Kulturë
Zef Mulaj: Një mostër në zyrën e shërbimit publik
E shtune, 22.10.2011, 04:07 PM
NJË MOSTER NË ZYRËN E SHËRBIMIT PUBLIK
Nga Zef Mulaj
U dëgjua kur ajo thirri: - Mund të hyni. Gruaja me një fëmijë në krah rreth një vjeçare, ndërsa katër të tjerë rreth trupit të saj me mosha deri dymbëdhjetë vjeç më i madhi. Jarini po qante: Ja mësova emrin kur nëna mundohej ta qetsonte duke i përkëdhelur kokën duke e thirrur në emër Jari, Jari. Ndërsa nënpunësja e zyrës së asistencës sociale duke ulur telefonin në mbarimin e bisedës ju drejtua gruas emigrante me një ton mjaft diskriminues dhe fyes duke i hedhur një vështrim këtyre minorenëve të pafajshëm njerëzor. Njëri nga ata ju afrua tavolinës duke zgjatur dorën mbi një lodër por nëna e tërhoqi menjëherë fëmijën drejt vetes. Nënpunsja siç ishte ulur u ngrit në këmbë, hapi dritaren duke bër një frymemarrje të thellë demostruese ndaj këtyre fëmijëve sikur ju zu’ fryma pikërisht nga ata të veshur disi me roba të vjetra karitasi.
Kishin një histori mjaft të hidhur në rugtimin që kishin bër deri këtu.. Ajo nuk fliste gjuhën e shtetit ku gjendej, mundohej të kërkonte ndihmë për fëmijët, po e ndihmonte përkthyesi. Ajo nuk e kuptoj fjalën që ju drejtua nënpunësja duke i thënë: “Ju lindni fëmijë për ti rritur të tjerët, kur nuk jeni në gjëndje ti rrisni, pse bëni fëmijë? -Ajo ju drejtua përkthyesit me shikim për ti shpjeguar frazën. Përkthyesi duke shikuar nënpunësen dhe pa folur po kërkonte leje të përkthente këte frazë por që nuk po i pëlqentë t’ia thoshte nënës me fëmijët. Por nënpunësja ngulmonte duke i thënë: thuaja, thuaja.
Gruaja sapo dëgjoi fjalën i hodhi sytë mbi nënpunësen, mbledhi fëmijët dhe doli menjëher jashtë nga zyra duke thënë në gjuhën e saj “Hajdeni të ikim nga kjo moster”. Dhe pikërisht dhe shkrimit ju vu ky titull që doli nga zemra e lodhur dhe e coptuar e emigrantes!
Por nuk kaluan shumë ditë, në vend që të merrte një ndihmë nga asistenca sociale, të regjistronte në shkollë fëmijët ajo u gjend pranë trupit gjykues. I morën fëmijët dhe i adoptuan. Ajo mbeti në korridorin e gjykatës e vetmuar duke bërtitur me të madhe duke kërkuar ndihmë Zotit dhe fatit të saj të zi. Dhe nëpër dhëmbë po përsëriste fjalën mostër mostër mostër… e larguan nga korridoret duke mbetur mbrapa një jehonë mjerimi e një kohe që ka nevoje për ndryshim...
Njerëzit marrin rrugët e botës për të gjetur një jetë më të mirë, por gjenden përpara mostrash. Ashtu siç u përball nëna e Jerinit të vogël, vëllezrit dhe motrat e tij, që një mostër në zyrën e shërbimit publik që i ndau nga prindrit.…..