E premte, 26.04.2024, 05:38 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Edhe Naim Huruglica së shpejti në bankën e të akuzuarve!

E enjte, 09.06.2011, 07:48 PM


Prishtinë, 8 qershor – Pas ngritjes së aktakuzës kundër drejtuesit të PTK-së, Shyqëri Haxha, duket se edhe një drejtues tjetër i një institucioni kosovar, drejtori i Doganave të Kosovës do të përballet me drejtësinë. Drejtori i doganierëve, Naim Huruglica së shpejti do të përballet me drejtësinë pasi Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) pritet që këto ditë të publikojë ngritjen e aktakuzës kundër tij, shkruan KosovaOnline, duke theksuar se burime të saj brenda EULEX-it bëjnë të ditur se tashmë  është përgatitur aktakuza nën dyshimet për krim të organizuar dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

 

Ndryshe, hetimet për korrupsion ndaj drejtuesve të doganave EULEX-i i ka nisur kohë më parë.  Me 17 dhjetor 2010 policia e EULEX-it, në kuadër të këtyre hetimeve, ka bastisur zyrën e drejtorit Huruglica dhe të shefit të zyrës së këtij institucioni, Lulëzim Rafuna.

 

Mësohet se zyrtarët në fjalë dyshohen të jenë përfshirë në kontrabandimin e një sasie të madhe të duhanit, e cila është  futur në vend duke iu shmangur akcizës gjatë vitit 2008.

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora