid, por gjithashtu,   shumë  egoist dhe të etshëm për pushtet, dhe ate, që nga koha e demostratave,para luftës,pastaj edhe për  manipulimin sa i përket  shkollimit, gjegjësisht avansimit në  titull magjistër,dhe thekson se është i habitur  kur  ka kuptuar se ky përson,  është pjesë e Qeverisë së Kosovës.

    Për habi, në ketë ndejë, edhe dy zyrtarët e lartë të PDK-së, fillimishtë,nuk shprehën habi dhe ndonjë befasi, rreth këtij rrëfimi,por deklaruan,  se me  veprimet dhe rrëfimët e atëhershme të  këtij minstri,  ka qenë i informuar edhe Hashim Thaci, dhe për të fuqizuar këtë fakt ,ata  deklaruan, se edhe në një takim të përbashkët në  PDK-ë, me 2oo3,pikërisht Thaqi, i ka lutur dhe ka kërkuar, nga katër përsonat kryesorë të PDK-së ,ku ishte edhe njëri nga këta që ishte present, që kurrsesi dhe me kurrfarë kushtesh, mos të kontaktonin, dhe as të mos pinin  ndonjë kafe, më këtë përson,tani ministër ,  por edhe me  një përson tjetër, që edhe ai,  është   ministër , dhe  pjesë e kabinetit aktual Thaci 2.

 

Ministri që falenderon shtetet për mosënjohje, avansohet!

 

     Nuk është vetëm  misnistri që është pjesë e rrëfimit të parë të këtij shkrimi, që është afër dhe me Thacin, dhe ka  rrëfyer keq për Thacin, UCK-në … por ka edhe të tjerë, dhe ate, jo vetëm në Qeveri por edhe në Institucionet tjera kosovare.

    Njëri nga ata, i cili, ka qenë, edhe në mandatin e Qeverisë  Thaci 1, dhe që e  ka deklaruar publikisht para mediave  dhe gazetarëve ndërkombëtar,një prononcim që bie ndesh dhe është   kundër planit qeverisës dhe  institucioneve të Kosovës ,kur nuk ka hezituar,por  përmes këtyrë mediave ndërkombëtare,  që ishin në vizitë në Kosovë, ka dërguar  falenderime për qeveritë e shteteve si Rumanisë,Greqisë, Qipros… që nuk kanë njohur Pavarsinë e Kosovës.

     Për një veprim të këtillë të këtij Minstri, që fare nuk është vërejtë, dhe raportu, nga ata që janë afër Kryministrit, apo ministrave, dhe qe marrin paga të majme,  atë kohë ,është njoftuar zëvëndëskryeministri Hajredin Kuqi, të cilit i është ofruar edhe  teksti integral  i nxjerrë nga origjinali, përkatësisht gazeta që ka botuar këtë deklartë, dhe premtimet, si gjithnjë, nga Hajra që gjithnjë premton, nuk kanë munguar, se  do të ndërmirren masa ndaj këtij minstri, por  në vend të ndëshkimit, ky ministër mori edhe  mandatin e dytë në Qeverinë Thaci.

   Pra, kjo është Qeveria  e Kryeministrit Thaci,që ka premtuar dhe po premton suksese dhe rezultateve, me njerëz  “ me duar  te pastra” e me figura të dinjitetshme… !.Kjo është Qeveria që po  punon  dhe angazhohet për popullin dhe të mirën e  Kosovës!

    Kjo është Qeveria,  për të cilën,në radhë të parë  duhet të bëjnë të pamundurën, që domosdo  të mbijetojë, të vazhdojnë, si deri më tash, dhe më kurrfarë kushtesh, mos të lëjojnë,  që të bie, në radhë të parë, nga ministrat e përfolur në këtë shkrim, por edhe shumë të tjerëve, që  mbajnë poste shtetërore, si ministra, por edhe zëvëndëskryeministra, zëvëndësministra,por  pse jo edhe Kryministri Thaci, sepse ata po e vjelin e mjelin këtë shtet!

    Për fund edhe një gjë :Kryeministër, nuk bahet shteti me njerëz të shantazhuar?!Nuk shkohet përpara me njerëz të dëgjueshëm e servile!Nuk I bënë nder as vendit as vehtes me këso veprime !

    Si duket Kryeministër, kështu ia ke qit kalemin, dhe me këtë kastë njerëzish, që ke afër veti, po kalon më së miri.

Kur të duash i qon në shtëpi, dhe cka u thua ata veprojnë!

Vazhdo deri sa të mundesh,por ruaju se … ?

 

zkastrati@hotmail.com



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora