Kulturë
Flet skenaristi, poeti dhe gazetari Kolec Traboini për gjenaral Kiço Mustaqin
E shtune, 22.10.2011, 04:20 PM
Me urdhër të Mehmet Shehut Kiçoja dubloi zërin në filmin “Shebeniku”
Nga Albert ZHOLI
Kolec Traboini është një ndër skenaristët që ka lënë gjurmë në Kinostudio” Shqipëria e Re”, por, sidomos ai ka një vend të veçantë në gjurmët që ka lënë kur ka qenë emigrant në Greqi, duke hapur gazetën e parë shqiptare në fqinjn tonë jugor, Greqinë dhe pikërisht gazetën e mirënjohur “Egnatia”. Si skenarist ai ka pasur shumë takime me disa nga ish udhëheqësit komunist, takime që do të jenë objekt i bisesës sonë.
Keni pasur rastin ta njini Kiço Mustaqin në Athinë?
Në ç’rrethana jeni njohur?
Ka qenë në kohën që unë punoja për filmi dokumentar artistik “Shebeniku”. Unë kisha bërë skenarin e këtij filmi, që bënte fjalë për ushtrinë e asaj kohe, për frymëne lartë revoluconare që përshkonte atë dhe gatishmërinë si roje e atdheut socialist. Kur e mbaruam, e dërguam për ta parë Mehmet Shehu përpara se sa ta çonim në televizion apo në sallat e Kinemasë. Mehmeti kalonte në dorë të gjithë filmat që kishin të bënin me ushtrinë. Athere ai ishte Ministër i Mbrojtjes. Siç na tregon operatori Jani Nako, në sallë ku filmin e shikonte Mehmet Shehu, ishte dhe Kiço Mustaqi, athere Shef i Shtabit të Përgjithshëm (Jani Nako ishte kameraman ushtarak për Ushtrinë në Kinostudio, ai rrinte i veshur me uniformë ushtrake). Kur mbaron filmi, Mehmeti u thotë të pranishmëve se filmi është realizuar mirë, por ka një të metë. Ky nuk ëshët film i mirëfilltë artistik, por dokumentar artistik ushtarak, prandaj zëri nuk duhet të jetë i një aktori, por i një ushtaraku. Të gjithë panë njëri-tjetrin në sy. Në sallë ra qetësi. Athere Mehmeti për të thyer heshtjen, thotë: Ti, shoku Kiço, duhet të kesh zërin në këtë film. Kështu filmi
Çfarë bëri Kiçua më pas?
Ç’të bënte, i shkteti? Erdhi. Të nesërmen ai mbërriti në ambientet e Kinostudios. U takua me ne me radhë duke na tokur
Si vepruat më pas?
Pas disa minutash ai më pyeti mua: Dëgjo, a mund t’i dal. S’e di si finksionon kjo punë, por më thoni, dhe unë do zbatoj me rreptësi kërkesat tuaja. Ishallah, ia ndal mbanë! Ne qeshëm edhe me ngurrimin, por edhe me dashamirësinë e tij. I thashë ta lexonte tekstin pa e incizuar. Ai filloi ta lexonte. Në fillim lexoi shumë i impostuar. Si duket kishte emocionet e një profesioni të ri. E rilexoi disa herë. Nga leximi në lexim bëhej më bindës. Kur ne u bindëm që i ishte afruar asaj që kërkonim, filluam ta incizonim. Bëmë disa dubla. Në fund u bindëm se kishte dhënë maksimumin. Pasi e mbaruam incizimin, bëmë dublën në film. Me të vërtetë filmi doli më i bukur. Kiçua kishte zë burëror, me tingull metalik. Lexoi rrjedhshëm dhe me plot dëshirë.
E pa prapë filmin Mehmet Shehu?
Me këtë dublim Mehmet Shehu mbeti shumë i kënaqur, jo vetëm se filmi ihte realiauar mirë edhe në atë pjesë që ai kishte merak, por edhe pse u realizua një porosi e tij. Pas këtij dublimi filmi filloi shfaqjen. Edhe sot, kur ka patur rast që ky film të dalë nga arkivat, ka zërin e Kiço Mustaqit.
Pse tha Mehmeti se ky film kërkon zërin e një ushtaraku
Mehmeti kalonte në dorë të gjithë filmat që kishin të bënin me ushtrinë. Athere ai ishte Ministër i Mbrojtjes. Siç na tregon operatori Jani Nako, në sallë ku filmin e shikonte Mehmet Shehu, ishte dhe Kiço Mustaqi, athere Shef i Shtabit të Përgjithshëm (Jani Nako ishte kameraman ushtarak për Ushtrinë në Kinostudio, ai rrinte i veshur me uniformë ushtrake). Kur mbaron filmi, Mehmeti u thotë të pranishmëve se filmi është realizuar mire, por ka një të metë. Ky nuk ëshët film artistic, por dokumentar ushtarak, prandaj zëri nuk duhet të jetë i një aktori, por i një ushtaraku. Të gjithë panë njëri-tjetrin në sy. Në sallë ra qetësi. Athere Mehmeti për të thyer heshtjen, thotë: Ti, shoku Kiço, duhet të kesh zërin në këtë film. Kështu filmi
Kiçoja, një artist i vërtetë, i dha ton e kolorit filmit
Sipas urdhërit të Mehmet Shehut, të nesërmen Kiçua mbërriti në ambientet e Kinostudios. U tregua i gatshëm të bënte ato që do t’i thoshim ne. S’e di si finksionon kjo punë, por më thoni, dhe unë do zbatoj me rreptësi kërkesat tuaja. Ishallah, ia ndal mbanë! Ne qeshëm edhe me ngurrimin, por edhe me dashamirësinë e tij. I thashë ta lexonte tekstin pa e incizuar. Ai filloi ta lexonte. Në fillim lexoi shumë i impostuar. Si duket kishte emocionet e një profesioni të ri. E rilexoi disa herë. Nga leximi në lexim bëhej më bindës. Kur ne u bindëm që i ishte afruar asaj që kërkonim, filluam ta incizonim. Bëmë disa dubla. Në fund u bindëm se kishte dhënë maksimumin. Pasi e mbaruam incizimin, bëmë dublën në film. Me të vërtetë filmi doli më i bukur. Kiçua kishte zë burëror, me tingull metalik. Lexoi rrjedhshëm dhe me plot dëshirë.