Kulturë
Liman Zogaj: Engjëlli që na fton të zgjohemi nga gjumi letargjik
E shtune, 22.10.2011, 04:59 PM
ENGJËLLI QË NA FTON TË ZGJOHEMI NGA GJUMI LETARGJIK
(Sadik Krasniqi, Oazë palmash të djegura, Faik Konica, Prishtinë 2011)
Poeti që din të flasë me gjuhën e zogjve në vargje, dëshmon se është engjëlli që na fton të zgjohemi nga gjumi i rëndë. Për poetin, dallëndyshet degisen mbi karrocë fluturash me pranverën në sy. Ata ikin nga oaza me
Nga Liman Zogaj
“Zot më jep shpirt/, sa t’më shohë nëna edhe një herë të gjallë,/ e t’mi mbyllë sytë me pëllëmbë engjëlli!” Sadik Krasniqi me këto vargje dëshmon se ka arritur përmasat e një poeti të mirëfilltë, duke iu nënshtruar një pasioni të shpjegueshëm: shpirti, jeta dhe engjëlli. Autorit i digjet zemra dhe i loton shpirti për vendlindjen dhe varret nënave kosovare që i prisnin bijtë për t’i parë pasa se ta japin frymën e fundit. Dhe mu këtu fshihet e bukura e artit, kur mërgimtari e bën zemrën gur dhe nuk bie për dhe, por e fisnikëron atdheun me rreze drite për sytë e bukurisë: “Pas ikjes sime/ babit koha iu kishte shembur.” Sadik Krasniqi e zbret dhembjen në albumin e tij si një re para rrebeshit të madh, kur i dridhet shpirti nga bubullimat dhe vetëtimat që e dridhin tokën dhe qiellin. Ja pra motivi që na shtyn të krijojmë përshtypjen se ky poet noton mbi flatrat e ëndrrës!
Sipas autorit të parathënies (Ragip Sylaj), duke i përjetuar shqetësimet lirike të poetit Sadik Krasniqi, lexuesit i mundësohet të bëhet pjesë e tyre, pjesë e humanizimit të përvojës jetësore dhe krijuese, si dhe e kuptimit të vlerave që na jep arti i poezisë së librit “Oazë palmash të djegura”. Kosova është një Oazë e përvëluar, herë e përvëluar e herë e djegur, herë plot lule nga toka e poetit, herë urnë me hirin e shpirtit, herë det plot dallgë, herë kënetë ku rrëshqisnin gjarpërinjtë e zi me zile në qafë. Buzëqeshjet vijnë duke duke u përkundur si melodi nëpër kamertonin e violinës pa tela, herë thyhen e herë mbeten pa kuptimin e saj përballë furtunave e rrebesheve të kohës, deri te dera e ndryshkur para së cilë dridhet gjethi i blertë dhe dridhen plepat e lartë si në baladë.
Sipas librit që kemi përballë, Sadik Krasniqi është laureat i disa shpërblimeve letrare, i përkthyer në disa gjuhë europiane, anëtar i disa shoqatave letrare në Kosovë e Gjermani, njëri nga poetët më të dashur të diasporës shqiptare në trojet gjermane. Poeti që din të flasë me gjuhën e zogjve në vargje, dëshmon se është engjëlli që na fton të zgjohemi nga gjumi i rëndë. Për poetin, dallëndyshet degisen mbi karrocë fluturash me pranverën në sy. Ata ikin nga oaza me
Poeti i sjell lexuesit ledhatime me dorën e nënave, engjëj e diell dhe dritë që e shpie lexuesin të gjejë shtegun e bukur të dritës, qoftë edhe nëse është me dioptri të thyer të shikimit. Pastaj, përsëri flas me vetveten duke kujtuar vargun e poetit, sepse nuk i duhet asnjë simbol dhe asnjë zanore më shumë strofës ku thot: “Unë me heshtjen e sarkofogut/ në ankth pres trokitje në degë”.
Sadik Krasniqi na i përkujton engjëjt që kthehen me nga një lule gjaku në hijen e vendlindjes. Poeti herë kthen në Kullën e gurit ku e ka djepin dhe ku e don varrin, e herë ëndërron qiellin në sy. Pra, me bukurinë e vargut prej mjeshtri të mirë ngjitet edhe deri te dielli për dritë, me engjëjt e nënave në pritje, me poetët shtegtarë mërgimtarësh të lodhur mbi skarën e kuzhinës prej llamarine, dhe me gjethin e malit që e këputi për ta kënduar baladën e kthimit nëpër dritën e diellit. Libri i Sadik Krasniqit “Oazë palmash të djegura” inkorporohet në spektrin e veprave më të pjekura dhe më të bukura të poetëve krijues në mërgim.
BOX
Sadik Krasniqi din t’i veshë mendimet në poezinë e tij, duke ua dhënë fuqinë hyjnore të cilën ai e huazon nga Kosova. Për ta kuptuar kompleksitetin e ekzistencës kosovare, ekziston nevoja për hulumtime të ndryshme, madje edhe në unin tënd. Në diskursin lirik të këtij autori defilojnë Tri miniatura për Kosovën, Prishtina në korrik dhe Guri i Kështjellës, por edhe Shqipëria dhe Çamëria, mamaja dhe amprenta të ndryshme të gjithë asaj që don të thotë magjia e atdheut të pajisur me këngë të trimërisë dhe kulla kreshnike ku gjëmon historia (Loti i jetës, Kroi i Çamurlisë, Shqipet morën dhenë). Syri i poetit hap horizonte të reja për kuptimin e çështjeve të mëndjes dhe shpirtit. Shpirti i tij është i përmbushur me mallin ndaj vendlindjes që defilon me Fluturim kojrrillash: „Bluaj mallin e kujtimit/ për kallinjtë e pjekur të vendlindjes/ lamtumira e juaj e beftë/ në frymëmarrje më therrë”. Apo Arna me rreze, një vështrim nostalgjik ndaj një fragmenti të fëmijërisë, në të cilën nuk mungon nëna. (Marius Chelaru)
Sadik Krasniqi në poezinë e tij ka elemente elegjiake si “fluturimi gri i dallëndyshes drejt vendlindjes”, ku drama e gjithëmbarshme e braktisjes së atdheut i ka caktuar edhe atij rolin e imituesit që detyrimisht jep imazhin e përjetimit poetik, si vlerë e realitet me një përjetim tragjik, ku fundi i imazhit nuk e përcakton përjetimin poetik si lëndë dhe si strukturë poetike, por e përshkruan imazhin si një përjetim emocional të cilit mundohet t’i jap nënqeshje lirike përplot nuanca jete e shprese ku e sotmja dhe e nesërmja shihen me syrin e perspektivës duke shkrirë të sotmen e duke ngjizur të djeshmen e cila te ky bllok i poezive shikohet e kujtohet me mall e nostalgji. Poezitë lirike janë përjetime më racionale dhe kanë një ndërtim artistik tëqëndrueshëm që kurdoherë shprehin ndjenjën e përjetimit a të flirtit si kryekreje e një elementi që i jep poezisë jetë e gjallëri, dhe emocione gjithsesi më përjetuese. (Shefqet Dibrani)