E enjte, 25.04.2024, 10:36 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Illyricum Libertas: Deklaratë me rastin e 67 vjetorit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve në Çameri

E hene, 27.06.2011, 07:58 PM


Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

 

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

www.illyricumlibertas.org

illyricumlibertas@live.com

 

Deklaratë

 

Sh.m.a.i.k  ILLYRICUM LIBERTAS –Tetovë,  me rastin e 67 vjetorit të masakrës së madhe greke ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë (1944-2011),  i bashkohet dhimbjes së madhe të kombit shqiptar në këtë ditë tragjike të historisë sonë kombëtare.

Illyricum Libertas  është pranë dhe bashkë me shqiptarët tanë në Qafë-Botë, vendin që simbolizon ndarjen e dhimbshme të kombit tonë dhe mbetjen e një pjese të territorit dhe kombit nën sundimin e huaj.

Vërejmë me keqardhje të plotë, që apeli popullor drejtuar parlamenteve respektive të Maqedonisë dhe Kosovës për miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin grek nuk u bë realitet as këtë vit. Kërkojmë nga këto dy organe përfaqësuese që të miratojnë rezolutën në fjalë sa më parë që të jetë e mundur.

Kërkojmë nga qeveria greke që në kuadër të respektimit të konventave ndërkombëtare nënshkruese e të cilave është vetë ajo, të lejojë qytetarët shqiptarë me origjinë nga krahina e Çamërisë të vizitojnë varret dhe pronat e të parëve të tyre dhe të ndalë praktikën antidemokratike të moslejimit të kalimit të kufirit grek për këtë kategori të qytetarëve shqiptarë.

Përkrahim plotësisht dhe pa rezerva përpjekjet e faktorëve politikë dhe civilë në Shqipëri që zgjidhjen e çështjes çame e kanë në krye të agjendës së tyre.

Apelojmë që kauza e shqiptarëve të Çamërisë dhe territorit të kësaj krahine të mos reduktohet në çështje pronash, por të fitojë dimensionin e duhur si problem i shkeljes së të drejtave individuale dhe kolektive të një popullsie të deportuar padrejtësisht nga trojet e veta historike.

Apelojmë tek faktorët ndërkombëtarë, para së gjithash tek miqtë dhe vëllezërit tanë europianë dhe amerikanë, që të ndërmjetësojnë në gjetjen e një zgjidhje të drejtë dhe humane për këtë çështje madhore në Ballkan dhe më gjerë.

 

Tetovë/Oaeneum

26.06.2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora