Kulturë
Sabile Keçmezi-Basha: Çka do bënë pritja pa mua
E marte, 18.10.2011, 06:57 PM
Sabile Keçmezi-Basha
sabile_basha@hotmail.com
ÇKA DO BËNË PRITJA PA MUA
Në udhëkryq
Qëndron pritja pa mua
Endet e lodhur
Në vertikale
Edhe më tej
Hapat e pritjes
E shpojnë tej për tej
Pritjen...
Pritja akoma pret
Pritjen
Në thonj të barit
Unë nuk jam aty
As sot as nesër
Për të pritur
Pritjen e bleruar
LIRINË nuse
O zot
E nesër
Çfarë do të bëjë
Pritja pa mua
Në udhëkryq
Të ymrit nopran
ÇKA TË BËJË ME LIRINË
Të kërkoja gjerë në fund të trupit
E në tërë gjeografin e vatanit
në stinët kallkan
nuk të njoha...
Kur erdhe
Të pash me sytë e mi
Të kuqe
Të blertë
Linde me thermë
Të prita nuse me bajrak
Unë, ti e liria
Ende nuk jemi njohur
Me huqet tona
Më thuaj imzot
Çfarë të bëjë me lirinë
Në këtë ditë të madhe
Unë e ajo
Dashuri të panjohur
TË KUJTOHET
Të kujtohet
Kur të tregoja përralla
Për të ndjekur katallanët
Nga ëndrra jote
Ankthi i natës
Më shtrëngonte në grykë
Feksmi i ditës së pritur
Na rritej nën gishta
Në rrudhat e pritjes
Kujtesa shpalli dyluftim
Me sklerozën hileqare
Të thash
Pulëbardhat herë-do-kur
Do kthehen
Në kullat prej guri
Për të vazhduar lojën...
Me sytë e mi i kam parë
Se në gishtat e ditës noprane
Hidhej vallja e Sardanës
Dalmatja ndërroi përmasat
Ti, qeshe
5 tetor, 2011. Prishtinë