Kulturë
Promovohet romani "Gryka e pusit" i autorit Arben Shehi
E shtune, 22.10.2011, 04:54 PM
INSTITUTI I LIBRIT DHE I PROMOCIONIT
TOENA
organizon
paraqitjen e romanit
Gryka e pusit
të autorit ARBEN SHEHI
ditën e martë, dt. 04. 10.2011, ora 19.30,
në Hotel Tirana (salla Balshaj)
Te dhena teknike
Autor: Arben Shehi
Titulli: Gryka e posit
Lloji: roman
Format: 13x20 cm
Faqe 384
ISBN 978-99943-1-740-0
Çmimi 900 lekë
Dy fjalë për librin
.. Në mesin e viteve ‘80, Argent Boksi, një arkitekt i ri dhe i talentuar “i sjellë me grup pune” në Institutin Shtetëror të Projektimit, befas vihet në dijeni të disa thashethemeve në lidhje me një projekt të tij të para disa kohëve. Përpjekjeve të tij të
Duket absurde por, ndonëse vlerësuese për atë projekt, të cilin ai vetë e konsideronte pa vlera, janë pikërisht ato “vlerësime” që nëse do të vërtetoheshin, mund të rezultonin fatale për fatin e tij. I lodhur nga hamendjet zhbiruese për të vërtetën torturuese ai detyrohet të presë që gjithçka të rrjedhë sipas drejtimit, të cilin ai nuk ka më asnjë mundësi ta ndryshojë. Një seri ndodhish dhe meskinitetesh mbi të cilën është ndërtuar e gjithë thashethemnaja e çuditshme, do ta ndihmojnë për të kuptuar pusin e thellë e të pashpresë në të cilin duket se nuk është i vetëm...
Përmes absurdit të dramës së Argent Boksit, autori na rrëfen mjeshtërisht se, realiteti i asaj kohe nuk është gjë tjetër veçse një tërësi absurditetesh të kthyera në sistem. Simbolika e groteskut me një lojë artistike të përsosur të galerisë së absurdit te personazhet butaforikë si, Turhani, Qimo Kostari, Rufi, Aristidhi etj., shpesh herë merr përmasa përgjithësuese për tërë realitetin tragjikomik të kohës.
Me një gjetje të rrallë artistike dhe gjuhë të pasur e të figurshme, edhe pse një “fiction”, romani është një skaner i gjerë i sistemit të antivlerës, kotësisë, perversitetit dhe egërsisë së periudhës komuniste.
Një libër që të rrëmben për ta lexuar pa marrë frymë dhe për të medituar gjatë...
A. Iliazi
________
Dy fjalë për autorin
Arben Shehi është lindur në Shkodër në shtator 1954, në një prej familjeve qytetare më në zë me tradita të spikatura shoqërore e kulturore.
Prirjet e hershme letrare i përvijojnë një profil artistik. Kështu, në vitet 1972-1977 studion për arkitekturë në Tiranë dhe, që nga viti 1979-1992, i kushtohet projektimit arkitektonik, pikturës së kavaletit dhe aktivitetit akademik si lektor i jashtëm në Fakultetin e Arkitekturës (1984-1993). Në vitet 1994-2008 profilit të tij profesional i shtohet edhe angazhimi i tij publik në drejtim të disa organizmave si, të Dhomës së Tregtisë të Shqipërisë, Tiranë, dhe të nxitjes së sistemeve të cilësisë e të pronësisë intelektuale.
Arben Shehi është autor i një seri shkrimesh e qëndrimesh estetike për arkitekturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm në përgjithësi. Ndërkohë, ka botuar përmbledhjet poetike: “Pika e djersës” (1981), “Rikthim drejt gjërave që i kam dashur” (1996) dhe “Gjysma e heshtjes” (2001). Libri i tij më i fundit “Kohë për askund” (2009) u prit mjaft mirë nga lexuesi dhe kritika letrare. Kjo përmbledhje poetike sapo është botuar në Francë nga “Editions Baudelaire” (2011). Gjithashtu, kjo përmbledhje është në proces botimi në Itali dhe Austri. Libri “Gryka e pusit” është romani i tij i parë. Aktualisht është këshilltar i Presidentit të Republikës për zhvillimin urban, mjedisin dhe turizmin.