E shtune, 15.02.2025, 03:42 AM (GMT)

Kulturë

Daniel Gazulli: Fjalime të shqueme (II)

E shtune, 22.10.2011, 04:56 PM


TOMAS MUR: QETËSI SHPIRTNORE DHE HUMOR

 

Nga Daniel Gazulli

 

“Më jep, të lutëm, një shpirt që të mos njohë kurrë mërzinë”

1535

 

PERSONAZHI

 

Tomas Mur (Thomas More, 1478-1535), kujtohet prej fushash të ndryshme për cilësi të ndryshme: herë si shejt, herë si filozof, herë si humanist i madhe e herë si burrë shteti.

 

Në fakt ai ka qenë Kryeministër i Anglisë kur sundonte Henriku VIII, i njohun për ekcentrizmin e tij në përgjithësi, për përçamjen e Kishës katolike, e poaq për jetën e përdalë: ai ishte bashkëshort i gjashtë grave njëherësh.

 

Mur u dënue me vdekje sepse kundërshtoi të betohej simbas “Aktit të Supermacisë” (1534) me të cilin Henriku VIII shpallte shkëputjen nga Kisha e Romës, tue themelue kështu ate që sot e kësaj dite quhet Kisha anglikane.

 

Por sigurisht Mur pak do të kujtohej qoftë për rolin e tij si kryeminsiter, ashtu edhe për shejtnimin e tij; ai do të ngelej në kujtesen e njrëzimit si filozof e humanist.

 

VLERA E FJALIMIT

 

Duhet të them se ma shumë se fjalim, fragmenti që do të sjell në vijim asht një reflektim i Tomas Murit, edhe pse i shqiptuem gjatë një fjalimi.

 

Ajo që të befason në ligjeratat e tij, janë natyrëshmënia, vendosmënia dhe bisniknia ndaj idealeve të veta, e mbi të gjitha, deri në mahnitje, qetësia shpirtnore e ish kryeministrit, që shkon drejt vdekejs tue ba shaka me xhelatin e tij: “Kurajo, o njeri i mire, mos të kesh frikë të kryejsh detyrën tande. Veç kij kujdes të mos godasish shtrembët, sepse qafa ime asht shumë e shkurtë e mund të më shëmtojsh bukurinë”. Tomas Mur ishte aq i aftë të ruente qetësinë shpirtnore, sa edhe në çastin e fundit, që të mos i pritej mjekrra nga sopata, e kapë ate me dorë, e heq mënjëanë, tue u thanë xhelatëve se ajo nuk kishte ba asnjë faj, që të binte nën sopatë.

 

Edhe në vetëmbrojtjen ndaj akuzës për tradhëti që i banë në gjyq funksionarët e  mbretit, ai ruejti përherë qetësinë e shpirtin e madh, aq sa u uroj xhelatëve të tij të kryenin vepra të mira në të ardhmen e ta ndiqnin edhe ata në parajsë.

 

Nga mbrojtja e Tomas Mur, siç pasqyrohet nga Tadeusz Dajczer në Dialog mbi fenë, 1995, kemi zgjedhë këtë reflektim, edhe pse e kam cilësue si pjesë të kolanës së fjalimeve të shqueme.

 

FJALIMI:

 

Më fal, të lutëm, një shpirt

që të mos njohë kurrë mërzinë,

që të mos dijë ç’janë mërmëritjet e dyshimta dhe ankimet,

e të mos më lejojë të kujdesem me teprì

për atë gja që do gjithmonë të mbizotnojë

e që quhet “unë”.

Zot, më jep sensin e humorit.

Jepmë dhuntinë t’i kuptoj shakatë,

që të shijoj lumtuninë në këte jetë

e të mund t’ua dhuroj edhe të tjerëve.

Amen



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora