E hene, 29.04.2024, 05:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Honxhobonxho

E enjte, 20.10.2011, 07:59 PM


HONXHOBONXHO

Nga: KALOSH ÇELIKU

Migjeni, poeti i mjerimit po të ishte gjallë çfarë poezie do të shkruante për Ditën e sotshme?! Me siguri një poezi të arrirë artistike edhe atë, më të fuqishme se në atë kohë. Grushti i tij kryengritës: “mu në mes do t’i biente malit që nuk bëzan. E ai të kënaqeshte duke qeshur si vigan i vramë”.

E, Migjeni ynë i sotshëm?! Shqiptarët, a e kanë një Migjen në ditën e sotshme?! Po, e kanë edhe sot në “demokraci”. Vetëmse, Migjenin e sotshëm e përkund në djep Nëna Parti me një ninullë: flej biro se të banë mirë gjumi/ do të baj nana plak katundi! E them këtë se, shqiptarëve edhe në ditën e sotshme u duhet Migjeni. E jo mjeranët, që pesëdhjetë vjet me radhë i janë ngatërruar arsimit dhe kulturës shqiptare nëpër këmbë. E kanë sakatuar pamëshirë nëpër institucionet e shtetit deri në vdekje.

Fatkeqësia: Mjeranët sot përpiqen me këmbëngulje të mbesin gjallë në mjetet e informacionit dhe janë si gomari teknefes, të rrezikshëm para cofjes në mes të udhës. Shkaku se, para se të japin shpirt, mund të qesin shqelma vdekjeprues.

Faji: Faji duhet kërkuar te partitë politike shqiptare. I kanë mbushur mjetet e informacionit shtetëror e privat me partizanë partiak gjysmanalfabetë. Rast specifik ky, për t’ua hapur derën rrufjanëve. Pjellave mushka të shokut Tito. Aftësitë e tyre të dikurshme t’i vënë në disponim edhe në ditën e sotshme “demokratike”. Turren të parët bythekrye në gjirin e partive politike. Shfrytëzojnë mosnjohurinë e Shqipërisë si shtet për këto “personalitete të tabanit kombëtar”. Shkaku se, në Maqedoni dhe Kosovë njihen si Delja e zezë me zgjebe me këmbonë përqafe. Derën qysh moti në Kosovë ua kanë mbyllur rrufjanëve me vulë në ballë. Dumdumëve që në kohën komuniste shkruan poezi për “vëllazërim-bashkimin” dhe shokun Tito. E sot në “demokraci” dalin nëpër dritare dhe pëllasin në mjetet e informacionit për Sali Berishën, Hashim Thaçin e Ali Ahmetin.

Vite më parë lindi edhe kjo poezi:

 

HONXHOBONXHO MBANË ZI

 

Honxhobonxho lëshoi mjekër

Për një mik të vjetër

Puthador qe pesëdhjetë vjet

Kuisling vjet, kuisling sivjet

Herë me popull, herë me pushtet.

Në Vetëshërbim po na shet:

Për një banesë, për një vend pune

Maskat i ndërroi pas çdo fortune.

 

Honxhobonxho seç mban zi

Për një ish mik në redaksi.

Kalemxhi me qindra profesione

I stërvitur nëpër sallone

I kripur shpesh me tagji

Që e vranë me tri elegji:

“Mafiozët” në Bit-Pazar

e i thanë - tradhëtar…

 

Përçudi, pas kësaj elegjie më kujtohet edhe mendimi i një poeti shqiptar për fëmijë: Odhise Grillo, që sot nuk është në mesin e të gjallëve, kur e pyeta çka mendon për Honxhobonxhon si poet? Qeshi. Edhe m’u përgjigjë: është i shkathët në arnime letrare. E kthen gëzofin nga fryn era. Përndryshe, s’ka lidhje me poezinë e arrirë artistike. Populli thotë: Macet kur mungojnë në shtëpi, minjt hedhin valle.

Edhe, Honxhobonxho thotë në një intervistë: “Unë nuk jam përtac dhe dembel. Unë jam dembel në punët e rënda, por jo edhe në punën e lehtë me penë”. Merreni me mend, Honxhobonxho trumbeton: “puna e lehtë është me penë”. Jo, i përgjigjem unë në këtë shkrim! Puna më e vështirë është me penë, o Honxhobonxho! Edhe atë, më e vështirë se puna fizike me lopatë nëpër kanalet e hallkut.

Edhe Honxhobonxho turret me të katra ta bëj me dije Katundin se ka bërë një ve, e tjetër hiç. Gazetarët e rinj që dje Partia komunsite e sot Neokomunsite pa kritere shkencore i mori nga rruga në redaksi, turr se e kanë zbuluar “gjeniun” e letrave shqipe. Edhe harrojnë t’i përcjellin ngjarjet kulturore, daljen e një libri, reviste letrare në dritë. Kakarisin tra më tra me direktiva partiake si trusakatë me vargjet: “Mixha Dulak i bie ziles / na jep bukë edhe dajak...” Vërtetë, ai mixhë paska qenë i mençur, që  Honxhobonxhos i ka dhënë dajak, t’ia mbyllë gojën që të mos flasë budallaki e kësi rrenash neokomunsite: “Libri im i parë u cenzurua se kishte një pikturë”. Rrenë demagogjike, shtoj unë autori i këtij shkrimi. Libri i Honxhobonxhos doli me titull bombastik fundekrye me vjersha patetike përkushtuar shokut Tito.

E rrufjanë të këtij soji, sot shqiptarët kanë me qerre. Edhe në Shqipëri. Edhe në Kosovë. Edhe në Maqedoni. Edhe nëpër botë. Turren me të katra si qentë pas çmimeve letrare.  Punemadhe, që nuk kanë vlera të arrira artistike, me rëndësi është që të rrëmbejnë ndonjë çmim letrar, që të nesërmen të fryhen si bibani para kamerave televizive në mjetet e informacionit si “poetë kombëtar”. Edhe shpallen qytetar nderi të ndonjë qyteti në Shqipëri, rrëmbjenë çmime letrare atje ku ende nuk i njohin mirë këto alamet “personalitete të tabanit kombëtar”, trusakatë të kulturës e letërsisë shqiptare. Nuk ka rëndësi kush ua jep këto çmime letrare: eprori ushtarak, punëtori i krahut, spiuni, rrugaçi apo bariu i staneve… E rëndësishmja është, që këto “personalite” duhet t’i rrëmbjenë me “plot merita” ato çmime letrare. Shkurt, soji i tyre janë bërë si Pula e vjershës së Rexhep Hoxhës te libri i këndimit: kakarisin tra më tra nëpër kasolla, e ngrejnë më këmbë gjithë Katundin për një ve e tjetër hiç. E thirrin Dajrexhiun për të dhënë “vlerësime kritike-shkencore”. Edhe ndonjë gazetare të re, që e ka humbur rrugën koridoreve të redaksisë radiotelevizive.

Bariu i staneve gjatë kohës komuniste Honxhobonxhos i vari përqafe edhe këmbonë me qëllim që t’i pri kopesë se deleve në kullosa maleve. Fatkeqësisht, Honxhobonxho në vend që t’ju pri në lëndina pranë Lumit, i printe kopesë së deleve drejt pusisë së Ujkziut. Një ditë Bariu i staneve edhe u zemrua, ia hoqi këmbonën Honxhobonxhos. Vetëmse kot, Honxhobonxho nuk mund ta harrojë hujin e vjetër, deleve edhe pa këmbonë t’ju pri shkurreve tek Ujkziu mes maleve.

Dhe, them: edhe nuk ka faj Honxhobonxho. Ujkuziu edhe sot në “demokraci” do mjegull. Gjatë regjistrimit të fundit të popullatës në IRJ të Maqedonisë e fitoi me Bandën e tij neokomuniste një “çmim mbarëkombëtar”: regjistruesi më i mirë me “bagazh patriotik” në këtë regjistrimin e fundit të populates në Demir Hisar. Edhe pse, këto deledhelpra nuk janë ujqër malesh, po dhelpra dinake që përpiqen edhe në kohën e sotshme demokratike me bisht t’i fshinë gjurmët…



(Vota: 44 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora