Kulturë
Fragmente nga krijimtaria e shkrimtarit Përparim Hysi
E shtune, 22.10.2011, 03:12 PM
Pa më thoni:-Kush e di?
(poezi erotiko-humoristike)
Nga Përparim Hysi
Pa më thoni:-Kush e di?
Pse më ndjek syri i tij?
Sa më sheh,synë ma ngul
Aq ma ngul,sa nuk ma shkul.
Nuk ma shkul,më ndjek prapa
Ja,ja erdhi?! Dëgjoj hapa
Po afrohet,po afrohet
Sa po vjen e po"zmadhohet?!"
Po"zmadhohet?!",ndaj dhe ngutem
Hapu dhe!Atje të futem!
Hapu dhe të futem brënda
Se s'duroj dot fjalë të"rënda?!"
Të flet tjetri ashiqare
Sikur unë të isha "fare?!"
Dhe më flet,më thotë nuk pyes
Për mua,-thënka,- që po vdes?!!!
Unë u mbulova me bojë
Se dhe mbeta si pa gojë.
Ke parë s'pati hiç turp
Po zgjat dorën e më puth!
Dhe më puth në sy të botës
Mua më lojti çargu i kokës.
Skuqem,skuqem,edhe dridhem
Mu si grushti zë e mblidhem.
Sos më puth... thotë:-Dua më!!!
Çfarë të"dojë?!",- më thoni,-ë?
Dhe s'ma tha ashtu mënjan
Po aty:në sheshmejdan!!!
Tash dhe unë nuk e ha thatë
I përvishem me inat?!
Me inat zë i përvishem
Nga inati i tij,zhvishem!!!
Pse ç'kujtoni?Qe kollaj
Mos më bëni mua me faj.
Pastaj i "hidhem" në kokë
Në qe "faj",e ndamë tok...
14 tetor 2011
___________
Një cikël me poezi lirike
Nga Përparim Hysi
Më verboi bukuria
Më verboi bukuria
Dhe je e mënçme dhe me sharm
Pse pak janë këto të tria
Që unë të mos ngrihem në alarm?!
Vështrimin e ke të kadifenjtë
Jo.Gjëkundi të tillë s'kam parë
Aq,sa po të isha dhe shenjt,
Tak dhe do kthehesha në djall.
Në djall u ktheva dhe humba
Humba pas atij shikimi
Ja firma,ja dhe"vula"
Si ti s'ka parë Përparimi.
Sytë e tu
Sytë e tu rrezatojnë një dritë të ngrohtë
Buzët të fryra dhe shumë eksituese
Po a mund të duroj,një si unë,zëmërdobtë,
Pa rënë në gjunjë,para teje,moj Venuse?!!!
Je si një gur i lëmuar
Je si një gur i lëmuar plot shkëlqim
Sa të pashë dhe "shtrëngova dhëmbët"
Të gjithë sikur i shikoje me përçmim
Vendosa:do të t'i rrëzoj "pëndët".
More një pozë,pak tunduese
Sytë i pulite si djallëzisht
I njoh mirë ato"resurse"
E njoh "horoskopin" e dashurisë.
Qëndrove diku,e veçuar
Patjetër,"vëzhgoje":qe në pritje?
Tinëzisht unë jam afruar
Dhe t'i rrëzova"pëndët" që kishe.
Ç'është kjo buzëqeshje?
Ç'është kjo buzëqeshje kaq tunduese?
Pse?Ç'më pandeh?Mos budalla?
Për mua ajo buzëqeshje është e "lexueshme"
Dhe mëndjen ma ngre në hava.
E kush mund t'i rezistoj asaj buzëqeshjeje
Që zë shigjeton fuqishëm
Sado që nisem pas një shprese,
Prapë jam pak i dyshishëm.
Se mosha ime më vë në dyshim
Sado që buzëqeshja më tundon
Ç'më bëre kështu,o gazi im?
Pse në këtë moshë më tundon?
Po bie muzgu i jetës mbi mua
Mundime në këtë moshë s'duroj
Kurse ti me buzëqeshje më thua
E ç'tjetër?Por të dashuroj.
Duke më ftuar drejt një deliri
Ti më bën të arratisem nga mosha ime
Ajo buzëqeshje mu në zëmër më hyri
Dhe ja tek"dorëzohem",moj mikja ime.
Ç'shkruaj,e di:është sankrilegj
Por dashuria a nuk është njerëzore
Shpirtin ta kam falur(le të shkoj mu në dreq)
Ah,ajo bzëqeshje! Sa qiellore!...
21 tetor 2011
_____________
Kënga
"Ndër lëndinat plot me vesë
Nëpër shtigjet e dredhuar
Më përcolli një djalosh
Që në mbrëmje paçë takuar
Kur erdhëm afër shtëpisë
Më shikoi dhe tha ai:
-Unë do t'ju kisha puthur
Në se kisha mundësi?!
Unë atij ju përgjigja:
-Natyrisht,që nuk pranoj
Se unë kurrë një gjë të tillë
Askurkujt nuk ia lejoj.
Kur e pashë të mërzitur
(me që është
kështu"kjo punë") ***
-Epo mirë,atëhere,puthëm
Pa marrë leje,- fola unë.
M.Isakovski
Nga Përparim Hysi
Këtë këngë ne e këndonim
Sa herë dilnim për shetitje
Sa me mall që e shikonim
Njëri-tjetrin,o moj mike.
Këngën e shkroi Isakovski
(si ta kishte shkruar për ne?)
Pse nuk isha unë,djaloshi
Që në mbrëmje ti e pe?!
Kënga seç vazhdonte bukur
Ne po shisheshim sy më sy
-Unë do t'ju kisha puthur?!!!
Pse nuk qe për ne,të dy?!!
Kënga fliste ashiqare
Kënga seç po bënte my!!!
Epo unë nuk isha "fare?!"
"Fare" nuk ishe as ti.
Ndaj u skuqe,paparunë
Dhe po dridheshe si nga"ethe"
Tak dhe të putha unë
Siç thoshë kënga:ja,pa"leje?!".
"Faj" kishte Isakovski
Më shumë"faj" kishte kënga
Mu si dallgë të hidhej gjoksi
Mua si zokth më rrihte zëmra.
Eh,ç'na bëri Isakovski!
Ja,e freskët më erdh kënga
O kujtime mos u sos-shësi!
Mike,moj,po më dhëmb zëmra.
Se më erdhi e gjallë mbresa
Kur këndonim atë këngë
Dhe më kapi debulesa
Për atë,pas këngës,ç'bëmë.
O moj kohë e djalërisë
O moj kohë e gjitha:këngë!
Të kujtoj tash,pleqërisë.
Të kujtoj e shpirti dhëmb.
*** këngën e vura karshi,ashtu siç e mbaj mënd.
Dy rreshtat e para tek strofa e fundit janë si me"tahmin".
Lexuesit dhe,sidomos ata që e dinë origjinalin,të më falin për"sklerozën".
Flitet për vitet 1958-1959.
17 tetor 2011
____________
Ku je?
(poezi)
Nga Përparim Hysi
Tutje,tutje po bëjnë vitet
Por kujtimi më vjen t'hu
Vjen një mall që nuk më shqitet
Mike,moj,ku jini ju?
Shkuan vite,shkuan vite
Gjëkund gjurmën nuk ta gjej
Sos se janë vitedrite
Nga kujtesa që t'u shlyej.
E marrë foton,e vë afër
Dhe kujtimi më çon larg
Kur të dy ashikë të varfër
Ajo kohë na hapi plagë.
Qe një kohë,e gjitha shëmër
Kohë made in Mesjetë!
Lidhjen tonë e panë vëngër
E dënuan atë për jetë.
Larg mua më degdisën
60 kilometra larg shtëpisë
Ty,përkundrazi,të"sjadisën?!"
Se ti ishe e"partisë".
Dhe nuk munde.U dorëzove
Rezistenca qe e kotë.
Sa para bën që më shkrove:
-Jam penduar.(qaje me lotë)
Lotët kohën prapa s'kthejnë
Ç'qe,u zhbë sikur nuk qe
Ja që mbresat më mbërthejnë
Për atë që ndodhi "dje?!"
Ajo kohë mos ardhtë kurrë
Kohë që vrau dhe dashuritë
E shoh foton...them sikur
Të bëj zë e dil më prit.
Si më prisje,moj,përhera
Edhe mbyteshim përqafime
E të tjera... e të tjera
Bëmë një zë,o mikja ime!
Se sado me flokë të bardha
Sado shkuan plot 50-vjet
Po më prite,ja ku ardha
Kthehem prapë në djalë sherret.
* përjetim
15 tetor 2011
___________
Mu,atje,tek mëni i zi
"Mu,atje,tek mëni i zi
Popullore
Nga Përparim Hysi
Kam ardhur sot tek mëni i zi
Kur gjethet një nga një po bien
Dhe zë e më kujothesh ti
Përse?Përse?Më thuaj,moj Lenë!
Qe pjekur mëni,se qe qershor
Atëherë mënat ta bëjnë me sy
Ta bëjnë me sy,ta bëjnë me dorë
Tek mëni i zi,zu hipe ti!
Tek zgjidhje kokrrat një nga një
Nga lart shikon që vjen dikush
Pa vjen nën mën dhe hiç s'bën zë
S'bën,por ti u skuqe prush.
-Zotëri!-i flet.Mos doni mëna?
-Zotëri...po fjala në grykë të mbetë
-Jo! S'dua mëna.Më duhet "hëna"
Tash"hëna" lart,mbi mën,u mekë.
E zu jermi...alivan?!!!
Nga mëni bie pikë e "vdekur"
"Dikushi" paskej qenë asllan
E pret mbi krahët"hekur".
Pa zë të tund,pa zë të shkund
Që të sillte pak në vete
E sheh,e sheh që s'mund
Dhe gati e zunë "ethe".
Pastaj të puth me buzë,me sy
Të puth në gushë,në faqe
Dhe aty,nën mën të zi,
Të "ngjalli" pak "esnafçe".
Pa lindi kënga...shkoi gojë më gojë
Se fshati,- thonë,- ka sy
Kjo këngë tek mëni i zi më çoj
O Leni,oi, oi...
15 tetor 2011
___________
Di e sheh ky,syri i plakut
(poezi)
Nga Përparim Hysi
Di e sheh ky,syri i plakut,
Në shezlongën që po fle
Në lëviz tensioni i gjakut,
Ka një shkak e ka një pse.
Në shullë tek"piqesh" shtrirë
Si të jesh në botën tjetër
Mëndja ime zë vë "brirë"
Nuk gjykon më si i vjetër.
Zë afrohem me ngadalë
Mos nga gjumi mos të zgjoj
Tash sa "s'të ha të gjallë"
Se shikoj... e mbes pa gojë.
Bëhem gati belbacak
Mëndja doli nga burgjia
Harroj fare që jam plak
Më verboi,moj,bukuria.
Ashtu mbes... i verbuar
Pamja jote më hutoi
Në shezlong tek fle shpenguar
Seç të shoh,plakun harroj.
13 tetor 201janar
____________
Dora e ngrohtë e mikes sime
(rrëfim në vetë të parë nga një mik)
"Në katundin tonë vashat
Nuk i gjeje
kaq të hijshme"De Rada "Milosao"
Tregim
Nga Përparim Hysi
Unë kisha dy vjet që kisha ardhur tek kjo
shkollë.Qe larg nga qyteti rreth nja 12 km.Qe një zonë që,krahasuar me
atë ,tjetrën,ku kisha punuar tri vjet, më e prapambetur dhe mund të
them pa frikë:nga më pak arsimdashëset.Unë punoja në shkollën
7-vjeçare,se fshati qe aq i madh dhe me një shtrirje gjeografike,sa
rrallë gjeje fshat tjetër si ky.Pa besuar se bëj ndonjë zmadhim,po
fshati fillonte në Fier e soste në Lushnje.Se fshati i
fundit,kufizohej me një fshat të Lushnjes.Dhe aq të ngjajshëm qenë
fshatrat,si modele të njëjta,sa ndodhte që dikush nisej për Lushnje e
soste në Fier.Është pak për të qeshur,por ka ndodhur vërtet.Ndaj dhe e
tregoj.Në fshatin që kufizonte me këtë fshatin e Lushnjes kish ardhur
inspektori i arsimit.Qe nga seksioni i arsimit Lushnje dhe tek do
kontrollonte shkollën e fshatit që varej nga Lushnja,iu bë"peshqesh"
një kolegut të shkollës anekse që varej nga Fieri.Ngjarja qe qesharake
dhe mori dhenë.Ta them këtë,- tha miku im,- që të kuptosh seç
shtrirje kish fshati.Kish apo nuk kish shtrirje fshati,por nxënësit e
të tri fshatrave për të vazhduar 7-vjeçaren duhet të vinin në
qendër.Atje ku qeshë unë dhe,veç meje,edhe 15 kolegë të tjerë.Qemë 12
burra dhe tri femra.
Drejtor kishim një që po bënte stazhin e partisë në atë kohë.Një David
Toska.Sado që po bënte stazhin ky,drejtori,nuk para sillej keq.E
hëngrën ato punët e stazhit dhe aq harxhonte kohën atje,në fshat,sa
ndodhte që nuk kthehej,si të gjithë ne,të tjerët,në shtëpi,por flinte
në një kthinë të shkollës.Atje,tek kthina,kish vendosur një krevat
dërrase,e kish pajisur me dyshek e jorgan dhe kaq.Qe i thjeshtë dhe
nuk para e hante lastarin lart.
* * *
Vetëm tre qenë vëndas.Të tjerët qemë të ardhur.Nga të tri femrat,vetëm
njëra qe vëndase.Po kjo,nuk merrej vesh në qe femër apo mashkull.Sos
se vë shpirtin në gjynah,po nuk kishte pikën e kripës:as kujdesej për
vete,por sikur kish lindur në ferrë.Kështu me shëndet,nuk qe keq jo.Po
brumë...dhe aq.Dy të tjerat erdhën nga qyteti.Njëra qe e fejuar,kurse
tjetra e re,e porsa dalë nga një shkollë pedagogjike dy-vjeçare.E
re,po sa ta shihje dhe aq më e bukur dukej.Të gjithë e shihnim me
neps.E shihnim,lëpiheshim dhe aq.Ajo po,sikur ta dinte se si
zilepseshim për të,sa vinte e llamburiste si një trëndafil i bukur,i
freskët dhe erëplot.Nga të gjithë,vetëm unë e drejtori qemë të martuar
e me fëmijë.Të tjerët:kërrutë.Domethënë,beqo.Epo djem në vaktit.Erdhi
trëndafili,por na ,kundërmoj era.Sytë na kullonin.Epo a mund t'i
mbyllnim dot para asaj bukurie?Se më kujtohej De Rada që përmjet gojës
së Milosaos,i thotë Rinës:
-Bilë,e kujt je,moj vashë?
-Jam e bijë e Kalogresë...uli ballët e zbardhuar.
Kështu,më duket se thotë.Pastaj dialogu vazhdon dhe,me sa më
kujtohet,thotë:-Në katundin tonë,vashat/nuk i gjeje kaq të hijëshme!!!
Pse po t'i them të gjitha këto,se kështu ndodhi dhe me
atë,trëndafilin,dhe me ne.
Tha ajo:-Mua më quajnë Mesovite!!!
Sa tha kështu,unë që jam më gojëshqyeri nga të gjithë,ia prita:-Ti nuk
je Mesovite,por je muaj dhe vite.Batuta ime sa bëri për të qeshur
kolektivin,aq bëri që të skuqte "trëndafili".E brishtë dhe e njomë ajo
qe gati t'ia merrte të qarës,po të mos ndërhynte drejtori,që tha:-Mos
ia vër vesh,se ky nuk rri pa bërë shaka.Pse shaka ta kisha?Po jo,mor
vëlla,nuk e kisha hiç shaka.Kish ndodhur as më pak dhe as më shumë,ajo
që përshkruan Emil Zola në një tregim.Në qendër të tregimit është një
si kjo"Mesovitja" që në atë tregim shoqërohet me dy zonja që,sa t'i
shihje,ta shpallnin.Dhe thotë Zola:"Në doni që e bukura të shfaqet sa
më e plotë,vëreni të pozojë me dy të shëmtuara".Këtë po mendoja.Ore
sikur ky francezi të kish ardhur këtu,në këtë fshat të humbur,dhe kish
vënë të bukurën"Mesovite" midis dy atyre,të tjerave.Po thanë që unë
bëja shaka dhe Mesovtua sikur e mori pakëz veten.
* * *
Kishim nja dy javë që kishim filluar mësimet.Atëhere shkolla fillonte
më 1 shtator.Mesovites i kishin dhënë klasën e parë.Punonte me
pasion,ç'është e drejta.Po fillimi si çdo fillim është i
vështirë,dhe,kur mblidheshim,në kolektiv ankohej se s'para kuptonin
nxënësit.Ndërhynim ne që kishim përvojë dhe e inkurajonim.Po më
tepër,drejtori,që e kish dhe detyrë.Kur,papritur e kujtuar,ia behu
inspektori i seksionit.Me pompë ky,se,elbete,kështu bënin gjithmonë
inspektorët.Unë e njihja dhe kisha një përshtypje të keqe për të.Po se
mos vinte gjë nga përshtypja ime.Qe inspektor dhe hiqej sikur kish
zënë qiellin me dorë.Sa erdhi,urdhëroi që t'i jepnim ditarët.Ia dhamë
dhe zuri t'i shfletonte,pak me nervozizëm(pse të kesh gjithë atë qiell
mbi krye?!) dhe,pasi i hapi një nga një-ama,fare kot- tak dhe ndaloi
tek ditari i kësaj,trëndafiles.Ah,se ç'qafir! Donte ta vinte nën
terror.Se qe beqar,pak i vonuar,zotëria,dhe kish dalë për "gjah".Një
rrugë e dy punë:edhe punën e shtetit,por dhe të tijën.Po qëndroi,e
hapi përsëri dhe tha:(hiqej sikur nuk e dinte sekush ishte ajo!)-Kush
ësthë Mesovite Bala! Trëndafili që ishte bërë lulkuq,sikur kish bërë
turp,u çua dhe mënd po dridhej.Qe takimi i parë me"shtetin"
dhe"shteti",pa më thoni a nuk e ka hijen të rëndë.Jo vetëm hijen,por
edhe dorën.Jo.Gabova.Shteti nuk ka dorë.Ka putër.Putër të rëndë si
prej ariu.
* * *
-Pa më thuaj,- tha ai,- a kështu bëhet ditari?!!! Trëndafili tani po
dridhej nga kjo trysni si ngricë e vërtetë dhe,siç m'u duk,po
vyshkej.Mundohej që të përgjigjesh,po e mbytën lotët.
Kur tak u ngrita unë,"gojëshqyeri",dhe fola,pa marrë leje:
-Shoku inspektor,sikur e ke marrë pakëz përpjekur,duke tentuar që të
terrorizosh një mësuese që sa ka lënë bankat e shkollës.Edhe në ditari
i saj nuk të pëlqen,gjej pak mënyrën për t'i folur.Se,në fund të
fundit,mësimi s'varet nga ditari,por se si e zhvillon mësimin.
-Ti do më japësh mënd!- e ngriti zërin ai.Se qe pushteti.
-Unë nuk të jap mënd,por i njoh mirë përpjekjet e saj,dhe nuk e shoh
të udhës atë gjuhën tuaj.
-Mirë,- u dha fund ai diskutimeve.Ti je i pezulluar nga puna dhe duhet
të paraqitesh në seksion qysh sot!-urdhëroi.Drejtor,- i mëshoi zërit
tani ca më shumë,.vetëm me një shkresë nga shefi i
seksionit,ky,Adhurim ...,do të pranohet në punë.
Kaq.Dha urdhër që të fillonin mësimin dhe iku.Drejtori më pa me
keqardhje,por duhet të zbatoja urdhërin.Mora biçikletën dhe po
nisesha andej,nga të qëllonin me"putërariu".Trëndafili u afrua,desh të
thoshte ndonjë fjalë,por nuk e la loti.-S'ke ç'më thuaj,-i erdha në
ndihmë.Do ta bëja për këdo.Dhe ika.Drejt e në seksion.Inspektori kish
mbrritur para meje dhe shefi qe nxirë siç nxihet moti kur bëhet gati
për shi.
Sa hyra,shefi më priti me këmbët e para:
-Punën tënde do ta shohim atje në kolektiv,- bubulloi.Më dha shkresën
për të filluar punën( dita e punës nuk do më paguhej ) dhe në shkresë
thuhej se problemi do të shihje në kolektiv në datën...epo kush e
mban mënd më?
Të nesërmen u ktheva në punë,por pashë që sytë e "trëndafilit" më
ndiqnin pas.Unë bëja sikur nuk i vija re,por,të them të drejtën,më
kish zënë një zili sa mënd haja buzën time nga e keqja.Po më ndodhte
ashtu siç i kish ndodhur,një mbreti judeas.Ai i i kishte të gjitha të
mirat,po,për dreq,i kishin mbetur sytë tek vreshti i Nabotit.Vreshti i
Nabotit,i plotë,i pjekur dhe ta bënte me sy.Çfarë nuk bëri mbreti që
këtë vresht ta shrinte në dorë,por Naboti as që lëshonte pe.Dha e dhe
dhe,- thonë,- që mbreti plasi.Pra,"trëndafili" u bë ,për mua,si
vreshti i Nabotit.Më zuri qymyri dhe shkoi e vajti.Po ajo?E ndiqja nga
larg me sy dhe hamëndësitë që më vinin qarkas,flisnin të gjitha në
favorin tim.E vetmja e dhënë që më pengonte në ato,hamëndësitë e
mia,qe se jo vetëm qeshë i martuar,por dhe me fëmijë.Kur aty përballë
meje dhe"trëndafilit" qenë jo pak po nja dhjetë nga ta që të merrnin
gjak në vetull.Logjikisht,duhet ta quaja veten të mundur,por ku
dëgjoja me këtë vesh,unë?
* * *
Erdhi "dita e gjyqit".Në krye të shpurës së atyre që qëllonin
me"putra",shefi i seksonit,dora vetë.Zunë vënd në
presidium.Shefi,inspektori,drejtori dhe sekretari i partisë për
fshatin(fshatar dhe njeri i mirë,pse t'i ha hakën?).Ne,të tjerët,këtej
nga salla.Me gjithë mësuesët e shkollave anekse bëheshim nja
20-vetë.Epo pak nuk ishim.Dhe filloi fjalën shefi.Tha,në vija të
prëgjithshme,se "Adhurimi si mësues është i përgatitur,zot për lëndët
e tij,por është ca mëndje madh dhe,veç se është mëndjemadh dhe ca
llafazan,por... Unë kam qenë tip impulsiv dhe,kur shefi po e shtonte
atë dozën e "qëllimit me putër ariu",e ndërpreva dhe i thashë:-Shoku
shef,nuk i meritoj ca nga ato"lëvdatat" tuaja.Ai,(po ku mund të
duronte që mund t'i ndërhyje një eprori të rangut të lartë,kështu),u
nxeh apo bëri sikur u nxheh dhe shtoi:-Po,po.Jo vetëm je
mëndjemadh,por ti je dhe horr!!! Kur tha,këtë"horr",atëherë e humba
fare dhe brof ia bëra nga vëndi,shkova para presidiumit dhe i bërtita:
-Këtë "horr" ke për ta pauguar atje,në sallën e gjyqit.Se
dëgjo,mor"lartmadhëri"(qeshë bërë bishë nga inati),si paske arritur në
këtë përfundim për mua?Mos kam ardhur dhe kam kapur tëtë
shoqe,gjëkafshë?
-Shefi,mënd hyri si doku në ujë dhe,ca më shumë u frikësua,kur njëri
nga kolegët,Arqilea, mbështeti mendimin tim:-Vij unë dëshmitar në
sallën e gjyqit.
Aq u trëmb dhe e humbi pusullën,sa u ngrit dhe tha:
-Më fal,se u nxitova. Ndërsa komardarja e fryjtur tej mase u shpua dhe
salla u mbush me frymë,përsëri Arqilea:-Nuk ka falje.Mos e fal.Na ka
fyer të tërëve,me gjithë atë"pleshtin"(inspektorin),se për atë plesht
donte të digjte jorganin.Unë e fala duke kërkuar që atë vit shkolla
mos kontrollohej më nga ai"pleshti".Kështu u ndamë nga"gjyqi".
* * *
Kuptohej nga të gjithë që i gjithë ai sherr,kish një shkak.Ky qe
"trëndafili".Dhe ajo,si të gjithë e dinte mirë,ndaj tek po rrija një
nga ditët vetëm në klasë,hyri dhe më tha:-E di seç do të them?-Jo,bëra
të paditurin.-Unë,- tha ajo,e skuqur flakë,- e di që ti u dogje për
shkakun tim.Kur shefi të quajti "horr",e kishte për mua dhe,pse u
binda,unë... dhe iku.
Kishte rënë brënda,se qe e re dhe nuk kishte kurajo të flistee më
shumë.Tani,zaret u hodhën.Nuk kisha seç prisja më shumë.Shkova dhe,kur
e gjeta vetëm,pa i thënë asgjë me gojë,e zura dhe e putha.Ajo m'u dha
e plotë dhe tani e dija se ai "trëndafil"do çelte veç për mua.U deshëm
dhe zumë e ndërtuam "çerdhen" tonë.Dashuria të zë sytë dhe,kur
dashuron,bënë axhamillëqe që,kur i shikon me kthiellësi,zë e skuqesh
dhe vetë.Sa herë e kisha shtrirë tek krevati ku flinte drejtori,sikur
atë kthinë ta kish ngritur për ne.Se klasa e saj qe ngjitur me kthinën
e vogël.Sado që qe tetor,për ne qe pranverë e vërtetë,mbushur veç me
lule.Dhe,tek shkruaj,s'kam si mos më vinë ndërmënd fjalët e
drejtorit,që thoshte(qemë shokë me të),për këtë,trëndafilin:-Eh,lum ai
që do t'i marrë erë! Dhe kur?Kur bash mbi krevatin e tij ish lozur
ajo"lodër"kaq e vjetër sa bota.Jo vetëm që bënim nga këto
lloj"lodrash",por,për të qenë më intimë,të gjitha,çfarë bënim,i
hidhnim në një ditar të përbashkët.Kishim mbushur plot 16 fletore
ditarësh dhe të 16-fletoret i kisha unë në shtëpi,fshehur atje,pas
rafteve të bibliotekës sime dhe puna vinte "vaj".Vallë,po a kishte më
bukur se kaq?Ajo më donte,unë e doja dhe ajo e dinte mirë se unë kurrë
nuk mund të ndaja time shoqe.Dhe nga ana tjetër,kurrë nuk do bëhesha
pengesë që "trëndafili" të martohej si të gjithë çupat e tjera.Vetëm
një kusht i kisha vënë:nuk do parnote të martohej me as dhe njërin nga
ata që unë i kisha shok.Kushdo që e kërkoj prej të njohurëve,ajo e
refuzoi.Dhe qenë me të vëretë djem të mirë,me punë të mirë.Njëri në
Tiranë,por nuk u realizua.Kur më pyesnin mua për "trëndafilin" ,e
ngrija në qiell(pse a nuk qe e tillë) dhe,pastaj,kur shokët morën vesh
të vërtetën,m'u zëmëruan.Po a kisha faj?
* * *
Qe pragviti i ri dhe ne,tek "shkëmbenim tepsitë",lamë dhe urimet
reciproke.Fletorja(kishte numrin 17-të),mbeti atë ditë tek ajo.Mbeti
dhe,për fat të keq,ajo e harroi në sirtarin e tavolinës në
klasë.Dikush,prej kolegëve,hyri dhe,tek e hapi,gjeti "thesarin".Po
çfarë nuk shkruhej atje brënda?Jo vetëm për aty ,në shkollë,por deri
dhe për ata,të seksionit."Gjetësi",pasi u çeplendis me nge me shkrimet
tona,drejt e tek drejtori.Ky,sa pa"blasfeminë",e kuptoj që e
kisha"ngrënë në besë",dhe më raportoi.Bomba ra dhe,sa u cënova
unë(kish thënë shefi:-Kot thashë unë që Adhurimi është horr!!!),aq më
shumë u cënos nderi i trëndaflit.Një pozitë e mjerë e qesharake që na
baltosi të dyve.Po pjesa e madhe e fajit ra mbi mua.Më thirrën dhe në
komitet të partisë dhe,pasi më bën për ujë të ftohtë,më degdisën nja
60 km larg,në kufi me Tepelenën.
Për"trëndafilin,u kujdesën që mos rëndohej shumë.Shpejt e shpejt,e
transferuan në qytet dhe u martua me një kuadër të asaj kohe.Buja qe e
madhe dhe,me që nijihesha me shumë nga qyteti,më dukej sikur e dinin
të gjithë.Nuk më erdhi keq për veten,po për atë.Dhe m'u bë qejfi
shumë,që u rregullua.
U rregullua dhe në krye të vitit qe bërë me fëmijë.Unë mund ta shihja
kollaj,po nuk doja ta rëndoja as pozitën e saj,por dhe as timen.
* * *
Kishin kaluar nja 4-vjet të mira që nuk ishim parë më.Isha transferuar
në një shkollë afër shtëpisë dhe një ditë,me kolektivin,vendosëm të
vinim në kinema.Biletat kolektivisht do t'i prisja unë,se drejtorin e
njihja dhe më njihte.Preva 25 bileta për kolektivin dhe,për
mua,drejtori më tha se do ma jepte biletën në llozhë,po kur të afrohej
orari i filmit.Ua dhashë shokëve e shoqeve të mia biletat dhe,sa do
fillonte filmi,drejtori më zgjati biletën për në llozhë.Shkova me
biletë në dorë dhe karrikja ime qe ngjitur me"trëndaflin"(kjo qe me të
shoqin).Natyrisht,nuk e bëra veten,por e ndjeva veten keq.Filloi
dokumentari (se kështu qe proçesi dhe po lutja që,pas dokumentarit,mos
hapeshin dritat) dhe,sa u ula,ndjeva dorën e "trëndafilit" që kërkonte
prehërin e dikurshëm.Pata emocione të mëdha,por,të them të
drejtën,fillova me atë dorë ato "përkëdheljet" aq e aq të njohura që
u ndërprenë për një kotësi apo pakujdesi.Mbaroi dokumentari dhe,ndërsa
unë rrija me sytë drejt nga salla,pashë disa nga kolegët që po më
kërkonin me sy.Sa më panë,e pashë që ia dhanë të qeshurit.Pa tjetër,e
merrnin si një"grackë" të ngritur nga unë,kur,me të vërtetë,nuk di pse
e bëri ai,miku im,drejtori.Kur filloi filmi,"loja,u bë dhe më e nxehtë
se dora e mikes që më kërkonte,sikur më bënte apel për gjithë atë kohë
që nuk ishim parë dhe kushedi mbase më bënte apel për një"rifillim".
Mund të them vetëm kaq:kurrë ajo dorë nuk më është dukur më e ngrohtë
se atë natë,në atë film që,thuajëse,nuk e pashë fare.Dora e ngrohtë e
mikees sime.
19 tetor 2011
_________________
Një imazh që nuk dua të harroj...
Kujtimit të shkrimtarit të
persekutuar,Dr.Astrt Delvina
Tregim
Nga Përparim Hysi
Kur u emërova mësues në zonën e Libofshës (flitet për
rrethin Fier) , atje njoha për herë të parë Dr.Astrit Delvinën.Në
Libofshë atë e kishin sjellë,pas një burgu(politik,sigurisht),se nuk
kish se si që në prag të viteve '60-të,kur numri i mjekëve numërohej
me gishtat e duarëve,një mjek si Dr.Astiriti që qe diplomuar në
Itali,të emërohej nja 15km larg Fierit.Natyrisht,ky emërim qe si një
thelë përmbi bishtin,por në inversin e shtrëmbër të kësaj shprehjeje
popullore.Pra,thënë më shkoqur qe një internim.Sado që tek ky emërim
kish një"hije",kushdo e dinte dhe e lexonte në vijë të drejtë.Por,nga
ana tjetër,s'kam si mos vë në dukje faktin tjetër që askush nuk e
hiqte veten sikur e njihte këtë të vërtetë kaq domethënëse.Edhe
doktori nga ana e tij shërbente me qytetari dhe qe i gatshëm që t'u
gjendej me dijet e tij cilësore të gjithë atre që kishin nevojë.
Unë qeshë gati 10 km larg nga Libofsha dhe me doktorin shiheshim
rrallë.Nuk kam qenë ndonjë i njohur i veçantë i tij dhe as ndonjë mik
i tij intim.Kemi patur vetëm ato përshëndetjet që njiheshim dhe aq.
* * *
Unë nuk marrë përsipër mendimet e kolegëve të mi të shkollës 7-vjeçare
të Libofshës,por,ma do mëndja,që zor se ka patur dijeni ndonjëri prej
tyre(me përjashtim të dy elbasanësve që jepnin mësim atëherë në atë
shkollë) ,se Doktor Astriti qe dhe shkrimtar.Them kështu se në ato
vite(1959-1960),atij i qe ndaluar që të shkruante.Dhe ndaj them që pak
vetë e dinin.Kur them për ata,elbasanasit,e kam fjalën për dy
Uranët:Uran Hastopallin dhe Uran Asllanin.I pari jepte gjuhë-letërsi
dhe them do ketë këmbyer ndonjë muhabet me doktorin dhe tjetri,Uran
Asllani,sado që qe profilizuar për shkencat,qe një erduit i
vërtetë.Se qe i biri i intelektualit me zë,të ndjerit,Suad
Asllanit.Uran Asllani mund të vinte me shpatulla për muri qoft dhe për
librat e lexuar,cilindo prej nesh në atë kohë.Tek shkruaj,dua të jem
sa më racional dhe nuk dua që të krijohet ndonjë përfytyrimi i përçud
për imazhin që më ka lënë i ndjeri,DR,Astri Delvina.
* * *
Ka qenë ditë e shtunë (se vetëm pasditeve të të shtunës mund të shkoja
në shtëpi se qeshë 25 km larg shtëpisë) dhe,pasi kisha bërë nja 10 km
në këmbë.mbrrita në Libofshë.Kur hyra në të vetmin klub që kishte
Libofsha asaj kohe,takova dhe doktorin.-Hë,-më tha,- do shkosh në
shtëpi?-Po,- i thashë.
-Mirë,- më tha.Rrugën do ta bëjmë bashkë se dhe unë do vij për në
Fier. -Aq më mirë,- doktor,se kush e bën gjithë atë rrugë vetëm.
Piva kafen dhe pasi lamë qendrën e fshatit,morëm të përpjetën e
vështirë për tek Manastiri i Ardenicës.Rruga e makinave që ka mbi
tridhejtë e ca vjet që është bërë,asi kohe nuk ekzistonte.Dhe e gjithë
zona,ngjt-te të përpjetën e Mansatirit (e quaj kështu se ky objekt
s'ka si nuk njihet nga shumica e shqiptarëve) dhe,mbasi mbrrin
atje,tek kodra dominuese,merr,pastaj,një tatëpjetë thikë për të
zbritur në KolonjëDhe sa herë e bëja këtë rrugë me të përpjeta e të
tatëpjeta,më vinte në mënd Nastradini,ky personazh pak internacional e
butaforik,që kur ngjitej zë qeshte dhe kur zbriste,qante.Kur e
pyesnin,shpjegohej:se pas të mirës kish të keqe dhe
anasjelltas.Mendoja kështu dhe ia thashë dhe doktorit.Ky qeshi me
battutën time dhe ,si i ditur që qe,bëri sikur e dëgjoi për herë të
parë.Unë po harroja se po i tregoja arat babait.Unë riosh,17-vjeçar
dhe doktori qe gati 40 vjeç atëherë,por kish bërë goxha shkollë dhe
kish parë dynja me sy.Po pse thonë që rrushi i papjekur nuk
hahet.Sidoqoftë,e pashë që qe në qejf dhe më tha:-E di atë këngën
dhe,papritur përgjigje nga unë,zuri të thoshte vargjet:
"Ma ngjisje përpjetën/...(unë,pa e lënë të vazhdonte)
Porsi dhelpëri/
Ai:-Seç t'u duk këmisha
Unë:-Lëkurë gjarpëri.
Ore,qerrata,- më tha pa e mbajtur gëzimin,- po qenke esnaf.
Aha,doktor,i thashë:-Këngët i dua shumë.Por Zoti më ka dënuar,nuk di
të këndoj.Nga "inati" i përpij vargjet e këngëve,sidomos,ato
popullore.
-Ashtu?!-pyeti si me habi ai.Por mjafton që i di dhe ua di
vlerën.Dhe,mes udhëtarëve,siç jemi unë e ti,mjafton që të dish
vargjet,se nuk ka se kush të shanë.
Kështu,për të mos e ndjerë këtë përpjetë,pa na sill dhe ndonjë tjetër.
Dhe fillova:"Në sokak të ngushtë/ku na solli era.Doktori,tanimë
çakërrqejf,ma priti:-S'më the kalimera/moj t'u mbilltë dera/.Është e
bukur kënga e popullit,- më tha.E di,- shtoi,- populli përmjet këngësh
bën apo shkruan historinë.Historinë me luftë dhe pa luftë.Se dhe
këngët e luftës populli ynë i ka të bukura.
Tash mua më erdhi gjahu në shteg dhe,për t'i dhënë të kuptonte se e
dija "sekretin" që ai kishte shkruar që paraçlirimit dhe,për këto
shkrime,kishte bërë dhe burg,tak dhe citova rreshtat e një kënge
popullore që e kisha lexuar në ndonjë prej atyre shkrimeve të
pragviteve '40-të.
Dhe ia fillova:
"Vjen ushtria porsi bletë (pashë që ndaloi dhe u bë sy e veshë!)
-Pse s'u bie,more Gjolekë?
Unë u bie,po s'kam fishekë...
Tash pashë që u përmallua dhe më tha:-Ore,ku e ke gjetur këtë këngë?
-Në një shkrim të Doktor Astrit Delvinës tek një revistë e asaj kohe
që ma ka dhënë Efendi Yzeir Sallata.Një lot përmallimi iu varë ndër
sytë dhe,pasi bëri pikiatë,ra për tokë. -Eh,- tha...
Kënga u pre.I thashë:-Më fal,në të lëndova.-Po,jo,more djalë,nuk më
lëndove,por hoqe koren e një plage të herëshme.Dhe plagës,po i hoqe
koren,zë dhe të dhëmb.
Sakaq kishim mbrritur tek Manastiri dhe,si të lodhur që qemë,u ulëm
nën hijen e selvive.Kur pranë nesh erdhi,siç duket roja i
Manastirit.që na përshëndeti siç bëhet kudo atyre anëve.Doktori,siç
duket,e njihte dhe pyeti:-Është Hirësia e tij aty?-Jo,-tha,- ka shkuar
në Lushnje.
Unë i them:-Po për një prift manastiri vete dhe thuaj "Hirësi!".
-Dëgjo,- më tha,-ky nuk është si ata priftërinjtë që njeh
ty.Ky.Imzot,Hirësia e Tij,Irenea Banushi,është një erudit si një
institucion që duhet të kesh nderin sikur dhe njëherë të flasësh me
të.Pa më thuaj,- më tha,- njeh ndonjë prift që të ketë karizmën e një
fetari të veçantë.Njoh vetëm njërin,doktor.Papa Polizoii Ikonomin në
Fier.Aq autoritar është që,sa e sheh,po qe ulur,do ngrihesh në
këmbë.Dhe ka një portret prej burri të pashëm.Rrobën fetare e mban
akull dhe mjekrra e bardhë,kur reflekton nga dielli,sikur të vretë
sytë.Aq impozant është ky klerik,sa ne,myslimanët,themi:-Papë Alizoi!
Sikur,medemek,ky prfit orthodoks është dhe yni.
Doktori qeshi me përshkrimin tim dhe,pastaj,më tha:-U lodhëm nga kjo
malore e "egër".-U lodhëm,- e mbështeta dhe unë. Dhe mos kujto se ta
di njeri,- tha doktori,- përveç nënës.
* * *
U ngritëm dhe morëm të tatëpjetën thikë për të dalë në
xhade.Tatëpjetë,pothuaj,nuk thamë asnjë fjalë.Se nga lodhja,këmbët
sikur nuk zinin në tokë dhe,prapë m'u kujtua Nastradini.Dolëm në xhade
dhe,për fat,hipëm në një karroceri të një makine nga ato të
naftës.Atje u përziemë me punëtorët dhe nuk thamë dot asnjë fjalë.Unë
zbrita në Mbrostar-Ura(4 km larg nga Fieri) dhe doktori vazhdoi rrugën
për në Fier.
Dhe më,për çudi,nuk e takova dot.U transferova para tij nga zona e
Libofshës dhe,siç mora vesh,pasi kisha ikur unë dhe atë e kishin
transferuar në Levan.
Një ditë prej ditësh,kur unë kisha ikur ushtar-më duket në vitin 1967-
mora vesh që doktorin e kishin arrestuar për së dyti.Akuza:për
agjitacion e propagandë.Ashtu,gojë mbi gojë,thanë që i kishin gjetur
dhe ca shkrime.Më erdhi shumë keq për mikun tim të dikrushëm.Kur erdhi
demokracia,mora vesh që kish dalë nga burgu dhe lexova atëherë romanin
e tij "Globi në rrjetë".Por,siç duket,shumica e shkrimeve të tij
mbetën qelive apo në duarët e hetuesëve sharlatanë.Ca më keq do të
jetë,që ato të kenë rënë në dorën e ndonjë plagjiati që,duke përfituar
nga fakti se Dr.Astrit Delvina ka vdekur qysh në vitin 1990,dhe t'u
bëj veprave të tij ndonjë"retushim" dhe të dalë sikur i ka shkruar
vetë.Se janë çudira që nuk më çudisin këto.Aq më shumë më lind ky
dyshim se burgun e dytë e paska bërë sipas dëshmisë të një shkrimtari
mediokër që paska ngjitur shkallët drejt kupolës.
Sidoqoftë,miku im i asaj të përpjetme,ka mbetur në kujtesën time si
një imazh i bukur.Për të mos u ndarë nga ky imazh,unë e solla për ju.
16 tetor 2011
_____________